Plarent Ndreca ka qenë në SPAK, e konfirmon Çuçi

24 Korrik 2024, 12:45Politika TEMA
Plarent Ndreca ka qenë në SPAK, e konfirmon Çuçi

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi pranon se Plarent Ndreca ka qenë në SPAK por u rezervua të japë më tej informacion.

Ndërsa mohoi që të ketë një kërkesë nga SPAK në kuvend lidhur me deputetin që më parë ka mbajtur dhe postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. 

Pyetje: Ka qarkulluar një lajm që deputetit Plarent Ndreca i është komunikuar akuzë nga SPAK për një çështje që lidhet me rindërtimin e disa komisariateve kur ka qenë sekretar i përgjithshëm në ministrinë e Brendshme. Është e vërtetë që i është komunikuar akuza?

Bledi Çuçi: Është një informacion që mund ta merrni pranë SPAK ose drejtëpërdrejtë nga zoti Ndreca. Po, e di që zoti Ndreca ka qenë në SPAK, të tjerat janë marrëdhënie të zotit Ndreca me SPAK. Mund të them se nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në lidhje me deputetin Ndreca. Këtë jua konfirmoj.


Më 18 korrik 2019, Plarent Ndreca është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ndërsa ka dhënë dorëheqjen nga posti më 18 shtator 2020 duke e mbajtur këtë post për rreth një vit.

Në janar 2024 Plarent Ndreca mori mandatin e Arben Ahmetajt i cili ndodhet në arrati pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për implikimin e tij në dosjen e inceneratorëve.

7 Komente

  1. G
    Gazetari i Partisë

    Duke bërë gati valixhet si tigri që ky i zuri vendin Po kta na dolën hajdutë me çizme

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Hekurat bastardit, të zhytur në hajdutëri e vjedhje...!!!

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vigan

      Në ka njeri që të kall krupën me pordhacërinë e tij totale, ky është fiks një rast i tillë.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Kjo eshte aresyeja qe ky tipi po perdoret ne menyren me vulgare nga te vetet pas emerimit si deputet, duke u bere si zag..ne cdo debat neper studio.

        Përgjigjjuni
        1. k
          klajdi

          Keta qelbesirat e vegjel si Ndreca Spak ka per ti shtypur...te medhenjte si Rama ,Xhacka e Veliaj do vazhdojne vjedhjen...Zaho eshte akoma larg te qenit miliarderi me i madh i Ballkanit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia do triumfoje mbi hajduterine

            Neper emisionet televizive ky te cirrte nervat dhe zorret kur fliste per zbatim te ligjit, per mbrojtjen e pastertise se figures se socialisteve, per ekspert dhe njohes sume i madh i ligjeve dhe kushtetutes, ndersa tani na del njelloj si shoket e tij.Populli thote nje shprehje shume te bukur: Qeni leh atje ku ha. PS-ja e dergonte per te lehur ne shume emisione, ku luante shume bukur rolin e zhurmusit. SPAKU nuk te ben ftese per dasme. Urojme qe edhe ky te shkoje te vendi i qenit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Platoni i lashtesise

              Tani s'e kemi pare me te dale ne studio. Por edhe kete nuk e leshon Grupi i PS siç po bejne me Xhaçken per te cilen iu jane kundervene hapur Gjykates Kushtetuese. Nuk e dime se c'duhet bere me tjeter per te provuar se sa e pavarur eshte drejtesia.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje