Avokati Idajet Beqiri ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha si personin i cili gjatë qeverisjes së tij ka ndërtuar sistemin e korrupsionit në vend.
Ndërsa komentoi rikthimin e Gjin Gjonit, i cili u zgjodh si drejtues i Rithemelimit në qarkun e Lezhës, avokati Idajet Beqiri shtoi se këto elementë korruptivë i shërbejnë Berishës.
“Berisha ka ndërtuar sistemin e korrupsionit në vend. Korrupsioni në Gërdec u bë për familjen e tij. Dhe përveç demontimit të armëve bëhej edhe shitja e fishekëve.
Duke futur sistemin e korrupsionit në këtë vend të gjithë ata që ka pranë dhe bandën e vet e do të korruptuar.
Gjin Gjoni në 2014 ishte në një banesë me qira dhe më pas iku nga sistemi i drejtësisë me 20 milionë euro dhe elementë të tillë Saliut i duhet”, tha ai në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News.
Juristi i shkelqyer Gjin Gjoni (Xhin Xhohn) eshte shembull i talentit dhe supemenit qe do t'i beje shqiptaret te hane vertet me luge floriri, nese e zgjedhim Kryeminister.