Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS kërkon shtyrjen e seancës së 12 qershorit

9 Qershor 2025, 16:06Politika TEMA
Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS kërkon shtyrjen e

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me seancën e radhës plenare më 12 qershor.

Ndryshe nga sa është vendosur në Konferencën e Kryetarëve të datës 29 maj, mazhoranca ka kërkuar të mos ketë seance parlamentare ne 12 qershor.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi është shprehur se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën.

“Ti rruga e mbarë për atje ku do te jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit.

S’ka asnjë arsye te shtyhet seancën nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit”, u shpreh Bardhi.

1 Komente

  1. X
    Xeni

    Ik ore lolo, njeri pa personalitet, palaco bythe q..re.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje