Rinumërimi në Fier, Martin Leka: Metodë e dështuar e Berishës, beteja e tij në funksion të karriges

9 Qershor 2025, 13:32Politika TEMA
Rinumërimi në Fier, Martin Leka: Metodë e dështuar e

Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave vendosi këtë të hënë për rinumërimin e të gjitha votave në qarkun e Fierit.

Analisti Martin Leka u shpreh se kreu i PD Sali Berisha e trajton partinë si një pronë private. Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti komentoi vendimin për rinumërim të votave në Fier, duke thënë se kjo nuk do të ndryshojë asgjë.

Leka i ka cilësuar si veprime të shëmtuara dhe të dështuara të Berishës.

“Është një strategji në vazhdën e zgjedhjeve, një metodë për të shtyrë sa të mundemi në kohë, apo për të bërë të mundur që militantët e PD për të krijuar idenë se zgjedhjet ishin farsë. Apo për të s’fumuar zërat e PD që kërkojnë që Berisha të zbatojë nenin e famshëm “Basha”.

Pra gjithë kjo është një metodë për ta shtyrë në kohë dhe të gjitha rrugës, do jenë beteja që zoti Berisha i ka në funksion të karriges së vet. Ne e kemi thënë që Berisha nuk largohet sepse ai gjithmonë nuk i njeh zgjedhjet”, tha ai.

Më tej nënvizoi se rinumërimi nuk do të sjellë asnjë ndryshim.

“Zgjedhjet nuk vidhen në qendrat e votimit, apo gjatë numërimit. Nëse ka probleme janë shumë përpara zgjedhjeve dhe nëse deri ditën e zgjedhjeve Berisha thoshte që do t’i fitojë, pra tregon diçka tjetër.

Unë mendoj që komisionerët i kanë firmosur të gjitha procesverbalet dhe janë edhe komisionerët e PD. Pra rinumërimi nuk ka asnjë vlerë reale, por ne këto do t’i shohim”, tha ai.

Këtë lëvizje, Leka e sheh si një lëvizje të Berishës për të mbajtur karrigen e tij.

“Kjo strategji nuk e ndihmon PD, por vetëm një njeri që është Berisha. Partia Demokratike është në nivele më të ulëta elektorale dhe të besimit. PD nëse nuk ndryshon kulturën e saj, të ashpërsisë, forcës, mungesës së debatit, të zbatimit të ligjeve të veta, nuk do sjellë asnjë ndryshim për PD.

Po institucionet brenda dhe jashtë vendit, KQZ, kolegjet nuk e kanë quajtur farsë. Por OSBE-ODHIR e thotë qartë edhe deklarata e DASH i ka përshëndetur këto zgjedhje”, tha mes të tjerash ai.

4 Komente

  1. V
    Vlonjati

    Nëse nga rinumërimi nuk ka ndryshim rezultatesh, atëherë këtyre dy anëtarëve pederast të PD TË PAGUAJNË të gjitha shpenzimet e ribëra. Këtyre dy anëtareve jy shkërdheftë Kina me libër shtëpie, se po na çmendin dhe po tallen me popullin mazhorancë. MASKARENJË BURRA JANË.

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Berisha kërkon nga faktori kohë të shtyjë shpalljen zyrtare të rezultatit të zgjedhjeve. Ndërkohë kërkon të krijojë përshtypjen psikologjike, me mbështetësit e listave të mbyllura, se nuk po kërkohet dorëheqja e tij.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Flitet qe vampiri me 7 koke i vicidolit do abdikoje para 1 korrikut per t'ja dorzuar foltoren krricit te faros me dy gishta lart.

        Përgjigjjuni
        1. f
          fjala

          Parlamenti duhet te miratoje ligjin qe ne rast se kerkesa per rinumerim nuk nxierr shkelje, te gjitha shpenzimet dhe pagat ti paguaj brenda 24 oreve personi qe kerkon rinumerim. Keshtu mos lejoni te terhiqet zvarre Shqiperia per bythen e nje hajduti kriminel Sali Shelqere berisha.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje