“Vendimi i Kushtetueses, goditja më e rëndë për Berishën”, Meçe për protestën e PD: Tregojnë dëshpërim

25 Nëntor 2024, 14:02Politika TEMA
“Vendimi i Kushtetueses, goditja më e rëndë për

Është shtyrë për në datën 16 dhjetor seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Lidhur me këtë ka komentuar në “News Line”, analisti Arben Meçe, i cili ka deklaruar se kjo çështje nuk përbën më lajm. Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është goditja më e rëndë për Berishën.

“Nuk e kuptoj pse I duhet koha, atyre I duhet ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje që të kenë mundësinë e rankimimit të metejshëm.

Nuk është seancë gjyqësore, por është seanca më e rëndësishme e zhvilluar ndonjëherë deri më sot për zotin Berisha, që ishte zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte goditj më e rëndë që është dhënë ndonjëherë për Berishën, sepse rrëzoi predentimet e Berishës mbi bazën që rrodhën gjithë vendimet e mëtejshme.

U vërtetua përfundimisht që SPAK kishte të drejtën e tij ligjore. Ç’ka do të thotë që veprimi I Berishës ishte jo ligjor dhe kur kërkesa e tij është jo korrekte, është absolutisht i penalizueshëm në kuptimin politik gjithmonë”, u shpreh Meçe.

Më tej, ai foli dhe për protestën e paralajmëruar ditën e martë nga opozita, duke theksuar se nuk ka si synim të tërheq qytetarët pranë vetes, por sjellja e Berishës tregon dëshpërim.

Ai ka thënë se bllokimi i rrugëve është një vepër penale, që i cënon lirinë qytetarëve.

“Këto janë lëvizje që tregojnë dëshpërim, por të gjithë duhet ta kuptojnë që liria e dikujt që e demostron, përfundon atje ku cënon lirinë time. Në qoftë se -ti me këtë veprimtari cënon lirinë time, atëherë kjo nuk është më veprimtari politike.

Lëvizje duke pretenduar që do të bllokosh aktivitetin e qeverisë, apo do të sensibilizosh qytetarin për tu bashkuar në këtë lëvizje, të gjitha këto plane që unë mendoj dhe është vërtetuar që asgjë nuk është realizuar nga këto. Ajo që mbetet nga ky realitet është bllokimi i rrugëve dhe acarimi i nervave të qytetarëve të cilët nuk ia kanë borxh askujt, të cilët në luftën e tyre për pushtet ti cënojnë lirinë e lëvizjes.

Ti bëj çfarë të duash zotëri, por ti nuk ke të drejtë që ti bllokosh lirinë qytetarëve shqiptarë. Nuk është thjesht bllokimi I rrugëve, por është cënimi I lirisë së lëvizjes dhe Berisha po ngre të gjitha pretedimet e veta”, tha analisti

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Prandaj e kemi shtetin qe te siguroje lirine e shtetasve dhe te vere perballe ligjit, shkelesit e kesaj lirie, shpellaret qe guxojne te kercenojne rendin kyshtetues. Boll me tolerime. Shqiperia eshte e shqiptareve e jo e shpellareve

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pis njeri

      Ty vojin e nxet duhet me ta hedh ne vesh o Matuf

      Përgjigjjuni
      1. 7
        707

        Sala është qenë plak Është i pa besë idiot injorant faqezi vrases kriminel hajn dhe gjak shkau

        Përgjigjjuni
        1. r
          raul

          Sot eshte dita e qametit, Po na vijne ca vicidola, Jane nisur drejt pushtetit, n'balle u prin Sokol bushkola, Jane ca horra ca mjerane, qe do vijne sonte n'Tirane, qysh ne pamje jane hajvane, ere e keqe qelb dynjane, ca femije ca drogaxhinj, Qysh ne pamje morragjinj, molotovin mbajne ne dore, e mbajne veten per dashnore, jane mjeranet e vicidolit,. qe do i turren kapitolit, Por ne fund ikin si minj, se nga trute jane qiliminj, keshtu ka ndodhur here te tjera, nuk kane tru keta hunderra, n'balle te tyre prin Flamuti, bashke me ta dhe Gon Gjekmuti, jane te mjere jane te pashprese, shpresa e tyre do te vdese, se kercet pelcet furtuna, Fryhet Vjosa derdhet Buna, se perbindeshi lebetitet, populli mbare po pergaditet, Maj 2025 po afron, dhe perbindeshi po vajton, asnje shans per pushtet, por do ike per qamet, n'koshin e plehrave t'historise, me gjithe horrat e leshelise, se do flase ne fund sovrani, do i dale zot ketij vatani, se po vjen dita e clirimit, nje dhurate prej kryetrimit, Legjendarit Mehmet Shehu, Burre me trim nuk lind me dheu, kryeminister i papare, nje njeri vizionar, 80 vjet me pare, Dite e madhe per Shqiptare, Enver Hoxha hyn ne Tirane, U hap lajmi ane e mbane, Ky burre shteti ky vigan, Nxorri ne drite kete vatan, sot keta horrat e pordhestes, duan te zbehin diten e festes, ato duan diten e qametit , vec te shkojne drejt pushtetit, por ky popull u thote ndal, ne votime nuk i fal, do ti hedhe ne grope perjete, se me zjarr s'vihet n'pushtet, O mjeran o huligane , sot do qelbni nje Tirane, por do ikni si mjerane, Keni kunder gjithe dynjane, o mjeranet e vicdolit, hiqni dore prej Mul kacolit, eshte hunderr i neveritur, nate e dite i uleritur, trup e shpirt i shkalafitur, I urryer ane e mbane, nuk e do askush n'Tirane, Rruget sot do marrin horrat, n'fund do ikin porsi morrat, nuk trembet populli i Tiranes, do shetise anes Lanes, nje braktisje shembullore, te gjithe larg nga kjo foltore, Te gjithe syte nga 29 nendori, te na rroje 80 vjetori, Nderim gjithe deshmoreve tane, Qe dhane jeten ne Tirane, Ne Tirane dhe Shqiperi, te jetojme sot ne liri, Se shqiptaret po festojne, Drejt BE po afrojne, Me Edi Ramen dhe 4 vjet, Qe do jete prape ne pushtet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje