
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, ka nënshkruar deklaratën e përbashkët “Kthejini Zërin Grave Afgane” së bashku me 20 gra Kryeparlamentare, mes tyre Presidentja e Parlamentit Europian, znj. Roberta Metsola, Kryeparlamentarja e Francës, znj. Yaël Braun-Pivet, Presidentja e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, znj. Francina Armengol, etj.
Në deklaratë theksohet angazhimi i përbashkët për të mbrojtur të drejtat e grave kudo që janë të nëpërkëmbura dhe të shtypura, beteja për barazi, dinjitet dhe liri, si betejë e të gjitha grave për njerëzimin tonë të përbashkët.
Gjithashtu në deklaratë nënvizohet se: “Domosdoshmëri e të drejtave themelore dhe barazisë, të cilën Unioni Ndër-parlamentar, “Parlamenti i Parlamenteve” ka mbështetur vazhdimisht, është që kërkoi shfuqizimin e “ligjit për veset dhe virtytet” menjëherë sapo u miratua. Ne, nga ana jonë, i bëjme thirrje regjimit Taliban të shfuqizojë menjëherë këtë dekret dhe të gjitha ligjet e tjera diskriminuese.
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave duam të ndërmarrim një angazhim të qartë: ne nuk do t’i braktisim kurrë gratë afgane. Do të vazhdojmë të jemi zëri i atyre që u mbyllet goja. Në të gjitha nivelet, situata e grave afgane do të jetë në agjendën e diskutimeve në parlamentet tona. Edhe Samiti i dytë i Grave Kryeparlamentare, në Quebec, do të na japë mundësinë për të forcuar më tej mobilizimin tonë të përbashkët.”-theksohet në deklaratën e përbashkët.
Kjo eshte nderhyrje ne punet e brendeshme te Afganistanit. E provuan 40 vjet me Afganistanin dhe nuk ju punoj. Popull qe luftoj 20 vjet kunder Rusise dhe 20 te tjera kunder Amerikes. Keta tanet jane vegla te perunjura te cdo gje qe bejne BE, nderkohe qe nuk jane as pjese e BE-se. Le te shkoje BE-ja ne Afganistan dhe te vere femrat lezbike ne krye te parlamentit te Afganistanit. Te shikojme se si do te vene punet. Lerini ore afganet te hane koken me njeri tjetrin. C'pune keni ju!? Ata jane 1000 vjet mbrapa, keta duan ti bejne woke ne 2025. Hej more dreq!