VIDEO/ “Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala bën premtimin e parë si ministre: Sfida ime që do ta përballojmë si skuadër

20 Shtator 2025, 10:45Politika TEMA
VIDEO/ “Rimbursim i plotë i barnave onkologjike”, Evis Sala
 

Ministrja e re e Shëndetësisë Evis Sala në prezantimin e saj në këtë detyrë, bëri premtimin e parë si titullare e dikasterit, për rimbursimin e plotë të barnave për pacientët me tumor.

Sala tha se kjo është sfidë jo vetëm si mjekë që ka nisur punën për herë të parë në spitalin onkologjik në QSUT, por sfidë dhe për të gjithë karrierën e saj në këtë fushë.

“Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Kjo është dhe një sfidë personale për mua, pasi unë kam nisur këtu, është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime.

Mendoj se është dicka e bëshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë”, tha ministrja Sala.

"Për mua është ditë emocionuese, në planin personal kthehem në vendin ku kam studiuar. Pashë ndryshime të strukturës dhe i thashë vetes se është më mirë se në spitalet ku kam punuar.

Jam e vetëdijshme është sfidë e madhe por ata që më njoin që kamdëshirë për të përballuar sfidat, por i kam përballur me ekip, skuadër. Kur ata janë të suksesshëm, dhe shefi është.

Duhet bërë shumë ndryshime, duhet njohur ajo punë që është bërë., mund të kesh strukturë të mirë po nuk pate menaxhim performance ëhstë e ulët.

Unë do fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të onkologjikut.kjo është dhe një personale pr mua, unë kam nisur këtu, sfidë e detyrës dhe karrierës sime.

Është e bëshme dhe përputjhet me vizionin e qeverisë.

Shërbimi parësor dhe diagnostikues, nuk mudn të ngarkosh spitalet, me një diagnostikim të shpejtë shmang fluksin në spitale. Me inteligjencë artificiale mund të arrijmë. Ne jemi kreativë të mencur ndaj ska pse mos të përdorim burimet tona.

Lidhet me diagnostikën dhe digjitalizimi i gjithë sistemit spitalor.

Në spitale do organizojmë ekipet për ofrimin e shërbimeve në shërbim publik.

Duhet të mbyllim rrjedhjen e mjekëve jashtë. Nuk është se ka vlerësime më shumë jahstë. Kam pasion për ristruktimin dhe dhënin e leksionit për brezin e ri.

Asnjë gjë nuk bëhe tvetëm, këtij oqeani të madh që i jam futur do i futemi të gjithë bashkë, nuk është aq e ëvshtirë nëse bashkoheni me vizionin tim." - u shpreh Sala.

9 Komente

  1. L
    Lakja

    Hajt të prift Ziti edhe e mbara mi zonje

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Ju urojme pune te mbare dhe suksese per ndryshimet qe do tendodhin , shpresojme shume

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tellalli

        Suksese zonja ministre , që le Romën për vëndin tënd !

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar

          Bravo.........Nje atdhetare,.....Një shkencëtare, ........Një akademike por duhet të jemi edhe publiku qytetar që ta mbështesim pa kufi një profesioniste të tillë..........Askush nuk mund tja dali vetëm pa mbështetjen e pastër të kolegëve dhe të publikut.........Këtu do duket se sa jemi ndërgjegjësuar si shoqëri.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replike

            Jo zoti qytetar duhet te jete kerkesa e llogarise dhe kontrollet e forta atehere disiplinohet shendetesia ?Ministrja duhet te jape shembullin e saj te jete pasqyre e paster ku te shihen te gjithe punonjesit qe ka nenvete ,pastaj me radhe qe nga drejtorat e deri ke sanitarja nuk duhet te mungoj kerkesa e llogarise plus kontrollet e njepasnjeshme ?Mos te bej ate thenien : Beni si them une e mos beni si bej une ? Nga ketu fillone e keqja qe po e vuajme qe pas 90-tes

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nje punonjes shendetesie i vjeter

            Moj doktoresh : A e di ti sa halle ka shendetesia sot , nuk ma do mendja ta dish se ke jetuar jasht ? Ashtu eshte , Onkologjiku eshte pika me e dhimbeshme ? Por para se te diagnostkohesh per ate semundje eshte nje ruge e gjate dhe e mundimeshme si rjedhoj semundja perparon deri sa arijne pacientet tek ty qe e paske profilin tend dhe njekohesisht je dhe ministre ? Ne do te japesh tamam ndihme duhet te jesh nje mjeke ose kryemjeke ke Onkologjiku dhe jo te maresh me pune politike se ministri i shendetesise pa tjeter qe do te jete i angazhuar edhe me politiken nuk te ka mare kot Rama , nga karikja nuk drejtohen dot pacientet e Onkologjikut i cili eshte nje sektor delikat dhe Do pergjegjesi dhe HUMANIZEM ? E njof mire shendetesine se jam e vjeter ne kete profesion por nuk mund te krahasosh sherbimin shendetesor te kohes se monizmit me kete te sotmin “modern “jane shume larg sherbimit dhe humanizmit te asaj kohe ishim 8 ore pune dhe jo ne kafene apo te shifnim pacientet si monedha , nuk njifesh bakshishi pas 90-tes mbiu e deri me sot prandaj ka hyre e keqja thelle nuk eshte kollaj eshte bere semundje kronike keto 35 vjet , pa para smer shebim pale operacione edhe per ne qe jemi pionieret e shendetesise na thone pa pike turpi “na ishte nje here “ ????

            Përgjigjjuni
            1. N
              Një qytetare.

              Shpresojmë të bëni më të mirën për ne njerëzit e zakonshëm. Nuk e duam mjekësinë falas se është një budallallëk të cilin po e paguajmë përditë nën dorë tek mjekët që na mjekojnë. Jemi gati t'i paguajmë shtetit me shifra të shpallura nëpër spitale. Të dimë sa bën shërbimi dhe të mos merremi me gjakpirësit.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Soni

                Ne Afrike ke punuar qe pe strukture me te mire ne Shqiperi?Shiko bej tualete per te semuret te pakten e shto informieret se ilacet prape vete do I blejne dhe dicka vendos defrebilatore ne ambulanat e urgjences nuk kane asgje brenda. Po ikin njerezit si pula .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pacienti

                  E nga na i gjen o Rame keta lloj “shkencetaresh “ ? E ndigjova vidion me vjen keq , nuk premton dot per ato qe flet : kolloqithra me rigon thot populli , kur I ja te sheron , edhe kjo ..!!!!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje