Nga Ylli Pata
Sot ne jemi gati një muaj pas mbylljes së zgjedhjeve të 11 majit, por rezultati zyrtar as ka në mend të dalë deri në fund të korrikut të paktën.
Kjo pasi përfaqësuesit e PD-së në KQZ, apo KAS, po shfrytëzojnë si “mëngjes suedez” të drejtën e rinumërimit në qarqet më të mëdha në vend.
Në fakt, edhe pse vonesë, nuk është dramë. Pasi bëhet një rimarrje me “redaktim” e votave të 11 majit, e rezultati del si ai “i ftohti” që dikur rrinte në shtypshkronjë si redaktor për të mos lënë gabimet gramatikore dhe kuptimore të gazetës.
Me një fjalë, sa herë hapen kutitë, aq më mirë është për transparencën në përgjithësi, për mediat nëse duan të shikojnë çfarë ka ndryshuar dhe si, por edhe për studentë e studiues të shkencave politike, që doktoraturat të mos i marrin vetëm nga youtube apo emisionet, por duke prekur me dorë realitetin politik shqiptar.
Ky realitet është një gjë krejt tjeter me atë që na japin pasqyrat mediatike. Përshembull me vitin 2009. Kur zgjedhjet sollën një rezultat shumë të ngushtë ndërmjet PS dhe PD. Ku gjithçka u zgjidh nga një deputet në Fier dhe në Berat. E PD, në atë kohë kishte dy pesha të rënda si drejtues politik: i ndjeri Sokol Olldashi në Fier e Genc Pollo në Berat.
PS, përkatësisht njerëzit e opozitës në KQZ kërkuan rinumërim në disa qendra votimi, jo në të gjithë këto dy qarqet. Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ë kohës, Arben Ristani, i cili më pas u zgjodh numri 2 i PD-së, nuk pranoi rihapjen e disa kutive.
Dhe të jemi të qartë nuk flitej për kuti të fletëve të votimit, po kuti të materialeve zgjedhore, të cilët përmbajnë listat e votuesve me firmat e tyre, numrat e letërnjoftimeve, si dhe shenjat e objektet e tjera që duhen ruajtur në arkivin e shtetit. Qoftë edhe si artefakte historike të një ngjarjen, që në realitet është thelbësore për zhvillimin politik të vendit.
Po ç’bëri Ben Ristani? I dogji materialet zgjedhore me ceremoni në lumin Erzen, si pasojë e një inati, apo mirë më thënë urdhëri të dalë nga damari i inatit, që e kap shpesh doktor Berishën.
I cili pak ditë më pas, u sfidua hapur në parlament nga kreu i opozitës në Kuvend. Që nuk ishte Edi Rama, pasi kreu i PS-së, ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në atë kohë, pra në 2009, dhe rolin kyç të liderit të opozitës e kishte Gramoz Ruçi.
I cili, me nje gjetje alla shqiptare sfidoi Sali Berishën kokë për kokë, por që ky i fundit i bishtnoi. Gramoz Ruçi, doli në podiumin e Kuvendit dhe tha: Sali, hap vetëm kutinë e materialeve zgjedhore të fshatit Ruzhdie në Fier. Po dolën letrat në rregull, unë jap dorëheqjen dhe largohem nga politika. Përndryshe; bëj transparencë në kërkesat e opozitës. Sali Berisha nuk foli, ose foli me gjuhën e zjarrit, që i vuri Ben Ristani materialeve zgjedhore.
Sinjal që nuk e ka dhënë asnjë pushtet në vendet postkomuniste të Ballkanit dhe të Lindjes. Ai zjarr nuk ishte thjeshte sinjal për opozitën, e cila kishte kaluar kohëra edhe më të frikshme me “doktorin” që Rama ka një ndajshtim tjetër elektoral, por për ndërkombëtarët. Që në të vërtetë nuk se e vranë shumë. Dhe Rama ua mbajti në xhep, e sot, i kujton Ruzhdien,
Para ca ditësh, Edi Rama nxorri një foto me një nga veteranët e CDU-së gjermane, i cili edhe sot është një lobist dhe mbështetës i Berishës. Përkatësisht ish-eurodeputeti Elmr Brok, i cili në 2009, ka qenë një aktor kyç në negociatat që më pas shkuan në darkën famëkeqe të Krokodilit. Që nuk prodhuan asgjë pasi Berisha urdhëroi Ristanin të aktivizojë operacionin”çakmaku”.
Mos harroni numerimin e fleteve te votimit nga prestigjatori A.Arvizu qe fuste tre flete dhe nxirrte nje.Saliu e ka modelin ndaj edhe sikur te mos mundet do rifilloje zhurmen e pafundeme deri ne ngordhjen e tij natyrale.Jo jane vjedhur,kemi konstatuar flete votimi te pavlefshme qe jane numeruar dhe perfudimisht deri ne zgjedhjet e ardheshme kjo muzike do te jete nese kerma do te jete gjalle. Kjo eshte peralla qe fatkeqesisht ky popull idiot nuk rri dot pa e pertypur.
Mos harroni numerimin e fleteve te votimit nga prestigjatori A.Arvizu qe fuste tre flete dhe nxirrte nje.Saliu e ka modelin ndaj edhe sikur te mos mundet do rifilloje zhurmen e pafundeme deri ne ngordhjen e tij natyrale.Jo jane vjedhur,kemi konstatuar flete votimi te pavlefshme qe jane numeruar dhe perfudimisht deri ne zgjedhjet e ardheshme kjo muzike do te jete nese kerma do te jete gjalle. Kjo eshte peralla qe fatkeqesisht ky popull idiot nuk rri dot pa e pertypur.
Thjesht Sali perbindshi ne 2009, qe te mos hidhemi tek 1996. Qe i vodhi hapur dhe pastaj perdori dhunen. Po ky monster shejtan perbindesh ne fund te dites ne qytetet kryesore te vendit nxorri dhjetra makina duke bere demonstrim per te vertetuar fitoren. U binin borive si te cmendur, qellonin me arme. Tmerr.
Edhe të grarët në bulevard ia hedhin Romës me gojën plot; edhe të copëtuarit në shpërthimin e gjakut - sot guxojnë dhe ia faturojnë Romës, duken të parë në syprovokues. Imagjino të kishin fituar!... Gjithë faji është i SPAK-ut!
saliu ky përbindësh,ky shpirtkatran,ky njeri i zi,ky antishqiptar i tërbuar,ky armik i votës së lirë,ky kriminel e vrasës gjaksor,ky hajdut e i korruptuar është një armik i betuar i kombit tonë.Ai i tërbuar nga humbja turpëruese ka filluar e llomotit nëpër Europë akuzat më monstruoze kundër vëndit të tij.A mendoni se ky njeri monstër duhet përkrahur apo duhet urryer?Sigurisht që shqiptarët e urrejnë me gjithë fuqinë e shpirtit këtë famëkeq,këtë qelbës që kudo që shkelë lë mbrapa erën e gjirizit.Mendoj se rinumërimi i kutive të votimit do ta nxjerr bllof këtë maskara.
Ylli,ai redaktori qe rrinte ne shtypshkronje quhej "i fresketi" dhe jo "i ftohti"...Sa per saktesim.
Mekatari Salhi Vuk Berisha do t‘i perjetoj i gjalle keto gjynahe
Mekatari Salhi Vuk Berisha do t‘i perjetoj i gjalle keto gjynahe
Mekatari Salhi Vuk Berisha do t‘i perjetoj i gjalle keto gjynahe
Berisha e dinte cfare kishte vjedhur ne Lezhe dhe cdo numrim ndryshonte fituesin e zgjedhjeve.
O doktor ca do besh tjeter pas rinumerimit e nuk ka per te dale gje.Eshte nje versjon i mundshem edhe ky.