Kryeministri Edi Rama tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe shembjes së ndërtimeve pa leje nuk do të jetë e lehtë, por është një aksion i pandalshëm.
Rama vuri në dukje se Tirana mbetet zona më e “nxehtë”, ku thuajse çdo lagje ka rastet e veta të zaptimeve, ndërsa paralajmëroi edhe një akt normativ.
“Tirana është zona më e nxehtë edhe për shkak të atraksionit të madh që ka në të gjithë drejtimet dhe numrit të madh, dhe nuk ka lagje apo bllok banimi që të mos ketë zaptuesin e vet. Ka nevojë të bëhet një punë e mirë nga kryeinspektori por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe të gjithë ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët duhet të kthehen në plane veprimi.
Paralelisht kemi ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8 grupe për projektimin e ripërtëritjes së pikave se ku do të bëhen prishjet dhe do të lirohen hapësirat. Do të jetë rilindja urbane 2.0 në Tiranë dhe në qytetet e mëdha.
Shkodra, Lezha që cuditërisht ose jo shumë kanë më pak problematika se në Lezhë drejton policia, pastaj Durrësi, Vlora e Fieri, Elbasani, Korça është po ashtu edhe pse nuk drejton policia me më pak problematika të kësaj natyre ndërkohë që në vijën bregdetare, duhet të ketë një presion të rritur ndaj të gjithë atyre që ndërtojnë dhe tentativave për të ndërtuar pa leje. Do të jetë jo e lehtë, por e pandalshme, konstante dhe do të vazhdojë deri kur të konstatojmë që nuk ka më tendenca të kundërta.
Është gjithmonë e më pak, por prapë është shumë. Nuk mund të krahasohet me vite më parë nga pikëpamja e kaosit që krijohet por është tepër dhe duhet vënë kufiri përfundimisht gjithë kësaj veprimtarie abuzive në të gjithë territorin. Të vihet kufiri edhe me një aspekt tjetër.
Nuk ka pronë private rreth e përqark një pallati të ri. Leja e ndërtimit jepet për këtë ndërtim mbi një territor dhe prandaj ligji ka koeficientin e shfrytëzimit. Kur ti ke ndërtuar, e gjithë pjesa rreth është e jotja sac është e gjithë banorëve të tjerë.
Të gjithë ato raste kur do të dilet me pretendime legalizimesh në trotuare do t’i rikthejmë pas. Për këtë temë do të bëjmë një reformë, po punojmë përditë dhe shumë shpejt, mbase për shkak të emergjencës, do të na duhet të bëjmë deri në akt normativ dhe ato 83 vota do t’i vëmë në shërbim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë kapërcim përfundimtar nga Shqipëria evropiane dhe në zemër dhe në mendje te Shqipëria anëtare e BE. Kështu që në këtë aspekt besoj që po bëjmë gjënë e duhur”, tha Rama.
Bravo. Te marrim njeher frym lirisht. Vazhdo GJIGAND haka duhet te shkoj tek i zoti.
Heeee e hodhi disi kunjen i gjati per lalin. Tirana eshte ne kete pike prej lalit…
Ndjesë për paditurinë, por nuk e kuptoj këtë "Rilindja urbane 2.0".Falënderoj paraprakisht atë që do ma shpjegojë.
Ok. Shume mire deri te retorika. Pastaj veprat duhen pare. Nqs nuk do zgjidhet ne lagjen time prsh. Ku te drejtohemi? E kujt eshte pergjegjesia? Ke te denoncojme dhe ku?
Tirana eshte ulerime sepse toka e xanun ka dominuar e vazhdon akoma
KY nuk di cfare te beje me pushtetin, ekonomine dhe drejtesine e ceshtjet sociale. Cfare muti ka bere mbi zgjedhjet qe ka frike me i zene me goje? CFARE PALO pazari ka bere me Sali Ramen?! Keto qe po ben, dhe pse krejt selektive, po i ben per te terhequr vemendjen nga sa me siper?! Cfare kriteri qrnka ky qe te punesuarir ne administration PUBLIKE duhet te jene deri 30 vjec?! I pari qe eshte jashte ketij kriteri eshte vete Edvin Kristaqi!! .Nuk behet shqiperia me njerez halucinante dhe bastarde! PS ta qeroje e te vere nje realist, SHQIOTAR dhe te afte te KUPTOJE interpretoje e zgjidhe hallet shqiptare!!! DERI ME DJE KY NJERI KA QENE I PABESUESHEM I BEZDISSHEM I NEVERITSHEM. SOT ESHTE TEJET I RREZIKSHEM PER SHQIPTARET! NDERSA 59 PERQIND E SHQIPTAREVE NUK VOTUAN, DMTH SE PAKU NUK I BESOJNE E NUK E DUAN EDVININ, I BIE QE KY KA MARRE GJYSMEN E 41 PERQINDESHIT, 20.5 PERQIND!!! ME 20.5 PERQIND TE VOTAVE (DHE KETO ME PRESION BLERJE ETJ) KERKON TE RRENOJE SHQIPTSRET E SHQIPERINE?! HARROJE! KOHA TE IKESH ME TURRAVRAP!!!!
Une jam dakort me Ramen,po me lind pytja.po ne surrel kush eshte zaptusi? Me sa kuptoj ky ka humbur ne boten e vet e nuk e njeh realitetin Shqiptar,ben gallate se nuk ka opozite,ne do kishim 50% opozite ky me kohe do ishte ne burg.
Nje i semire i madh: Eshte piketidht ky qe ka zaptuar dhe mban ne menyre te paligjeshme karrigen me te larte te ketij vendi, duke i renusr historine atij.
Mund te thuash cfare te kesh qejf dhe une do te jap te drejte, por te fitosh nje maxhorance absolute e ta akuzosh se qenka I paligjshem, kjo do te thote se jeni I semure rende prej mikrobit berishizem
Pa u liruar tokat e zanuna nga shpellarët, dhe shembur godinat e jashteligjshme pa leje , nuk mund te vendoset rregulli. Një bravo e madhe nëse do shërohet kjo plagë e qelbur.
JO prishje selektive, por te prishen te gjithe atyre qe kane zene trotuaret, lulishtet dhe oborret e pallateve. Shko ne rrugen e Don Boskos, sa hyn lokale qe kane zene hapesirat publike, si lokal Artisti, lokal Famed e te tjere me radhe, ne brendesi te lagjes rruga Eshref Frasheri lokalez tek pallati Market Viva, apo ne pjeset e brendshme te pallateve, ku nuk kalon dot me nje karroce.????!! Nderhy zoti kryeminister, se policia bashkiake fle gjume. Policia bashkiake merret me nje fshatar qe shet dy kokrra veze e nje tufe spinaq e nuk merret me tregetaret qe kane nxjerr tezgat deri ne rruge. Liro hapesirat e do kesh bekimin e besimin e shumices, lere minorancen ne hallin e xhepave te vet.
Shumicen do ta shikoj ne zgjedhjet bashkiake se kush eshte.Para se ti coj askavatorin te na tregoj se kush dha leje per tu bere,keto fakte qe jep sionisti nuk jan bere per nje dite.
O Rame, coi ata cunat ke fillimi i Rruges "Siri Kodra" ke ai hoteli Diamonti Zi, ke dy krah aty pa tretuar, aty perpara gjymes meter trotuar i pjerret, ke fryk se te rreshqet koma sidomos kur bie shi, hudhi i vrap ata xhikalozat e IKMT, se i bo sevap miletit.
Zoti K/minister ! .......Shume bukur lirimi i nga ndertimet pa leje rreth pllateve te reja,.......Poooor ne sheshet rreth pallateve te ndertuara sipas studimeve urbanistike para viteve 90-te ku eshte bere hataja, si do behet............Nen arsyen e Ligjit te legalizimeve eshte abuzuar dhe eshte bere HATAJA...........Shume abuzues kane ndertuar nga nje kasolle, e kane mbuluar me llamarina te kuqe qe te duket ne ortofoto me qellim legalizimi. Po te sjell vetem nje shembull per Lalez: .......Hap gogle dhe shiko diku matane lakalit "Fish" tek pallatet djathtas rruges per ne drejtim te veriut, tek lokali me palma "Insifa", do shofesh nje seri kasollesh me blloqe te mbuluara me llamarina (rreth 8 ose 10), te ngritura ne vije te drejte, disa prej te cilave sot edhe mund te mos ekzistojne. KUSH KA QENE, APO KUSH ESHTE NDERTIMI I TYRE, VEC TE DALIT NE FOTOGRAFIM AJROR PER LEGALIZIM ? Eshte veshtire te luftosh me korrupsionin.