Arben Ahmetaj akuzon SPAK për presion politik dhe manipulim provash: “Më duan në burg me çdo kusht”

19 Shtator 2025, 15:40Politika TEMA
Arben Ahmetaj akuzon SPAK për presion politik dhe manipulim provash:

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë sot për mediat një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, persekutim personal dhe familjar në lidhje me çështjen “Buka Sh.a”.

Ahmetaj akuzon prokurorinë se ka ndryshuar akuzat, ka fshehur prova dhe ka ndarë dosjen në mënyrë të njëanshme për të devijuar të vërtetën.

Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të sajuara dhe se me rivlerësimin e aseteve ka mbrojtur interesat e shtetit po aq sa të privatit.

"Të nderuar Gazetarë,

Këto dokumente që po ndaj me ju, do t’i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujtdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal, familjar po mbaj mbi supe.
Dokumentet që gjeni të atashuar në këtë email kanë të bëjnë me çështjen "Buka Sh.a" ku akuzohem për shpërdorim detyre.

Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrojtur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar t’i janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.

Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.
Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. "Është lapsus i imi..." deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. "Ta ngarkojmë këtij se e ka kthyer i madhi në target".

E dyta po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati Prokuror-Avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çështje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dali panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?

E treta, Prokurori në akuzë pretendon se s’kam zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori që vetë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, më akuzon mua për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pse në rastin tim kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti që aksionet në konsekuencë të rivlerësimit të pavarur të kryer nga vlerësues të pavarur, tregon se vlera e aseteve dhe aksioneve për këtë shkak është trefishuar rrëzon dhe këtë pretendim.
Dhe ky vlerësim është për të gjitha palët, shtetin dhe privatin, pra aksionet si të shtetit ashtu edhe të privatit janë trefishuar me rivlerësimin.
Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqëritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore?

Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Rmes.
Ku është parë, e në cilin ligj shkruhet që kur vlerësohet shtëpia metrat katrorë të kuzhinës vlerësohen me 200 lekë, ndërsa ato të dhomës së gjumit me 50 lekë.
Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë "Krimin" e domosdoshëm, se ju duhem në burg.

E katërta, shiheni gjuhën që përdor prokurori... Po të ishte i pavarur s’do bridhte rrugëve të Europës. Ku e gjen të drejtën të paragjykojë për prezencën apo mos prezencën time në sallën e gjyqit e cila është zgjedhje sovrane e çdo njeriu. Hajde Reformë në Drejtësi hajde... E mbani mend deklaratën për dosje voluminoze që as i lexon.

Në dokumentin në WeTransfer gjeni aktin e vlerësimit ku do të shihni çmimin e referencës për vlerësimin e.

Shpresoj që t’i lexoni këto dokumente e të nxirrni konkluzion vetë. E më tej, pyesni për kureshtje një vlerësues të pavarur tjetër se si bëhen këto vlerësime, e si rivlerësohet një Sh.a (shoqëri tregtare).

Nuk është se habitem me këtë gjë, që dikush e quan qesharake. Unë që e kam në kurriz e di mirë pse e kanë sajuar edhe këtë akuzë.
Fatkeqësisht një pjesë e juaja s’e keni ndarë kurrë qëndrimin tim me shikuesit apo lexuesit tuaj, po kjo është çështje që lidhet me interesat e mediave që ju drejtoni.
Ndjesë për këdo, po këto email-e kisha." - shkruan Ahmetaj.

 

Dokumenta bashkëngjitur

17 Komente

  1. S
    Spiro

    Po kur i luteshe Ramës "më perdor o shef" çfarë kishe ne mend? Te besh burgun si çeçua per vete dhe për shefin se po te mos ishit një tufe hajdutesh që vdisnit që t'u përdorte nuk do ju kish përdorur dot

    Përgjigjjuni
    1. 2
      22

      Spiro, Mos kurse persoryesin!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jeniceri

