Belinda Balluku publikon foton: Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës

19 Shtator 2025, 17:12Politika TEMA
Belinda Balluku publikon foton: Kanë kaluar më shumë se 21 vite

Zëvendëskryeministrja dhe njëhershëm ministre e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndarë një fotografi zyrtare krah kryeministrit Edi Rama dhe ka zgjedhur të shkruar disa rreshta, si rrallëherë. Shënimi lidhet me besimin e saj në postin aktual edhe në këtë mandat të ri.

Balluku thotë se kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur ajo iu bashkua skuadrës së Edi Ramës, duke shprehur mirënjohjen për mundësinë që i ka dhënë për të vazhduar detyrën si pjesë e ekipit qeverisës.

"Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve", shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i Plotë

Kanë kaluar më shumë se 21 vite nga dita kur iu bashkova skuadrës së Edi Ramës.

Jo rrallë kthehem pas për të kujtuar gjithçka është bërë, jo rrallë mendoj se sa shumë sprova e sfida kemi kaluar në këto dekada, jo rrallë më kujtohen ngjarjet që ndryshuan thelbësisht qasjen e Partisë Socialiste dhe vizionin politik për vendin, por ajo çka ka mbetur e pandryshuar, është forca lëvizëse, pasioni dhe vizioni i Edi Ramës, për të ndryshuar këtë vend në çdo nivel, e për të rendur më shpejt drejt Europës dhe së ardhmes. 

Jam thellësisht mirënjohëse Kryeministrit Rama për besimin dhe mundësisë që më dha, për të vazhduar detyrën time si pjesë e ekipit qeverisës. Nuk e kam parë kurrë ftohtë si një punë detyrën time, por si mision për të vënë qoftë një gur në themelet e një shteti që lulëzoi nga gërmadhat e tranzicionit dhe mori formën e talentit dhe dëshirës së Edi Ramës për të na bërë krenar për vendin e shqipeve.

Uroj suksese të gjithë kolegëve të mi dhe shpresoj fort që secili prej tyre të kontribuojë me më të mirën e tij në këtë rrugëtim sfidues drejt Europës.

9 Komente

  1. A
    Arla

    Je bere hajdutja me e madhe ne historine e Shqiperise. Ne mos sot apo neser, do te vije koha te shkosh aty ku e ke vendin. Edhe Lali Eri kujtonte se nuk do shkonte asnjehere, por shikoje se ku eshte tani.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patronazhisteve cekic ballit

      Ah pika juve qe besoni ne ndeshkueshmerine e politikaneve ne Shqiperi. Asnje lek i sekuestruar. Asnje denim deri tani. Bejne disa muaj burg, gjoja ne hetim dhe dalin te paster si qelibari.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bela-ja e e-Dramës

      Po moj Belah po, Jo bashkove ti e jo se të morri ky në "ekip-harrem". A e mban mend kur organizoi Ben Tigrushi çarterin për Spanjë me gratë e administratës tuti frutti. Kishin ardhur dhe nja ca kokrra nga këta si puna e e-Dramës, Ben Tigrush-Lepurishit, Dhamjanosit nga Qeparo-isja, etj. Ti kishe marr dhe ish burrin gazetar. Dhe ky i gjati të thoshte "po ti moj ça e ke marr këtë k... me vete". Mirë se erdhe në harem Belah!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Thjesht i duhesh se je pune mbaruar e vizionit dhe projekteve te tij. I zbaton nuk e mendon dy here. Te ka lejuar te krijosh skuadren tende te cunave qe ju dhe poste ne.menyre qe mos frenohen projektet ne.koken e Rames. Shume syresh nuk e kane pranuar punen e skuadres tende nga frika e burgut per abuzime por ti nuk do tja dish. Por dardha e ka bishtin prapa e dashur.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Latif Dreqi

          Nuk e dinim ne kush ishte Beqir Balluku, nje mut muti...do thoshte sh.Enver

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cinxo

            Te mbaj mend dhe une. Ishe komplet si lope at'here. Te derdhej barku deri te gjunjet. Nashti na je bere si mis, me parate e shqiptareve. Po cer them une, Edhe Zdromsi i kishte dhembet lemeri. Nje te puthur te te jepte, e kishte te sigurte tetanozin. Nashti i shkelqejne si rruaza... Harram..

            Përgjigjjuni
            1. s
              socialisti i vertete

              Akuzen me te rende qe i ka bere ndokush Rames ja beri Bela e tij. Shteti-thote bela me siper-ne keto vite te qeverisjes rilindase mori formen e talentit dhe deshires se Rames. Pra ne keto vite sipas zv/kryeministres shteti nuk mori formen demokratike, formen ligjore dhe kushtetuese, formen e nje vendi qe aspiron per ne BE, formen e nje shteti qe punon per rritjen e mireqenies se qytetareve por formen e talentit dhe deshirave te Rames.Se cili eshte medemek talenti i Rames dihet, te beje zhgarravina dhe me parate e taksapaguesve dhe me fuqine qe i jep qenia si Kryeminister ti ekspozoje si piktura ndersa deshira e tij eshte qe Shqiperine ta ktheje ne nje tablo gjigande qe ta shkarravise .fakti eshte se deri ne keto momente ia ka arritur, prandaj nga kjo Shqiperi e shkarravitur sipas deshirave te Rames kane ikur mbi 1/3 e popullsise dhe gjate shkarravitjes se mandatit te katert hemoragjia njerzore do te vazhdoje deri sa ketu te mbeten vetem rilindasit dhe patronazhistet.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vlonjati

                Ju të mësipërmit , a u ngopet së ngrëni m.t ? Meqënëse hëngrët kaq shumë , do të shpërblehen, në vënd të Belinda Ballukut , do të vemë Albana Vokshin , ose Adriana Kalanë .

                Përgjigjjuni
                1. .
                  ......

                  KARMA do vije edhe per ty ,hajdute e pashkolle...

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje