Rinumërimi për Fierin nis të hënën/ Kandidati i Lapajt kërkon një mandat të PS

29 Qershor 2025, 13:20Politika TEMA
Rinumërimi për Fierin nis të hënën/ Kandidati i Lapajt

Fundi i qershorit me rinumërimin e Tiranës nuk prodhoi asnjë lajm, përveçse tregoi se PD-së i ishin shtuar më shumë vota se çdo partie tjetër.

Ndërsa fillimi i korrikut, të paktën do të ketë një lajm, dhe në çdo rast ai do të ketë titullin Zegjine Caushi.

“Berisha: Ku është ajo Sara, ajo Zegjineja, ku është s’ka ardhur akoma.”

Hapja e 587 kutive të Fierit do të tregojë nëse ylli i fushatës së socialistëve në qarkun e dytë më të madh në vend, do të jetë apo jo në parlament.

Juristja 26-vjecare nga Roskoveci bëri bashkë Partinë Demokratike dhe Nismën Shqipëria Bëhet, për të tentuar për ti hequr mandatin asaj. Në fakt, Zegjineja e ka fituar betejën ndaj të dyjave, rivalitetin e vetëm e ka brenda listës.

Vetëm 64 vota e ndajnë nga kolegia e saj socialiste Maldrita Bardho, dhe në rast se provohet se Zegjinesë i janë shtuar më shumë se 64 vota nga komisionerët, atëherë ajo do të mbetet jashtë parlamentit.

Edhe gara tjetër është po brenda listës së PS. Kryetari  i degës, Ramion Kurti rrezikohet nga kolegu i tij Dhimitër Kruti, dhe pse diferenca mes tyre është 219 vota.

Por Partia Demokratike që kërkoi rinumërim në Fier, vetë është në qiell të hapur pasi për të fituar një mandate më shumë i duhen edhe 8500 vota, po aq sa i duhen Partisë Socialiste për të shkuar 13.

Shanset mes subjekteve politike i ka vetëm Nisma Shqipëria Bëhet se cila mori 5% të votave, por i duhen edhe 518 vota më shumë. Kandidati Azmer Duleviç i Adriatik Lapajt, shpreson të rikuperojë të paktën 1 votë për çdo kuti të Fierit, e mjafton që PS të mos fitojë më shumë vota, dhe mandati i përket atij. Por edhe në këtë rast, mandatin nga PS nuk e humbet Zegjine Caushi.  Për shkak të kuotës gjinore e humbet kandidati mashkull më pak i votuar, në këtë rast Ramion Kurti.

Më i shqetësuari nga të gjithë për rinumërimin në Fier duket drejtuesi politik demokrat Gaz Bardhi. Halli i parë, është certifikimi i humbjes më madhështore të PD në Fier ndër vite. Halli i dytë është Zegjineja. Por ajo e siguron se do të jenë bashkë në shtator në parlament, sepse e kërkon doktori i madh.

“Mendon SaliZiu e me kërkon në parlament, ku është ajo Zegjineja. Ku është ta hekurosë njëherë Gazin, më kërkon mua. Është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu. Do ndihmë nga unë.”/abcnews.al

3 Komente

  1. M
    Munika

    Ne Fier do qelben edhe me keq se ne Tirane. Fieri nuk e qas gjekund fashizmin berishist

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nul Moka

      Në Fier PS të ketë kandidat, gomarin ( kafshën) dhe PD të vendosë përballë gomarit Albanën, mbesën e Bijes, fiton gomari..... . Sepse këta të PD, ( shih Luanin) që i duket vetja luan, nuk është veçse një krriç gomari.

      Përgjigjjuni
    2. v
      vili

      Ahaaaa kandidati i Lapanjozit hajdut....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje