Nga Ylli Pata
I ashtuquajturi pakt i arritur nga mazhoranca dhe PD e Sali Berishës, nuk është asgjë më tepër veçse një rikthim në listat e mbyllura, me një hapje të vogël. Madje as sa në vitin 2021, kur ai që thyente listën mund të depërtonte në listën e kandidatëve fitues, duke spostuar të fundit apo parafundit sipas gjinisë.
Për ta bërë më të qartë, për shembull në qarkun Tiranë nëse PS merr 14 deputetë, të gjithë dalin nga lista e fiksuar, kandidatët që marrin më shumë pëlqime fitojnë thjesht nga teprica e presjes dhjetore të herësit.
Ky draft duket se është arritur si një kompromis politik mes PS-së dhe PD-së së Sali Berishës, që mund të bëjnë votat për ta ndryshuar Kodin Zgjedhor në Kuvend me numrin e duhur kushtetues.
Megjithatë, ky është një autogol politik i tmerrshëm më pak për mazhorancën dhe më shumë për PD-në e Sali Berishës.
E cila si opozitë, jo vetëm nuk ka shtyrë apo bërë presion për një konkurrencë të hapur të kandidatëve që garojnë në zgjedhje, por ka insistuar për një formulë të tillë hibride, që nuk është gjë tjetër veçse rikthim në partitokracinë e vitit 2008.
Në zgjedhjet e shkuara, hapja e vogël e listës tregoi zhvillime të vogla por që patën në raste të veçanta një furtunë politike.
Në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj dhe Mimi Kodheli, të cilët ishin poshtë kufirit politik të listës, arritën të zgjidhën falë numrit të votave preferenciale që morën nga votuesit.
Kjo hapësirë, duket që në zgjedhjet e 2005-s do të jetë më e vogël. Mazhoranca, e cila kërkon një mandat të katërt, por edhe duke u nisur nga faktin që është një parti në pushtet, dhe më e strukturuar, e ka më kollaj që të kandidojë një buqetë emrash që i zgjedh kupola. Ndërsa opozita, ka mundësinë, por edhe sfidën për të tronditur skemën aktuale, duke rritur një konkurrencë të brendshme nga kandidatët, që mund të jenë të aftë të marrin vota preferenciale.
Po duket se pikërisht ky aspekt, pra konkurenca e kandidatëve nuk i konvenon kupolës drejtuese të PD-së së vulës, e cila kërkon të mbajë një hierarki të varur nga papafingoja e doktorit deri në ditën e fundit.
E ky është shansi i të gjithë opozitës tjetër për ta tronditën skenën politike shqiptare, qoftë në Parlament, qoftë në Gjykatën Kushtetuese, për ta thyer sa më shumë këtë skemë të mbyllur. E nëse nuk ja arrin ta bëjë këtë me një një vendim të brendshëm që të zgjedhë deputetë ata kandidatë që marrin më shumë vota nga zgjedhësit.
Edhe nëse nuk është e mundur direkt, indirekt kjo bëhet në terheqjen e atyre që kanë marrë më pak vota. E kjo të bëhet me anë të deklaratave publike, por edhe të shkruara e të firmosura para zgjedhjeve. Një betejë publike e opozitës kundër këtij sistemi të mbyllur, mund të kthehet në energjinë e fushatës së 2025, madje edhe mund të rrisë bazën e votuesve, nga ajo pjesë që deri më sot nuk kanë marrë pjesë në votime.
Siç dihej, PD e Berishës zgjodhi atavizmin e vjetër, për ta mbajtur me thonj, territorin e elektoratit opozitar, e për ta lënë atë me një mundësi zgjedhjeje me zor. Por në fakt, fusha e opozitës është e gjerë e nëse Lulzim Basha e të gjithë të tjerët që janë përballë Sali Berishës bashkohen në këtë betejë, gjithçka ndryshon, e mund të kemi një revolucion të vërtetë politik në zgjedhjet e 2025-s. Revolucion që mund të jetë nisja e një stine të re, për të themeluar fuqishëm një opozitë alternative, që në çdo çast të jetë e gatshme të vijë në pushtet në Shqipëri.
Listat e Mbyllura jane burgje per Sistemin Demokratik te qeverisjes. Por mos prisni asgje me teper nga eunuket e diktatoreve moderne ne Komisionet e Kuvendit : Sali Berisha dhe Edi Rama. Shqiptaret kane jetuar vetem rendin e Fiseve te Vjetra, por kane deshtuar sepse kane deformuar sistemet e Skllavopronarise, Bujkroberise, Kapitalizmit dhe Socializmit.
Ky eshte problem madhor qe mund te beje bashke te majte e te dhathte, kunder monopoleve te pashallareve kryetare. Po nuk u bene as kete radhe s’kane goje te ankohen se kuvendi mbushet me Mula e me Sula
me lesh pa lesh,bereqaves si ta kesh,edhe puna listave te hapura te mbyllyra e te shqyera,po plehrat e kombit do fitojne,hajduteria sa vjen do rafinohet e do shtohet... E moret vesht salianji i denuar drejton komisionin dhe gjithe antaret do marin nga nje rroge shtese,edhr keta mutrat e kombit mendojne per popullin
Listat e hapura, kush paguan pare behet deputet, blihen votat fare lehte ne kushtet e Shqipërisë
Nuk kuptoj keta qe Kane bere marveshjen thone, 70% te hapur dhe 30% te mbyllra, po pse keta gazetar e shterbrojne dhe e kthejne mbrapshte
Keta jane per tu qir robt, brek e bythe babloku me sali halen
Ky esht shteti I ramut mjellit e sali gerrdecit
Pushtetin e merr. me bekimin e saliut Rama.Saliu duke qendruar ne ballkon do te shtoje pasurite Populli voton Rama Saliu numerojne
Pra 70 % e deputeteve do te zgjidhen subjektivisht nga kryetaret.Keshtu qe deputetet e zgjedhur , qe duhet te percjellin ne Kuvend problemet e zonave qe perfaqsojne , dhe te luftojne per zgjidhjen e tyre , do te behen kurban ....i kryetareve. Keshtu qe nuk duhet te merzitemi kur te shohim Ahmetaj te tjere, apo mostra te tipit Noka e Mehdiu.Shtroj pyetjen; A ka kuptim votimi i shqiptareve? Nqs kjo eshte demokracia , ajo ka vdekur qe ne embrion dhe u sherben grupeve e te interesit , dhe kurre popullit te neperkembur ne perfaqsimin e tij...
Zoti gazetar, ju lutem hiqeni nga fjalori shprehjen "të vijë në pushtet" sepse Spak për këtë është bërë që ata të mos kenë asnjë pushtet. Supozohet të jenë shërbëtorë të popullit. Zëvendësojeni me "të qeverisin vendin". Ju është ngulitur në subkoshiencë fjala pushtet dhe është e turpshme dhe e frikshme.
Mbushuni mend o te nderuar shqipetar,. Ka vetem nje ilac ljo pune. Voten partive te reja! Ato pp nuk rregulluan gje, hiqen kollaj.
Ore po si nuk doli ndonje, e te behet burre e te thote, ci duhen Parlamentit Shqiptar 140 Idiot deputete, qe po e rrjepin kete milet me rroga, dieta e privilegje pa fund. Shqiperia i ka mjaft deputete sa ka dhe Bashki. Ftoj gjithe Popullin Shqiptar, te abandonojne votimet e 2025, ne qoftese perlamenti do te jete me 140 deputete. Keta po tallin bythen me popullin, bojkotojini.
Qytetari ! Respekte pa fund !
Populli duhet tu veje kryqin, te gjithe ketyre fytyrave qw kane 30 vjet qe na jane peshtirosur. Ktheni syte nga partite e reja. Arsyetimi absurd i mbajtjes se listave te mbyllura: Te mos mbeten jasht parlamentit elita e partise!!! Po kujt i duhet kjo elite, nese nuk ka mbeshtetjen e popullit. Apo kjo quhet elite sepse ben tralala ne parlament. Te cudit arsyetimi i Braces,:Une jam kunder, por do ta votoj se eshte vullnet politik. Me nje fjale ky eshte delja e pare e stanit.