PS-PD bien dakord: 2/3 e listave zgjedhore e hapur, 1/3 të kandidatëve për deputetë i cakton kryetari i partisë

24 Korrik 2024, 16:30Politika TEMA
PS-PD bien dakord: 2/3 e listave zgjedhore e hapur, 1/3 të kandidatëve

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë rënë dakord për lista të hapura. Sipas draftit të siguruar nga A2 CNN, varianti që palët kanë rënë dakord në negociata për listat është 1/3 e mbyllur dhe 2/3 e hapur. Argumenti që kanë sjellë për këtë vendim është ruajtja e kuotave gjinore.

"Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:

a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe

b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.

Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore pjesëtuar për tre.

Në rast se nga ky pjesëtim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës. 

Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

Shpërndarja e mandateve për kandidatët fitues të listës

Menjëherë pas përfundimit të llogaritjes së rezultatit, sipas nenit 162 të këtij Kodi, KQZ-ja përllogarit shpërndarjen e mandateve për kandidatët fitues për secilin subjekt zgjedhor.

Kandidatët e listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes rirenditen në bazë të numrit më të lartë të votave parapëlqyese për secilin kandidat. Kur numri i votave është i barabartë, renditja përcaktohet me short. Rirenditja sipas kësaj pike përdoret në zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.

Mandatet për kandidatët fitues fillimisht shpërndahen sipas renditjes së listës shumëemërore të fiksuar të subjektit zgjedhor dhe në përputhje me renditjen e kandidatëve në të, dhe në rast shterimi të saj vijohet me kandidatët fitues të rirenditur të listës shumëemërore që i nënshtrohen votimit parapëlqyes sipas pikës 2 të këtij neni. 

Përllogaritja dhe shpërndarja e mandateve, sipas nenit 162 dhe këtij neni, për çdo zonë zgjedhore miratohet me vendim. Vendimi miratohet për çdo zonë zgjedhore më vete. Ndaj vendimit mund të bëhet ankim administrativ në KAS”, thuhet në dokument.

7 Komente

  1. P
    Patriot

    Prape duke bere kompromis PD- PS per te vjedhure votat. Leri listat e hapura dhe njerezit te votojne per personin jo me per preferencat e servilave te kryetareve. Me kete ligje emigrantet nuk votojne se pse nuk eshte demokraci. Imagjononi PD Sales bene thirrje per te votuare per Meten dhe Monen dhe me 1/3 e votave fusin ato ne parlament.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kutuzovi

      Patriot! Shume mire e thua.Por kjo dihet,nqs do liheshin 100% listat e hapura,nuk mund te jete kurre deputet, Sali Berisha, Noka, Bardhi apo andikapati i Fahri Balliut,Klevis Balliut. Per koken e Klevisit,qe te behet deputuet,babaj i tij Fahriu,ka paguar Sali Berishen dhe Lul Bashen 10 milion euro. Ndoshta u duket çudi,por eshte e vertete.Lufta behet edhe per renditjen ne listat per deputet. Edhe ketu paguhen shuma te medha parash.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gita

      Wow !Prandaj ky vend nuk behet Si ne kohen e Enverit!

      Përgjigjjuni
      1. J
        John

        1/3 per krye servilet e kryetarit. Njeri 'mut e kriminel' tjetri 'kak'.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buda

          Oportunizem i poshter ne kurriz te Sistemit te vertete Demokratik ne Shqiperi!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Bojkot total. Bejini mutin mu ne votime Argites dhe Zahos qe e kthyen vendin ne vilajet.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Votuesi

              Me këte një të tretën si duhet ta kuptojmë ? Në se supozojmë se në një zon ë elektorale janë 15 kandidatë dhe x parti merr 9 deputetë sa do të jetë një e treta 5 apo 3votuesi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje