REPLIKAT/ Refuzim i kërkesës së opozitës për territorialen ndez debate në Komision, Çupi: Vazhdoni të talleni

11 Tetor 2022, 12:42Politika TEMA

REPLIKAT/ Refuzim i kërkesës së opozitës për

Sot u publikua raporti i ekspertëve të PS-së për hartën territoriale, në të cilin refuzohet sërish kërkesa e opozitës për shtim të bashkive.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Territoriale u shprehën pakënaqësitë e para nga opozita. Dhurata Çupi tha se raporti nuk thotë asgjë dhe se PS-ja po vazhdon të tallet me shqiptarët, ndërsa shprehu keqardhje për raportin.

Në kundërpërgjigje deputeti i PS, Baftjar Zeqaj u shpreh se mazhoranca ka ushtruar të drejtën e saj kushtetuese dhe se ekspertët e PS nuk kanë parë asnjë një përqendrim të problematikës nga opozita.

REPLIKAT:

Çupi: Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklarates së Ballës.

Denaj: Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj.

Zeqaj: Mazhoranca ka ushtruar të drjetën e saj kushtetuese. Erdhi dhe dha kontributin e saj në këtë tryezë. Ne nuk kemi parë një përqendrim të problematikës nga opozita. Pasi opozita kërkoi ndryshime të hartës territoriale dhe është ajo që ka për detyrën të na bindi për këtë gjë dhe problematikën që ka për ndërhyrje territoriale.

Unë besoj se nuk erdhi asnjë problematikë e shtjelluar dhe ku mund të bazohenim. Unë besoj se jemi duke shkuar drejt uljes së bashkive në 36. Nuk e di nëse do ndodhi, por jam i bindur që shumë shpejt do shkojmë me më pak se njësi vendore. Kjo nuk është dëshira ime, por nevojë.

1 Komente

  1. s
    shqiptar

    Po pse cfare mutin doni ju shtrembesirat e PD-s te trefishoni nr e bashkive,jeni maloke te trashe e pa piken e civilizimit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje