Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë zyrtare në bazën ushtarake të NATO-s në Ādaži, Letoni, ku ndodhen të dislokuara edhe trupa nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Balla mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dy dëshmorëve të atdheut Major Klodian Tanushi dhe Nëntetar Zarife Hasanaj të rënë në krye të detyrës në një mision ndërkombëtar më 6 Maj 2019.
"Sakrifica e tyre është simbol i guximit dhe devotshmërisë së ushtarakëve shqiptarë, që shërbejnë me nder brenda dhe jashtë vendit.
Ata do të mbeten gjithmonë të paharruar për sakrificën e tyre. Edhe një herë, respekt dhe mirënjohje për secilin prej jush dhe për familjet tuaja, të cilat e ndjejnë më shumë sesa kushdo tjetër vështirësinë dhe sakrificën e detyrës ushtarake”, u tha Balla pjesëtarëve të misionit shqiptar.
Gjatë kësaj vizite të Ballës në cilësinë e Ministrit të Shtetit i cili është edhe pika kombëtare e kontaktit të NATO-s për Qëndrueshmërinë, shprehu krenarinë dhe mirënjohjen e thellë për kontributin e ushtarakëve shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm të Aleancës.
“Ju sjell përqafimin nga Shqipëria dhe mirënjohjen e qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar për kontributin tuaj këtu. Ju na nderoni me praninë tuaj në një mision të përbashkët të NATO-s, në një vend aleat si Letonia, me një pozicion tepër të rëndësishëm gjeostrategjik, sidomos në kushtet e reja të sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh ministri Balla gjatë fjalës së tij para trupave shqiptare në Ādaži.
Gjatë vizitës në bazë, ministri u takua me Shefin e Shtabit të Brigadës "MNBDE LVA", Brigada Shumëkombëshe në Letoni, Lejtenant Kolonel Philippe Tremblay, i cili i shprehu Ballës “vlerësimet më të larta për ushtarakët tanë dhe rolin e tyre profesional në këtë mision.”
“Shqipëria mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve të Aleancës për përshtatjen e Aleancës me realitetin e ri të sigurisë, duke përfshirë miratimin e planeve të detajuara për fuqizimin e mbrojtjes, si dhe zotimin e ri të investimeve në këtë fushë”, tha Balla.
Baza ushtarake Ādaži, një nga pikat kyçe të mbrojtjes së NATO-s në Balltik, strehon Brigadën Shumëkombëshe të Forcave të Përparuara të NATO-s (EFP), një strukturë e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë nga Rusia. Kjo brigadë përfshin trupa nga vende të ndryshme anëtare të NATO-s si Kanadaja, Danimarka, Spanja, Italia, Polonia, Sllovakia, Çekia, Shqipëria dhe të tjerë.
Toga Shqiptare e EOD-së në Letoni ka një rol të specializuar në asgjësimin e municioneve të pashpërthyera, minave dhe pajisjeve të improvizuara shpërthyese, duke kontribuar në sigurinë e përgjithshme të trupave dhe komunitetit përreth.
Vendosja e trupave shqiptare në një nga zonat më kritike të sigurisë në Evropë thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe besnikërinë ndaj vlerave të përbashkëta të Aleancës.
E pikë e zezë me këta hajdutë të fondeve publike. Shkon i biri i botës për të parë ndeshjen në Letoni dhe për të justifikuar paratë e udhëtimit takon nja 10 apo 12 ushtarë tanët në një bazë ushtarake të NATOS atje. Ballës, këtij rrugaçi të lindur, më sa i shkon mëndja tek trupat indiane n Kashmir, aq i shkon mëndja për trupat tanë në Letoni. Por të paktën t'u ketë kënduar ushtarve atë hitin "Kajrafilat përmbi supe" për t'i argëtuar.
hahahahaaaa shikoni ushtaret letoneze e shikoni barkderrat shqiptare hahahahaaaa. Edhe ushtarakllekur me para e mik e kini bere o Taulant ?
Eshte e disata here qe Balla shkon per te pare ndeshjen dhe me kete rast takon shqipot, sic beri ne Moldavi...
E paska te justifikuar bileten per ndeshjen . Nuk e dim , kur do shpetojme nga keta parazite.
E gjetet piken e zeze....po iken avioni we merr te pakten 50 veta...pse te mos shkoj
Ky nuk eshte Minister i Mbrojtjes, perse ka shkuar apo vk
balla dhe shume te tjere kane lidhje me sportin aq sa ka lidhje skenderbeu me internetin...duke shpikur takime vetem per te pare kombetaren dhe po ti thuash do thote ka qene e kobfirmuar shume me heret ,pi edhe datat e ndeshjeve jane te konfirmuara shume me heret mor fshatar muti kokcepsh