        Spiro! Ke te drejte te shprehesh ne kete menyre. Ky eshte parim ne leter e jo ne praktike qeverisese . E njeh mire ti shefin ? Te therret ne tavolin ,me pas te thot . Ha sa te duash ,por lere dhe per mua .Ne fund , kur behen llogarit ,te thote paguaj . Hengre shume pas krahve te mi .Ti ,me kete lloje shefi, cdo beje ? Nuk do ti pranoje tryezat e shefit ? Armik i partise. Bashkpuntor i Sali kriminelit dhe do humbisje gjithe sojin e sorollopin qe kishje punsuar ne vende te majme . Do shpetoje nga Rama por, jo nga te tute . Ja kete po vuaj dhe une nga kjo lloje politike shpellaresh . Nuk pranova formulen 1 3. Me degdisen e mu qepen mbas kembes deri sa te gjithe perfunduam pa pune . Tani me thuaj, kush nga trimat e Rames ,nuk i ka pelqyer loja e tij. Kane bere nga 1.5 ose 3 vite burg, por xhepin e kane plot . Ti ri e komento me mua e thua vete e kane fajin . Ahmetaj u tregua i zgjuar .Kerciti e iku e i thot Rames hajde te ballafaqohemi. Kete po bene dhe Veliaj. Sa do ja dalin ,kjo varet nga situatat qe do te vijne . Rama eshte ne shenjerster bashke me corben e tije qe kane gatuar kete lloje qeverisje korruptive . Ky fenomen nuk eshte rastesi, kur perseritet e perseritet disa here. .Do z'do ,o do hash paninen ose do pasurohesh ,me detyrim percaktim . Njesoj si loja e dominos,ku rregullat i vendos shefi .

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tan Legena jeni hajduda e Kriminela

        Kur ska Shtet kshtu asht o pill Motre ju qa jeni ne Parlament nje Mut jeni Ku asht Adradik Llalla ae kan denu ftyr Kalin pse nuk shkon iterpoli me kap tu u sjell tan diten neper Bare e Restorante si krajl

        Përgjigjjuni
        1. M
          Munika

          Lehja e ketij mafiozi nga skutat, rrefen sa poshte ka rene kjo hale drejtesie.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Poseidon

            HAJDE TA HASHE NGA AFER O MASHTUES..........QE GRATE TE KANE KEQPERDORUR KJO ESHTE E SIGURT KURSE EDHE TI NUK DEL DOT PALAGUR......PO HAJDE SE MEZI PO TE PRESIN TE FUSIN HURIN NE BYTHE ......POR KE THENE SE TE DO RAMA NE BURG......PO HAJDE DHE COJE TI RAMEN NE BURG PO PATE TE DHENA,POR JANE MASHTRIME TUAJAT NE BASHKEPUNIM ME SALIMUTIN.....

            Përgjigjjuni
            1. D
              DS

              Edhe Bences i kane rene ne qaf keta te Spak, njelloj si Erion Veliajt. Mos punojne per ndonje grup kundra popullit keta se sa ishin vetem per popullin mendonin

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emilia

                Jam shumë i lumtur të njoftoj se rreth 235,000.00 dollarë nga paratë e mia të humbura u gjetën dhe u kthyen. Nuk e dija se do të isha në gjendje të merrja mbrapsht paratë e mia tregtare pasi i investova nga një ndërmjetës dhe për nëntë muaj nuk më lejoi të hyja në llogarinë time tregtare. Jam mjaft i kënaqur që arrita t'i merrja paratë e mia mbrapsht pa asnjë problem. Do të doja të shpreh mirënjohjen time për AGJENCINË e njohur si TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM nëpërmjet Trustwavehackerstech @ Gmail com, e cila e ka vendosur veten si një eksperte e njohur në rikuperimin e opsioneve BINAR. A ju këshillon vazhdimisht menaxheri juaj i ndërmjetësit të bëni depozita të mëtejshme para se të kërkoni tërheqje? Nëse dëshironi të tërhiqni para nga llogaria juaj. Nëse jeni të hutuar se si të veproni, ata do t'ju tregojnë linjat e shoqatës që duhet të përdorni për të marrë mbrapsht paratë e vjedhura brenda një ore ose disa ditësh. Këto janë informacionet e tyre të kontaktit: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emilia

                  Jam shumë i lumtur të njoftoj se rreth 235,000.00 dollarë nga paratë e mia të humbura u gjetën dhe u kthyen. Nuk e dija se do të isha në gjendje të merrja mbrapsht paratë e mia tregtare pasi i investova nga një ndërmjetës dhe për nëntë muaj nuk më lejoi të hyja në llogarinë time tregtare. Jam mjaft i kënaqur që arrita t'i merrja paratë e mia mbrapsht pa asnjë problem. Do të doja të shpreh mirënjohjen time për AGJENCINË e njohur si TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM nëpërmjet Trustwavehackerstech @ Gmail com, e cila e ka vendosur veten si një eksperte e njohur në rikuperimin e opsioneve BINAR. A ju këshillon vazhdimisht menaxheri juaj i ndërmjetësit të bëni depozita të mëtejshme para se të kërkoni tërheqje? Nëse dëshironi të tërhiqni para nga llogaria juaj. Nëse jeni të hutuar se si të veproni, ata do t'ju tregojnë linjat e shoqatës që duhet të përdorni për të marrë mbrapsht paratë e vjedhura brenda një ore ose disa ditësh. Këto janë informacionet e tyre të kontaktit: Trustwavehackerstech2 @ gmail com

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fingjlli i mbuluar

                    Po qe duhesh ne burg ketu nuk ka asnje lloj dyshimi , po do te shkerdhejne edhe grate e dashnoret . Une qe po shkruaj vinja doren ne zjarr per ty more qelbesire po paske qene vertet i felliqur e kam shume frike qe do te vinoje dita te te shoh ne burg , ndyresire .

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      E pati mendjen me vehte ky jo si Velaj qe besoj tek gjoja drejtesia e cila u be aktor politik

                      Përgjigjjuni
                      1. r
                        ronny

                        Po jo o jevgjiti Tiger, mos u merakos se st duan per te plasur Brenda te Likja tja merrni ne goje njoni tjetrit,, te duan vetem per nje sqarim te Vogel, pse e rruan ti,, ti I pafajshem je, te gjithe e dime hehehenenenene... kurve lavire jevgjiti nje meter e 40 cm tani do kesh hyre edhe me shume ne uje kucke.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Loni

                          O xhuxhi jevgjit ben, o hajdut , o tiger I hajnise po burgu per ty eshte kamp pushimi , ti duhesh varur ne mes sheshit ore pusht. Dhe ben viktimem ti ore legen. I hope nga tubat e ajrimit Eurot , me cfar jeton ti ore parazit??? Mere dhe kokekalin llalla , luanin, e gerdecit dhe hajdeni paguani borxhin shqiptareve ju piratet e Shqiperise. Po aspaku po ju ndihmon mjaft.Dorezoni pasurite e vjedhura se keni nga 10 apartamente e shume prona.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tigri prej letre

                            Buf pulash ti je ne burge assilfrohen , sobre ndihmoje i Qimi Pekes o legen kazanesh. Kthehu beje burgun plehre

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Paco

                              Ahmet lumadhi benu me bejlerin si minorikar qe te shpetosh lekuren dhe shko ne tepelen puno coban deri sa te harrohen se Nuk shpetojne dote hajvan tepelene je bere me keq se berisha

                              Përgjigjjuni
                              1. U
                                Ushtari.

                                Kam pare e degjuar per njeres te peshtire por si kjo monster tamam lyrash i papare.Te dhjefsha mu ne parat qe ke e ne jeten " lluksoze" qe mund te besh kur te terheqin ca lyrash prej hunde dil sot ne inerviste dhe fol keto qe po te japim ne leter.He beno beso qe ndjehesh rehat kur te terheqin prej hunde me grepce qe edhe hundet nuk te lene ti fshish por qurrat ti lepish me gjuhe.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tigrone

                                  O ty te lumte o ben tigri, sta ha qeni shkopin jo, leku lek dhe e shijon ne zvicer, kembet e shpejta e faqa bardhe i thone nji llafi. Ti dole tamam tiger,jo si kta kotelet qe ua futi derrin e i mbylli mren naltmadhnia

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje