Çuçi: Grupi Parlamentar i PS mbështetje absolute për Veliajn! Ka sjellë ndryshim historik për Tiranën

24 Korrik 2024, 12:36Politika TEMA
Çuçi: Grupi Parlamentar i PS mbështetje absolute për

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Blendi Çuçi, ka vlerësuar punën e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Çuçi tha se grupi parlamentar socialist i jep mbështetje të plotë Veliajt dhe se ai ka bërë punë që kanë transformuar Tiranën.

“I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor. Edhe transformimi historik i Tiranës është një realitet që nuk mund ta bëjë pis çfarëdo lloj balte që mund të hidhet mbi figurën e kryetarit. Ne jemi të nderuar që kemi zgjedhur nga gjiri jonë një kryetar bashkie që e nderon jo vetëm Tiranën, por besoj e nderon edhe përtej Shqipërisë çdo socialist, por edhe çdo tirons. Por, sa i takon Erion Veliajt, grupi parlamentar i PS-së i jep mbështetjen absolute kryetarit të bashkisë së Tiranës”, deklaroi Çuçi.

3 Komente

  1. L
    Lalka Erionka!

    Si o Çi(u)çi! E mbështesni edhe kur vjedh !?

    Përgjigjjuni
    1. i
      i Vogli fare

      Vazhdoni t'i mbroni te gjithe hajdutet dhe leshoni pastaj kur tu vije veza, duke thene se "kane ngrene kumbulla mbas shpine!". Vazhdoni, se jeni ne rruge te mbare e te gjithe ju kuptojne per bukuri, se sa te paster jeni.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Liku

        Po o cuc cuci, shiko pozicionin e burit o matuf, se je Burec. Po lali I fiqve ka bere nje gje per tiranen:- e beri beton te gjalle, pllaka guri. ngushtim rugesh, plehra gjithkund, vjedhje galopante ,ndertime kuturu, as nji cep te pa zene me beton, pra e beri tiranen te pajetueshme ky hajdut ,skuth, servil, dhjeraman, e beri me prind 1 dhe 2. .po o cuc cuc cuci I duhet dhene Haku ketij maskarai kalama ,deri sa te shkoje ku I takon tek 313. se bashku me shoket e tij hajna.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje