“Një makinë e prishur në semafor që ndalon qarkullimin” - Kështu e përshkruan analisti Fitim Zekthi, Partinë Demokratike të pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Në një intervistë për TemA, Zekthi analizon zhvillimet brenda PD-së, duke theksuar ndër të tjera se Partia Demokratike ka devijuar thellësisht nga vlerat që pretendoi të mishëronte në fillesat e saj. Sipas tij, PD sot është e mbërthyer nga një frymë konspiracioniste që pasqyron një krizë të thellë identitare dhe intelektuale.
Goditja fatale e partisë, sipas Zekthit, ndodhi në periudhën 2008–2009, me ndryshimet kushtetuese, por edhe alencën me LSI-në e Ilir Metës. Ai e cilëson si degradim institucional dhe korruptim të elitave, faktorë të cilët sipas tij, e deformuan misionin fillestar të PD-së.
Ai analizon rrugën përmes së cilës PD përfundoi në këtë krizë, duke e përcaktuar atë si rezultat të një procesi të gjatë, ku një elitë e pandryshuar me mendësi bolshevike, e trashëguar që nga fillesat e pluralizmit, mbeti në drejtim të partisë, pa reflektim apo ndryshim të brendshëm.
Momenti i “non-gratës” për Sali Berishën, sipas Zekthit, nuk solli ndarje për arsye morale apo ideologjike, por zbuloi betejën e fshehtë mes dy kampeve brenda po së njëjtës elitë të kalbur.
Historia e përplasjes me leva dhe tulla brenda PD-së, që ai e quan qesharake dhe të pashembullt edhe për vende si Burkina Faso, tregon degradimin e skajshëm të kulturës politike shqiptare. PD nuk është më e refuzuar nga shoqëria vetëm për shkak të individëve, por për shkak të tre tipareve që e bëjnë të papranueshme: mbyllja ndaj alternativave të reja, mospranimi i përgjegjësisë për të shkuarën dhe bashkëjetesa me një pushtet ekonomik e mediatik të përbashkët me rivalët e saj nominalë.
Në këtë realitet, media, krimi i organizuar dhe shoqëria civile shfaqen jo si faktorë kontrolli apo korrigjues, por si bashkëaktorë të kësaj marrëveshjeje të heshtur pushteti. Zekthi ngre pyetje serioze mbi rolin e intelektualëve dhe mbi arsyet pse një aleancë kaq e korruptuar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës është pranuar gjerësisht si “normalitet politik”.
Ai e përfundon me paralelen tronditëse: në asnjë vend të botës nuk ka një lider si Berisha me një karrierë kaq të gjatë e autoritare, përveç Kamerunit dhe Eritresë — një krahasim që fton për reflektim të thellë mbi mungesën e përballjes me të vërtetën që prej lindjes së PD-së.
Metafore e bukur P d ja nje makine e prishur ne semafor qe pengon qarkullimin
Pse e dini veten me mire se Burkina Faso ?
Eeej, pse je ti nga Burqina Faso, nuk do jemi të gjithë. UK flasim per familjen tende ketu. Flasim per shqipetarët. Bëju të fala andej nga Burqina.
Po mire ne e dime veten me mire se Burkina Faso, po ti ku e fut veten?? Apo sje shqiptar?
Popull ke shume te drejte. Elektorati e shikon PD tamam si ajo makina e prishur qe duhej te ishte bere skrap me kohe por qe ne fakt ka bllokuar qarkullimin ne semafor. Zenkthi mos fol me per 4 vjet sa te vine zgjedhjet e reja se i ke thene te gjitha.
Kjo rrangalla qe ka blokuar qarkullimin para fanarit, duhet hequr me cdo kusht, per te lejuar qarkullimin normal. Kjo detyre i ka mbet ne dore drejtesise e cila me ngurrimin disa vjecar vetem diskrediton veten.
Vala, respekte. Se çfarë "duhet", dihet Puna është kush e bën. Ti thua Drejtesia. Shumë dakord, por Drejtesia nga ky popull ka dalë. Problemi është se ai perseri merr vota. Ti thua "t'a heqë Drejtesia se ne nuk e heqim dot."
Jooo. Drejtesia nuk ka dale nga ne, por nga shalet e Argites.
...nuk ka qene kurre demokratike! Filloi e tille si deshire, por shpejte ngeli ne kurthin klanor te tropojaneve nga ku do dali vetem kur kreu i saj te paraqitet te shen Pjetri!
Une e due shuuumeeeee pooullin sidomos zagaret e mi .
Xenkthi rshte ne rrugen e duhur per tu futur ne klubin e frrokcupeve, sokolballeve,carlobolinove lorencvangjeleve, dritanhileve j e lepiresve te tjere te pushtetit. Si ka fytyren ka edhe shpirtin.
Ti ke numeruar nja 5 a 6 personazhe, Ke me te tjere?? Po te fillojme te numerojme berishistet kushedi sa del shifra. Te pakten 50 a 60
Z , ti je thjesht nje zagar i Berishes .
Fiks. Zagar është. Ka vene vetëm shkronjen e parë të emrit. Enveri kishte zagarët e tij. Edhe Rama Ka zagarët e tij. Ky është Zagar i Berishës. Por Zagari, zagar mbetet. Njesoj si ata fanatikët e Enverit që po t'ju shaje Enverin dhe Partinë i beje armik perjetë, edhe ky budalli, po të shash Saliun je armik. Ky mbaka edhe listën se kush shan Saliun.
Dakord more dakord por, sa kontribove Ty bukë shkalë në zgjedhjet e 11 Majit?! Po perse po qahesh tek Tema e Mero Gëlbazës…
Zoti Fitim, kuptoni, analizoni, se nuk eshte ceshtja te "degradimi" i PD. Jo. PD-ka lindur e degraduar qe ate dite kur e krijuan (ata qe e krijuan) me mision shtypjen e demokracise. Misioni i saj, lidershipi i saj, anetaresia e saj, bemat e saj, aspiratat e saj, ishin, qe ne themel, minat qe iu vune Shqiperise, duke i sjelle ne pushtet nje force fashiste si force e djathte. Nga ajo dite Shqiperia ka mbetur politikisht me nje krah te majte gjysmekomunist dhe me nje krah tjeter qe nuk eshte i djathte, por thjesht fashist. Nuk keni moral ta kuptoni, as guxim ta thoni?
Po mirë,more Fitim!Akoma nuk je bindur që PD e Sali Berishës është një bandë paramilitarësh në shërbim të një kufomë komuniste që ka marrë peng të djathtën shqiptare për interesa personale ??? Nuk është e vështirë t'a kuptosh,por ju ende keni frikë për t'ia hequr atij nga dora këtë armë dhe të çlironi të djathtën shqiptar nga horrat me hunj,leva,tulla shkallë...
shqiperise se vuajtur i je mangut edhe ti qe te besh rolin e mendimtarit te cmuar, nderkohe qe ne te vertete je nje frymor bosh, i drejtuar nga fryma allahiste si fondamentalist islamik qe je.
Zekthi ka kophe , qe mbetet opinionist i rralle dhe rezultativ . Ka kohe , qed ka asrritur nivelin e pjekurise mediatike . Te lumte Zekthi yne ! Zgalem
Z.Zekthi jep nje definicion qe duhej ta kishte nxierr shume kohe me pare.PD-ja,lindi si shprese per ndryshim por,ajo lindi e "vdekur".Hapi i pare i saj ishte si te shkateronte arritjet e vendit te nje periudhe gjysem shekullore.Mendimi i tyre,(PD-s) ishte thjesht nihilist.Levizjet e para te tyre ishin levizje "cartiste",kunder objekteve te prodhimit.Parulla shkateroni gjithecka se do ti bejme te reja me cekun e bardhe.Ku grupoheshin PD-istet kishte zjarr e shkrumb.Organizimi i zgjedhjeve te para shume partiake(me te mirat e zhvilluara) u gjakosen nga ata pa asnje arsye.Ndryshimi i programit per zgjedhjet e 1992-it tregoi se nuk ishin per DEMOKRACI por per nje neodiktature. Mbyllja e prodhimit,largimet masive nga puna,pervetesimi i objekteve ,trojeve (toke e xanun) dhe privatizimi pa asnje kriter ishin kazma e cdo gjeje.Ne krye te PD-s dolen njerezit me te keqinj te mundshem.Partia (PD-ja) ishte prone e nje njeriu qe me veprimet e tij ja kaloj per sektarizem edhe PP-s.Bemat e PD-s dhe njeshit te saj ,Sali Berisha,jane unikale dhe te pa perseriteshme.Per bemat e tyre ne keto 35-vite PD-ja duhet te shpallet e jashteligjeshme dhe kreret e saj duhet te perballen me drejtesin.Kush mendon e shpreson akoma tek PD-ja mendon jo drejte.Per te edhe ne muze si relike nuk duhet te kete vend.Per te vetem harese,sikur s'ka qene.
Fitim , pervec ndonje considerate te transmentuar prej ndonje te treti , bashke nuk Kemi ndonje njohje ... E megjithate une te njoh ... Eshte kenaqesi te lexosh analizat e tua perfekte dhe te begata me ide , brilante stilistikisht , me nje shqipe korrekte ... Shkurt keto analiza Jane tekste qe mbeshteten vetem Tek nje kryefjale : Argumenti . E megjithate , Jo vetem ju , Z. Fitim , por edhe te tjere te ketij niveli , nuk Po e thoni troc se S. Berisha eshte nje misionar ( kaq Po e thote dhe vete ai ) , I cili qe ne krye te heres , nuk punoi per ndryshimin , demokratizimin dhe prosperimin e ketij vendi , perkundrazi , sepse ai ishte misionar per tjeter gje , per shkaterrimin ose minimin sic na e thane Gringot Pertej oqeanit . Une e kuptoj Stephen tuaj : Ju I shmangeni teorive konspirative , si vjetersira te braktisura , produkt mendjesh defektoze , si gjera qe fyejne inteligjencen ne keto kohera moderrne ... Vec nuk duhet harruar se per komunistet cdo mjet , kur u sherben , eshte I mire . Pastaj konspiracioni eshte ne netyren e kesaj kolere. Pra , S. Berisha duhet trajtuar si misionar I se keqjes . Vitin 92 e prapa , paska qene nje loje ... Keshtu duhet trajtuar Berisha , ndryshe jemi duke i sherbyer .
Kjo shkaterrqe qe ka bllokuar rrugen , nuk eshte e rastesishme aty , sic e shikon KY shikon syri I Njeriut modern . Dhe Merua te heq dore nga censura .