Shembjet e objekteve pa leje në Theth, Rama: S’bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike! Pse në sezon? Kryeministri: S’kemi për të pritur

14 Korrik 2025, 09:00Politika TEMA
Shembjet e objekteve pa leje në Theth, Rama: S’bëhet fjalë

Gjatë takimit që është duke u zhvilluar, Kryeministri Rama u shpreh se s’bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike në Theth.

Rama më tej iu përgjigj edhe pyetjeve pse tani gjatë sezonit turistik, duke shtuar se nuk kemi kohë për të pritur.

Rama: Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të ngritur resorte turistike. Të gjitha teoritë janë për të ardhur keq, Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që shfaqen në ekran, por janë një grusht njerëzish që nuk janë lidhje me këtë histori.

Do ti mbështesim të gjithë njerëzit që kanë prona në male dhe tu drejtohen institucioneve përkatëse për të marrë leje.

Teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, në zonën e bregdetit. Në bregdet ka pasur goditje dhe prishje të ndërtimeve të ashtuquajturve oligarkë, ka pasur edhe gjoba të rënda për shkelje të ndërtimeve.

3 Komente

  1. s
    sapa

    Tani u kujtove?Dhe pse vetem Thethi eshte keshtu?eshte gjithe shqiperia!Shtet aksjonesh,prandaj eshte vendi rrumpalle se dike e lejon dike e prish,dikujt i thua paguaj kaq dhe mbaje!Ske shans te besh shtet kur ka diferencime!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Shume mire qe nderhyve. Por pse nuk behen planet vendore. Kjo vjen ere.

      Përgjigjjuni
      1. E
        ERTV

        Eh merr artist, pikturist, autogolist! Të gjeti si Saleh-u. Nuk u ngopët me vjedh. Shtet rrumpallë. Rilindje - Hajdute. Ti Edi (Ali) Baba !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje