Vula e PD i kaloi Berishës, Indrit Sefa tërhiqet përfundimisht nga politika: Luftë e egër

24 Korrik 2024, 14:00Politika TEMA
Vula e PD i kaloi Berishës, Indrit Sefa tërhiqet përfundimisht

Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, është tërhequr përfundimisht nga politika, pasi Gjykata i dha ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD-së, të cilën më parë e zotëronte Lulzim Basha.

Sefa i ftuar në Euronews Albania ka thënë se tërheqja e tij vjen për shkak se ai nuk mund të bashkohet me personat që sot përfaqësojnë PD-në, pasi ka mbajtur më parë ndaj tyre qëndrime të forta politike.

Ai shtoi gjithashtu se lufta politike në Shqipëri, sidomos brenda të djathtës, është mjaft e egër, çka bën sipas tij që edhe brezi i ri të qëndrojë larg politikës.

“Zgjedhja ime është që ky si akt politik është akti i fundit politik që unë kam ndërmarrë. Do shoh angazhimet e mia në fushën profesionale dhe do i përkushtohem më shumë. Unë vendimmarrjen e kam përfundimtare.

Ia kam komunikuar edhe strukturave më parë. Nuk e kam bërë publik më parë, pasi kemi marrë një vendim në ato struktura ku kemi qenë pjesë që do të bëhej rekurs në Gjykatën e Lartë.

Pasi mbyllëm edhe rekursin, vendosa që të tërhiqem. Unë e kam të vështirë që të bëj pjesë në një grup njerëz që aktualisht përfaqësojnë PD, për të cilët unë kam mbajtur qëndrime publike e politike.

Morali është një element i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm në politikë. Unë nuk mundja ta përballoja dot këtë. Nuk mund ta bëja dot këtë kapërcimin e ylberit që në fillim të shaja dhe pastaj të thoja për të mirën e partisë do bashkohemi.

Nuk do të them që eksperienca ime do të shërbejë për të gjithë të rinjtë e tjerë. Ne u munduam që PD ta kthejmë në shinat në të cilat ajo u ndërtua e themelua, që të jetë një PD e vërtetë, që në qendër të saj të jetë individi.

Për faj të lidershipit, për fajin tonë, për fajin e situatës, etj. Menefregizmi që ka brezi ynë për politikën është vrastare. Të rinjtë  nuk duan të bëhen pjesë e politikës, për t’ju shmangur kësaj lufte të egër politike”, tha Sefa.

3 Komente

  1. K
    Kutuzovi

    Bravo,zoti Sefa. Respekt. Dukesh qe je njeri i ndershem.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Asd

      Qendrim personal koherent, por ne pikpamjen e pergjithshme, eshte "Lere llumin te na drejtoje"

      Përgjigjjuni
      1. m
        mire ke bere qe je dorehequr

        " Ne u munduam që PD ta kthejmë në shinat në të cilat ajo u ndërtua e themelua " Zoti te falte por qenke djale paqtatinash . ----- Oganizata Kriminale PerDe - u jrijua me Lexhenden --- Ramizin--- Meksin qe e rrihte gruaja ....e sa zagare te tjere ! perfundimi ! shkaterrimi total i djrses se nje populli te tere dhe vjedhjet masive < zoti ju mallkofte ! PD - eshte e imja - Lexhenda

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje