Kuvendi kaloi 2.2 mln euro në llogaritë e ligjvënësve për 5 muaj, 730.000 € për karburant, dieta, telefon dhe qira

28 Qershor 2025, 16:40Politika TEMA
Kuvendi kaloi 2.2 mln euro në llogaritë e ligjvënësve

Nga Raziela Myslimaj 

Rreth 1.5 mln euro në 5 muaj janë shpenzuar për pagat mujore, dhe afro 730 mijë euro për shpenzime të tjera ekstra që deputetët pretendohet të kenë kryer në funksion të detyrës së tyre. Ajo çka vihet re më së shumti, është se rimbursimet më të mëdha deputetët i marrin për dieta dhe udhëtime brenda vendit, shuma që variojnë nga 78 deri në 150 mijë lekë të reja çdo muaj.

Në llogarinë e tyre të përmuajshme shtohen edhe shpenzimet e karburantit nga 30-40 mijë lekë. Hallet me popullin deputetët mesa duket i qajnë në telefon, pasi secili prej tyre merr çdo muaj rimbursim për shpenzimet telefonike 17 mijë lekë të reja. Të tjerë faturën për telefonin e kanë edhe më të shtrenjtë për shkak të detyrës dhe arrijnë në 20 mijë lekë të reja, si krerët e komisioneve Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Ina Zhupa, Jorida Tabaku, Zheni Gjergji etj.  I vetmi me shpenzime modeste në telefoni është Agron Gjekmarkaj, me shifra që variojnë nga 2 deri në 7 mijë lekë të reja.

Nga përfitimet ekstra, kanë hequr dorë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët jo vetëm për 5 muajt e parë të këtij viti, por që nga shtatori i 2024-ës, rezulton të kenë marrë zero rimbursime për dieta dhe udhëtime brenda vendit.

Listës së tyre i bashkohen edhe deputetët Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Pandeli Majko, Agron Çela e Etilda Gjonaj të cilët janë treguar modest me shpenzimet pa çuar në kuvend që nga shtatori, asnjë faturë hoteli, drekash e darkash, apo të tjera shpenzime.

Një pjesë tjetër të përfitimeve, mbi rrogën e përmuajshme deputetët e marrin si honorare për pjesëmarrjen në komisione. Çmimet e apartamenteve janë bërë të papërballueshme edhe për deputetët, pasi 21 prej tyre nuk arrijnë dot të blejnë një banesë në kryeqytetet dhe përfitojnë çdo muaj 35 mijë lekë rimbursim për qiranë. shqiptarja.com

8 Komente

  1. M
    Munika

    Nxirjani themelin ketij vendi, qe te mos e ngreje kurre koken.

    Përgjigjjuni
    1. e
      enveri nga kruja

      talleni sumën me kete milet turp madh para qyl. ky popull duhet te mos i votoje kurre keta llumra

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ujku Plak

        Te gjithe ata qe marrin Lek per te Paguar Qerat e Banesave, i kan Banesat e Veta.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          100 dhjeputete jan teper per kete vend

          Mutrat e kombit pasurohen vetem duke share e shpifur,prandaj zihen si qente per nje cope karrike,myslymi ka kaq kohe qe lehe,ilir alimahamutin zihet me te ndershmen haneme tabaku,gjekmuti siguroi milionat me lepirje e lista eshte e gjate per 140 mutrat e kombit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pleqtë që hanë vetëm dhallë

            Asnjë bllokim foltoreje, asnjë votë kundër, 140 vota pro, duartrokitje dhe përqafime. Pastaj ngrënie drekash me njeri tjetrin, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati i PD

              PËRSE MËRZITI SE SALI VIÇIDOLI PAGPI VETË 730000 EURO LAÇIVITËS,LATIFIT APO KAÇAVIDËS PËR TI HEQUR NON GRAFËN SALI KRIMINELIT DHE NUK JA ARRITI FOT PSIKOPATI.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labeati

                Z komentues ato perfirime u takojne me ligj dhe jo se jua jep maliqi.Pavaresisht se kush jane deputetet jane depute jane te zgjedhur dhe pjestare te organit me te larte shteteror legjislativit

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sam

                  Premtimi per Vkm e rritjes se pagave ne qershor nuk u mbajt. Degjenerojeni kete popull. E meriton . Dhe prape do ju votojne 100%. Kete e them me siguri te plote..pervec rastit te ndonje sulmi amerikan(Spak) ne PS.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje