REPLIKAT/ “Mbylle gojën dhe rri urtë”, Demaliaj përplaset me Burimin në emision: Berisha po nxjerr pretekst për të mos dalë në gjykatë

25 Tetor 2023, 16:58Politika TEMA

REPLIKAT/ “Mbylle gojën dhe rri urtë”, Demaliaj

Dy analistët Ilir Demaliaj dhe Genc Burimi, kanë analizuar akuzën e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës për korrupsion, duke folur në një lidhje ‘Skype’ për News24.

Burimi u shpreh se më në fund ka një palë akuzuese dhe një të akuzuar, gjë që sipas tij sjell një kuadër demokratik në vend, ndërsa Demaliaj e cilësoi këtë moment si një provë për funksionimin e drejtësisë.

Sipas Demaliajt Berisha po përdor pretekste për të mos dalë në gjykatë dhe se po kërkon të shpëtojë përmes procedurës.

Burimi nga ana tjetër u shpreh se Berisha ka të drejtë “1 mln %” të përdorë PD-në sepse konsideron që beteja e tij është politike, ndërsa Demaliaj u shpreh se opozita është “inekzistente” dhe ka vetëm “disa çapaçula që i shkojnë mbrapa Berishës”.

Pjesë nga debati:

Burimi: Më në fund ka një palë akuzuese dhe një të akuzuar. Edhe në Francë është akuzuar Sarkozy ashtu si Berisha. Tani jemi në një kuadër demokratik dhe në fund do shohim kush ka të drejtë. Do shkojë edhe në Strasburg dhe do shihet nëse drejtësia shqiptare ka vepruar drejt apo jo.

Demaliaj: Unë mendoj që ky moment tani është fillimi i të parit nëse do funksionojë drejtësia e re. Ka shumë që kanë abuzuar në mënyrë të tmerrshme sepse ka munguar drejtësia.

Burimi: Si e di ti që kanë abuzuar? Po harron Ramën.

Demaliaj: Qoftë edhe Rama, është përfshirë me inceneratorët. Më lër të mbaroj mor zotëri, ma bën gjithmonë këtë punë. Me krijon interferencë të tmerrshme.
A ka bërë Berisha korrupsion? Duhet të shihen edhe gjithë ministrat e Berishës. Duhet të verifikohet pasuria e të gjithë zyrtarëve pas viteve ’90.

Burimi: Si do e verifikosh? Ka njerëz me pasuri në parajsa fiskale.

Demaliaj: Mos qaj hallin e Amerikës. Amerika sundon gjithë botën, mbylle gojën dhe rri urtë.

Burimi: Nuk e mbyll gojën. Unë ëndërroj të sundojë demokracia. Si ta mbyll gojën unë? Dua sundimin e ligjit.

Demaliaj: SHBA është superfuqi botërore. Prandaj nuk merrem me këtë njeri. E lash të flasë, nuk më lë të flasë. Ka mision, e bën me qëllim.

Nuk e di nëse ka shkelje të Kushtetutës. Ky është një pretekst i Berishës për të mos dalë në gjykatë. Ky që nuk ka lënë njeri pa akuzuar do të shpëtojë me procedura. Ky trimi i madh është hajduti më i madh dhe kjo nuk është vjedhja e tij më e madhe. Më e madhja është se vodhi ëndrrën e atyre në vitin 1990 duke i marrë drejtimin e demokracisë dhe ndërtoi këtë demokraci!

Ky njeri që na thotë se ka përmbysur komunizmin, ky që ka qenë servili më i madh i regjimit. Ky e ndërtoi këtë dhe bëri llumin e shtetit. U fut me gjithë familje dhe ajo pronë ka qenë e paguar nga italianët dhe nuk kishte pronarë.

Berisha nuk e ka asgjë këtë akuzë me çfarë ka bërë gjatë këtyre 30 viteve. SPAK nuk i hynte kësaj pune nëse nuk do kishte një material të konsoliduar. Ka njerëz që i monitorojnë. Ajo që më bën të ndihem keq, është si ka mundësi një popull i vjedhur për 30 vjet është vjedhur hapur fare. Të gjithë ministrat qelbësira duhet të shkojnë në burg. Dalin sot e emërojnë gazetarë nëpër studio sepse ka media që jetojnë me paratë e këtyre banditëve.

Burimi: Qëndrimi yt është normal. Ti kristalizon dufin e opinionit publik. Në Perëndim ka raste ku vijnë instinktet bazike në raste të rënda kriminale. Nuk ka ndjenjë më të fortë se kjo që thua ti. Nuk duhet të jemi aq barbarë sa politikanët që na vjedhin.

Institucionet duhet të funksionojnë normalisht. Le të shtrohen akuzat dhe procesi gjyqësor do sjellë të vërtetën. Drejtësia e filloi me një gafë duke mos i kërkuar mazhorancës të mblidhej e të votonte heqjen e imunitetit për Berishën. Berisha sot po e sfidon drejtësinë që i kufizoi lirinë. Ose t’i shkojë parlamentit të marrë miratimin, ose ta marrin me forcë.

Demaliaj: SPAK ka bërë gafë sot dhe mund të interpretohet si prishje e procesit. Ndoshta ka një lojë të ndyrë që e lënë Berishën kështu dhe shmangen vetë. Ai e përdor PD dhe pushtetin si mburojë politike. Ku ka më opozitë? Opozita ka ngel me disa çapaçula që i shkojnë mbrapa Berishës.

Burimi: Berisha ka të drejtë 1 mln % të përdorë PD-në sepse konsideron që beteja e tij është politike. Ashtu si Fatos Nano përdori PS-në për të kontestuar burgimin e padrejtë.

Demaliaj: Fatos Nano kishte bërë apo jo korrupsion?

Burimi: U rehabilitua pastaj apo jo?

Demaliaj: Ti si thua?

Burimi: Kurrë nuk do marrësh opinionin tim për këtë gjë, këto janë opinionet e mia personale. Për të parë nëse kjo e dëmton opozitën, duhet që një opozitë tjetër të përfitojë pikë. Me këtë diskurs Berisha tregoi se është i pari për vota në opozitë. Mbase në 2025-ën e dëmton, sot jo.

Demaliaj: Fitoi dhe zgjedhjet lokale tani, edhe në Peshkopi.

Burimi: Në krahasim me pjesën tjetër të opozitës ishte. Pjesa e Bashës nuk është as e pranishme. Do presim 2025-ën.

Demaliaj: Berisha duke përdorur PD-në si mburojë, sfidon gjyqet duke krijuar turbullira. Fatos Nano së bashku me Berishën janë hajdutët më të mëdhenj. Kjo e kompleksit nuk është asgjë me çfarë ka bërë ai. Për mua të prihet koka e parë dhe pastaj me radhë. Të gjithë janë të përfshirë.

Burimi: SHBA e pranon se drejtësia është e kapur nga ana e tyre. Është e kapur nga ata.

Demaliaj: Kur je i paaftë të japin paterica që të ecësh. Je i paaftë, nuk bën dot shtet.

Burimi: Nuk besoj se aksioni opozitar do dëmtohet nga ajo që po ndodh me Berishën.

5 Komente

  1. k
    k

    Bythqim ka 20 vjet qe paguhet vetëm per kete dite qe te na shesi korrupsionin si proçedure juridike. Devijanca keqadashese e qëllimte që ben paralelizëm mes hajdutit non grata dhe demokracive evripiane , eshte teoria me idiote. Është sikur te krahasosh nje makine moderne elektrike me një qerre koprative. Demokracia shqiptare eshte qerre, kurse non grata ai që vjedh rrotat e qerres.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Ose jane deficente keta qe flasin, ose redaktoret qe marrin nje fjali nga fillimi, nje nga mesi e nje nga fundi dhe i bashkojne. Nuk ka asnje fare racionaliteti gjithe kjo bisede e publikuar me lart. Kalon nga Berisha te Amerika, te Peshkopia. Vari leshte domethene. Ky Burimi qe thote se do sundimin e ligjit, ku ka qene keto 33 vjet kur nuk zbatohej ligji? E ka ngritur ndonjehere zerin? Apo tregon me gisht qe dikush theu ligjin dhe aq?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dy debila njeri ne France tjetri ne USA haa

        Dy budallenje haaa Burrimi eshte i pa pune ne France jeton me assistence po ky tjetri ne amerike se di ? Njeri ne Amerike tjetri ne France fusni dhe Evi Kokpalarin ujkun e Cerrikut dhe e zgjichet problemin cfare jane keto kazane ku nje te pa puni i thone analist qe as frengjisht nuk di boll me keta kllune karr a gjoze se e ndyret median

        Përgjigjjuni
        1. t
          tornitori

          mediokritet i gjalle ...

          Përgjigjjuni
          1. z
            zalli

            ne kontekstin gjuhesor,burimi ka uje te pijshem ,po ky tipi eshte moçal o e vlersova shume,eshte brrake me uje te felliqur as lopet nuk pijne ujin ne ate vend.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje