Begaj takim me anëtarë të komunitetit arbëresh në Kalabri: Jeni urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Italisë

28 Qershor 2025, 16:23Politika TEMA
Begaj takim me anëtarë të komunitetit arbëresh në

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.

“Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë, dy kombe që kanë rrënjë të përbashkëta, ideale të përbashkëta dhe një histori të gjatë, një histori të gjatë dashurie, miqësie dhe vëllazërie”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.

 

3 Komente

    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Nje Bayrom i piset turk ne Santa Caterina Albanese....!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site..... allah uakbar!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saliu me origjine nga Kosova

      Ky burre eshte largpames , as nje komb nuk ka nxjerre kesi presidenti , ky ja u dhjet te gjithe Presidentve dhe Kryeministrave bile edhe Amerikes dhe Japonise, ku i gjen keto fjale si nuk i shkonte mendja as nje njeriu mbi toke e krahasuar me inteligjencen artificiale, perfundimisht jashte tokesor

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje