Sherri te opozita e re": Lapaj e Shabani flasin për shkrirje dhe replikojnë me njëri-tjetrin

28 Qershor 2025, 15:26Politika TEMA

Sherri te opozita e re": Lapaj e Shabani flasin për shkrirje dhe

“Para zgjedhjeve ka pasur një qasje që mund të ndodhë edhe një kohezion, një shkrirje në një. Ngelet për t’u diskutuar, unë jam i hapur për të gjitha variantet”. 

Kjo deklaratë e kreut të Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj, duket se është rrufe në qiell të hapur për aleatët e tij në koalicion. 

Në një intervistë në A2, Endri Shabani, pohon se kjo gjë nuk është diskutuar ende, por thotë se Adriatik Lapaj është i lirë të rikthehet te Nisma Thurje, aty ku dhe e ka nisur aktivitetin politik. 

“Nisma Thurje ka qenë një organizatë e shoqërisë civile, që e kemi nisur bashkë me zotin Lapaj dhe aktorë të tjerë. Në 2021 ne u themeluam si parti dhe synojmë që të vijojmë si parti politike. 

Por, padyshim Adriatiku është i lirë në çdo kohë që të rikthehet te Nisma Thurje sepse në fund të fundit kjo është shtëpia e vet”, deklaroi Shabani.

Me përfundimin e zgjedhjeve, në vend të shkrirjes së dy partive në një, Shabani mendon se duhet të negociohet për vijimin e bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme si koalicion: “Koalicioni është ndërtuar për të qenë afatgjatë, por marrëveshja ka qenë deri në 11 maj dhe jemi duke u përpjekur që ta vazhdojmë bashkëpunimin mes Nismës Thurje, Shqipëria Bëhet dhe aktorëve të tjerë për zgjedhjet e ardhshme”.

Një çështje që vijon të mbetet pezull është ndarja e mandatit të Tiranës mes kandidatëve të Nisma Shqipëria Bëhet, por për Shabanin tashmë kjo mund të zgjidhet vetëm nga KQZ: 

“Është një proces që duhet parë nga KQZ, ne kemi pasur një angazhim që të gjithë ata që kanë qenë në listë të mbyllur do duhet të dorëzojnë dorëheqjet. Gjë që është bërë ditën e zgjedhjeve, janë depozituar në KQZ dhe i mbetet KQZ që të bëjë verifikimin e dokumentacionit e pastaj të kalojë te lista e hapur”. 

Sa i takon procesit të rinumërimit të votave në Tiranës që tashmë u përmbyll, kreu i Nisma Thurje nenvizon se kurrë nuk kanë pasur pretendime se votat mund të vidhen në kuti: “Kurrë nuk kemi pasur pretendime që votat që janë hedhur për ne të jenë modifikuar në kutinë e votimit. Rinumërimi konfirmoi këtë gjë”.

10 Komente

  1. s
    sapa

    Ja ben mire Arlind Qori qe nuk perzihet me asnje se e di se si jane!

    Përgjigjjuni
    1. o
      opozitat e sajuara jane te Deshtuara

      Opozita e re??? Aspak opozite nuk jane! Pasi i quajten ne nisje si "partite e reja" kerkojne ti bejne me zor dhe opozitare e kjo i ben ato vete me qesharake akoma.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhan Zhak

        Mut njeri e kak tjetri

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjimnazisti

          Lapaj,llapa,llapa! Shpejt te behet kryeminister se i iku mosha! Nuk behesh kryeminister ne moshen 62 vjecare. O zot,nga dalin, keta tipa?

          Përgjigjjuni
          1. M
            Miri

            Haha qëkur u bashkuan këta të dy kam thën “mbas zgjedhjeve këta të dy do tl bëhen çorap, pra jo do të grinden po do të bien çopa dhe si përfundim do të ndahen”. Ndryshimi midis tyre është shumë i madhe. Çkishe o Shabani që u bashkove me këtë skuth, ose nuk u bashkove me Arlindin?

            Përgjigjjuni
            1. j
              jak

              Sa budallenj votuan për këtë LAPANJZ...

              Përgjigjjuni
              1. Ρrushi

                Mur Këzia, mut Ballkëzia! Nuk janë liderë , janë të zakonshëm. Votuesit që i përkrahen dhe i votuan kanë njerëz të çoroditur çyrykë, të inatosur me partinë e vjetër. Kaq! Këta me kalimin e kohës shkrihen si kripa në ujë.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajani

                  Po zihen te ndajne therrimet, imagjino te kishin kafshata keta,,,,do shqyheshin me njeri tjetrin,,,,tik llapa vk

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jari N

                    Kësaj i thonë të bashkohen bashkë, Muti Kaka, po Tik Llapisti është hajdut Ordiner !

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      taku.

                      Adriatik Lapangjozi dhe Shaban Qosja po bejne si te rendesishem..harrojne qe jane bythelepires te Saliut dhe Likes................o ju marte muti shalet o halabake ...............nje mut keni per te mare te zgjedhjet e, ardheshme

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje