REPLIKAT/ Rakipi debat me Berishën: Ku i ke provat për apartamentet e Dumanit, se kështu flasin edhe për Argitën

26 Nëntor 2024, 09:09Politika TEMA
REPLIKAT/ Rakipi debat me Berishën: Ku i ke provat për apartamentet e

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur nga Ylli Rakipi për akuzat që ka bërë ndaj Altin Dumanit, se ka përfituar tre apartamente duke aluduar për burimin e tyre.

Pasi dëgjoi në emision përgjigjen që Dumani kishte dhënë për këto akuza gjatë një interviste, Berisha vijoi me akuzat ndaj kreut të SPAK, ashtu siç ka bërë në çdo dalje të tij publike pasi është marrë i pandehur për aferën korruptive të dosjes së kompleksit “Partizani”. 

Rakipi i kujtoi Berishës i cili është në arrest shtëpie se ka njerëz që flasin kështu edhe për apartamentet e vajzës së tij jashtë vendit.

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Ju ndaj zotit Altin Dumani keni bërë reagime mjaft të ashpra dhe akuza për pasurinë e tij. Keni thënë ku i ka gjetur tre apartamente. Ja si është përgjigjur ai në një intervistë televizive.

(Shfaqet përgjigja e Dumanit).

Pra ai i thotë i kam deklaruar apartamentet . Pse ju thoni se janë të dyshimta, a keni ju prova se janë të dyshimta ose nga aktivitet i paligjshëm?

Sali Berisha: Cilido që ndjek përgjigjen e tij, ngjet me përgjigjen e brigadierit më të humbur në një kooperativë bujqësore që ka kryer një faj dhe i kërkoj unë llogari. Një nivel mizerabël. Tani prit, ju jeni gazetarë, analistë, nëse gjeni një shqiptar të vetëm, përveç Altin Dumanit, me tre apartamente me rrogë shteti dhe jo burime të tjera, atëherë ju jap të drejtë.

Por, ju garantoj ju, se ajo nuk ndodh dot kurrë, sepse në këtë vend, me rrogë shteti, duhet të marrësh një kredi që ta paguash të paktën 25-30 vite, për të blerë një apartament. Që të pranoj gënjeshtrat e trasha të Dumanit, kurrën e kurrës. Së dyti, e dëgjuat cfarë tha. I kontrolluar tha nga Pamela Balluku, harroi të thoshte edhe Yuri Kim dhe Sanxhaktari, zonja Sanxhaktari.

Ky është kontrolli që i është bërë atij. Ka një fakt tjetër, që shqiptarët, nga Konispoli gjer në Valbonë, të dalë të thotë se kam blerë tre apartamente me rrogë të shtetit, përveç Dumanit, që i ngelte në fyt fjala apartament, nuk ka. Prandaj edhe ky është vettingu i tij.

Ylli Rakipi: A keni prova?

Sali Berisha: Ai pranoi se ka tre apartamente. Gjeni me qiri një shqiptar, që unë rrogëtar i shtetit shqiptar nga viti 92′ deri sot arrita të ble tre apartamenta.

Ylli Rakipi: Pyetja ime është më e thjeshtë se kaq. A keni prova që vijnë nga korrupsioni apo aktivitet i paligjshëm?

Sali Berisha: Sigurisht që ka prova, prova absolute. Janë tre apartamente të deklaruara. Mos bëni mbrojtjen.

Ylli Rakipi: Nuk bëj mbrojtje, unë nuk e kam takuar kurrë këtë njeri në jetën time.

Sali Berisha: Të marrësh rrogën e tij, nuk bëjnë as koston e një apartamenti.

Ergys Mërtiri: Thotë e kam me kredi njërin.

Sali Berisha: Ai çfarë bën? Hap llafe poshtë e përpjetë se ma ka dhuruar Kisha. Po kur ia treguan problemin e dhuratave u tërhoq dhe tha nuk më ka dhuruar kush kurrë. Zotëri na thuaj pak si blihen me rrogë apartamentet?

Ergys Mërtiri: Thotë se e ka marrë me kredi zero.

Sali Berisha: Me auditet e Pamelës dhe Sanxhaktarit.

Ergys Mërtiri: Thotë se e ka marrë me zero përqind interes kredinë në kohën tuaj.

Sali Berisha: Lexoje pak sa është. Ndaj edhe të pranoj se mund t’u hedhë qytetarëve trutë e gomarit për të mbuluar pasuritë e fshehura të tij, të harrojë se mund ta bëjë. Do të përballet me ligjin.

Ergys Mërtiri: Nuk gjykojmë dot xhepin e tjetrit, por me tre apartamente nuk më duket gjë, sepse shkokët e vet janë bërë super të pasur, prokuroria ka qenë ndër më të korruptuarat.

***

Ylli Rakipi: Unë ju kërkova prova për apartamentet që thoni për Dumanin. Këtu përshembull, unë kam patur të ftuar vajzën tuaj, vijnë njerëz dhe bëjnë akuza për shtëpi jashtë shtetit. Unë pa prova nuk i pranoj. Unë për Dumanin të kërkova prova.

A kemi prova që i ka marrë në mënyrë të paligjshme? Kur unë ju pyes si gazetar, doktor dua të jem 1000% me ty nëse më jep një provë për tre apartamentet e tij dhe ta themi se është i korruptuar.

Sali Berisha: More zotëri! Së pari, tre apartamentet kanë dalë në vitin 2016. Po njeri në botë të më bindë mua, se me rrogë 140 mijë lekë, mund të blesh tre apartamente në Shqipëri nuk ka, sepse nuk ndodh kurrë.

Ergys Mërtiri: Thotë se i ka me kredi.

Sali Berisha: Kam blerë vetë unë një apartament 60 metër katrorë më të madh se atë që kisha në diktaturë, dhe t’ju them ju të vërtetën, nëse nuk do të kisha marrë një sasi lekësh që më kishin mbajtur në Presidencë pasi ika, unë zotëri nuk e blija dot atë apartament pa marrë kredi. Pra mos të bëjmë kështu. Ju më thoni mua ku është gjurma, unë ju them ja ujku.

31 Komente

  1. Z
    Zina sallaksja shkerdhata e dhorit

    Ik o Sale, fatkeqsia e popullit shqiptar? Ik dhe lutu qe te rrish aty ne dritare? Qe mos shkosh prapa hekurave? Vetem per moshen? Se ti duhet te fusin ne grope te halese te 313? ZOTI nuk harron te marri hakun e shqiptarve.

    Përgjigjjuni
    1. '
      '''

      Urrejtja per Saliun sduhet tju erresoje llogjiken. Behet fjale per kryeprokurorin e vendit per krimin qe duhet te jete figure e paster. Pyetja eshte shume e thjeshte, si ka mundesi ka 3 apartamente dhe kush eshte burimi i te ardhurave. Nqs ska gje per te fshehur le ta deklaroje.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nata

        O fekale e Saliut qe na çan trapin duke lepire bythen e kufomes se penxheres sa here qe shkruan, po plasi syte o idiot dhe lexo mire, e ka deklaruar ore dhe eshte verifikuar! Tani mbathja posht penxheres te atij mumjes se te vajti vone!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Robert Mamillo

          hahahahah.

          Përgjigjjuni
        2. H
          Hana

          I verbuar nga lakmia dhe ambicia, Sali Berisha marshoi drejt pushtetit absolut i ndihmuar nga fshatarё kokepalare, hipokritё, shpifёs dhe shpirtzinj si puna juaj që, pёr fat tё keq, Shqiperia i ka me shumicё. Sociopati Sali Berisha, njё monstёr me çrregullime psiqike tё pashёrueshme iu turr pushtetit politik nё Shqipërine postdiktatoriale duke ndjekur shtegun e zakonshëm të të gjithë diktatorëve: servil i peshtire perpara padroneve dhe hajdut e kriminel me shtetin dhe popullin e vet. Ky kryekriminel dhe kryehajdut, i perkedhelur nga Gjykata e Apelit e Shqiperise, qe i ktheu vulen, flamurin dhe seline e PD-se, ka filluar ta veshё ndërgjegjen me besimin e rremë se ёshtё i paprekur dhe i pandёshkuar Zoti. Njerёzit qё kanё lindur dhe jetojnё nё njё shtet ligjor demokratik çuditen pse ky i pandehur me fakte dhe prova tё pakundёrshtueshme nuk izolohet nё burg?!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Li

            Ngordhshi me gjith Berishë se në vend të trurit paske tallash. Sa her ta leshoj Berishi mos e ler të bier në tok se ftohet. Do Zoti të shuaj berishizmin qe ja beri gropen ketij vendi.

            Përgjigjjuni
            1. C
              Ceceni maloqeri,,

              BQ i saliut,,,eshte e deklaruar,,nuk e zbuloj saliu,,,ik se mbaroj protesta,,kap nai sufllaqe nga mul nocka,,,apo vetem une ju jep tashti

              Përgjigjjuni
            2. L
              Loni

              Mendoj se zoti Altin Dumani ka bërë një gabim fatal që doli dhe dha intervistë. Me këtë që bëri u dha një mundësi të artë kontigjentit të përbaltjes së përjetshme për të shpifur dhe sajuar monstruozitete të pa imagjinueshme. Jo vetëm kaq, por doli një ditë më vonë dhe në të ashtuquajturën "shoqëri civile" një organizëm ku politikanët dërgojnë gratë e tyre për të vrarë kohën dhe eglendisur. Të ketë kujdes, se mund t'i fusin ndonjë zuskë dhe t'ja bëjnë siç ja bënë Sokol Oldashit, për t'a telendisur. Pra, Mafja do që t'a fusi Dumanin në ingranazhet e makinerisë të përbaltjes, shtypit, të gllabëruar prej kohësh dhe në shërbim të saj. E futi njërën këmbë dhe shiko se si po reagojnë. Do bënte një vepër zoti të mos dilte më në shtyp, po doli, për gjashtë muaj ka për t'u bërë aq pis, sa i ardhtë keq zotit.

              Përgjigjjuni
            3. E
              EMIGRANTI

              Degjuat gje pergjigje per vajzen etij?

              Përgjigjjuni
              1. T
                Toni

                Cte degjojme ?? Nuk ka shanc te jap pergjigje qe te mbushi mendjen …ama u tregua i zgjuar , ndrikull , dhelper , a kaloj pa zhurme dhe pa nevrikosje ….thjesh e la te kaloj pyetjen ….here te tjera nxefet kur e pyesin , kesaj radhe nuk u ndie fare …pastaj cpergjigje te japi ??? Per ke shtepi ?? Se behet fjale per shume shtepi , jo nje por dhjetra …nejse

                Përgjigjjuni
              2. S
                Salikoqepetulla

                Per vajzen e tij dhe Zenin pse nuk flet ky qe jane mbushur me pasuri te luajtshe e te pa luajteshme,kane vjedhur aq shume sa ska ku te veje.Ky eshte plak shkerdhate ne vend qe te ule koken per gjithe ato vjedhje dhe vrasje qe ka bere,sulmon ata qe e gjykojne,keshtu ka bere gjithe jeten,shkateroi vendin mos e lini jashte kete te lajthitur.?

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eri

                  Cfare funderine aman? Ky ka marre kredi per te blere shtepi 60 metra katror, kur Xeni i ketij fshin bythen me 50 mije leksha.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkembi

                    Ky llapaqeni duhet te pergjigjet per korrupsionin e tij te dokumentur ne kompleksin Partizani e te mos lejohet te na caje bythen, duke u hedhur dege me dege

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Monda

                      Ptuuuu weelbesssiireee burre!!! Do te besh show me veten tende. Je hybrid. Dddo ZOTTI dhe. nuk na sjell te ngjaashem me tyy

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje i Moshuar

                        Sali Idioti Krimineli :Ndegjo ketu nga nje i Moshuar :: Hallall i paste Altin Dumani ne qoftese kryen detyren te fut ty ne burg te peejetshem gjithe familjen tende bashke me Ilir floririn dhe baxhellen e tij ,te mos shifni me driten e diellit ??? Ato apartamente i paste hallall dhe populli do i fali dhe tre apartamente te tjera mbasi tju fuse juve ne burge se keni 34 vjet dhe vete e dini se ci keni punuar ketij populli na del e ben viktimen ske turp Psikopat genjeshtar armik i ketij vendi qe e shkaterove dhe i degdise nga syt kembet ???Te ngeli goja tju hedhesh fajin sa Dumanit sa Rames ,zotrote bure i ndershem ???Te shplafte PANUKULLA mortja qe ste mer

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tiku mekaniku

                          Kjo eshte taktike e vjeter: kur te pyesin per ujkun pergjigju per dhelpren... Po ku i ha populli keto o Sali.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kols

                            Ku e keni krahasimin me Argiten? Mashtuesa. Argita dhe i shoqi kane punue me Unmikun 5 vjet me nje rrige prej 100 mije dollare per shoq pra 200 mije dollare ne vit olot nje milion per 5 vjet I kane me leteera por Dynani juej ku i ka marre leker?

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sali Ram Berisha

                              "Kols"! Bravo evlat im, u ke dhan pergjigje shteruse, po po, absolutisht, ta them un ty, ta baj ftyren si kpuca, po po, ha ha, ho ho.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                BumBum

                                Kols: UNMIK-u nuk ka paguar asnjëherë asnjë shqiptar në Kosovê më shumë se 1 000 euro muaji. Prandaj mos gênje kaq shumë. Ato shifrat që përmend ti kanë qënê pêr drejtuesit perêndimorê të UNMIK-ut, por jo për Argitën dhe Bashën; Por sidoqoftë armiku më i madh i Shqipërisë, pas Esat Pashës, mbetet Sali Berisha. Prndaj do merremi një herë me kokên e krimit, shkatërrimit dhe korrupsionit në vend dhe pastaj me rradhë edhe të tjerêt. Pa u varur Sali Berisha nuk bie në qetësi ky vend.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Angjelini

                                  Jo o Klos. As sot nuk ka rroga 100,000 USD per nenpunes te UNMIKut. Madje as Bernard Kushner nuk eshte paguar aqe. Shiko faqen zyrtare te UNMIKut dhe grafikun e pagave. Gita me ate hajdutin qe ka per burre kane marrnje rroge mesatare diku te 1800 USD ne mauj. Plus-minus 23,000 USD ne vit. Pastaj kane patur qerane per te paguar dhe ushqimin. Nejse.

                                  Përgjigjjuni
                                2. B
                                  Berti

                                  Mashtrues me te madh se ky vrases nuk ka pare Shqiperia. Mire qe genjen disa fakire te korruptuar si vehtja e disa te tjere trushpelare tani ka filluar te genjeje dhe vehten.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Brezi i djegur

                                    Sali Bajga!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. q
                                      qytetari dixhital

                                      Zoti berisha po Flamur Nokes sa shtepi i keni dhene si i pastrehe ne Sarande apo ku, per vete, per vellaun e tij dhe kunaten. Dhe keni fytyre te akuzoni te tjeret. Shtepi mundet gjithkush te bleje me kredi zoti Berisha. Pash Zotin e Madh ikni me prej skenes politike se na e shpifet, na bete te vjellim jo vetem vrer, por po na i nxjerrni zorre e mushkeri.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sa Genjenore

                                        Kam nje hyrje 60 m katror. E kam marr me ca lek te prapambetura ! Nje fjale popullore; Ku I shihen gh

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          FATMIRI

                                          SI SKAN TURP MEDIAT QE BEJN FAKTOR KETE QELVESIREN QE ESHTE I ZHYTUR NE KRIME DHE VJEDHJE SI FAMILJE NJE NJERI QE NGATERROHET EDHE VET KUR FLET E SHPIF PER KEDO KY BIRI KURVES BURGUN EKA PAK KY DO VEN NE HELL QE TI QISH EDHE GURET E SHTEPISE

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Saimiri nga Londra

                                            Gabimi eshte i mediave qe marin kete ligesi te gjalle edhe i japin jete ketij vdekesire ky ka mare fund me kohe por mbijeton keshtu me mediat. Sali bizhamet i heq kur del ne konferenca apo mban pantallona te shkurtra se kemisha duket me kollaren te ri mire. Po me ecjen si je a po mesohesh me ecjet ne ballkon mos u merzit se aq hapesire do kesh edhe te Burgu edhe per ty do ket orar te zgjeruar per ajrim avash avash he mo burre mos bej keshtu. Sali na trego cfare behet me Non Grata apo gjyqin ne France po me Yuri Kim si duken muhabetet se Trump do e promovoj ne pozicione te larta a ke folur gje me Trump apo ke autorizuar Kericin tend te regulloj punet po ku pyet ti mo Sali ti nje tel i Trump edhe e heq Yuri Kim madje me thane qe Trump po konsultohet me ty per administarten e re se ti je figure e madhe aq e madhe je ti sa po ta tregojne pak nga pak po mos u merzit se ti je trim edhe ku pyet ti mbaju bre bure se nuk behet keshtu.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              alma nga tirana

                                              ylli kur kishte gazeten albania, i rrinte lepe-peqe saliut. tani ben sikur e kundershton ..kot fare

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Li

                                                Vetem në Shqiperi ndodhin keto gjera. Gazetare moderator palaço. Imagjinoni sa paguhen nga keta qelbesira. Ishalla e mer me vete kete turi pitbull të gazetaris ky matufi. Se s’ka si të ndodh ndryshe « I mbyturi të mbyt thot populli » AMIN.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  emigranti

                                                  o ylli rakipi po ky nuk duhet te denohet per pallatet ky duhet denohet per gjithe shqiperine qe dogji ne 94, 21 janarin , gradecin, firmat piramidale per njerzit qe ka vrare dhe per gjera te tjera

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Hoxhe Saliu ne maje minares

                                                    Krimineli Viçidolit asnjehere nuk u pergjigjet pyetjeve

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Trapajani

                                                      O SALI KERMA,,POPULLI DO TI JAPI EDHE TRE TE TJERA ALTIN DUMANIT,,VETEM TI DHE ILIR META E SOROLLOPI JUAJ TE SHKOJ NE BURG,,,,VETEM JU MOS TJU DEGJOJNE ME ZERIN DHE TU SHIKOJME SURRATIN,,,

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje