Rrëfehet Endri Shabani: Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn

7 Shkurt 2026, 18:20Politika TEMA
Rrëfehet Endri Shabani: Puthja simbolike për deputetët dhe

Në një intervistë ekskluzive për Inside Albania me Alice Taylor në Euronews, Endri Shabani, sqaroi momentet e diskutueshme të zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit, përfshirë puthjen që iu dha deputetëve gjatë ceremonisë po ashtu dhe përplasjen me Adriatik Lapajn.

Edhe pse shumica mbështeti kandidaturën e tij në fund, Shabani thekson se pa firmat e deputetëve të opozitës ai nuk do të kishte qenë kurrë kandidat. Ky moment, sipas tij, reflekton pavarësinë institucionale dhe profesionalizmin që kërkohet për të ushtruar këtë detyrë.

“Pa mbështetjen e deputetëve të opozitës, kurrë nuk do të isha kandidat. Ky është një institucion dhe dua ta depersonalizoj. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo një person, ne duhet t’i shërbejmë të gjithëve njësoj”, thotë ai.

Një nga momentet më të komentuar ishte puthja simbolike që Shabani i dha deputetëve gjatë ceremonisë së zgjedhjes së tij, një veprim që u shoqërua me debate në media dhe rrjetet sociale.

“Isha shumë i stresuar. Ishte një moment që askush nuk e meritonte. Duhej të ishte një ceremoni dhe unë isha përgatitur të mbaja një fjalim, por u zhvillua kaos. Kishte tym, ata godisnin me shishe dhe ujë dhe gjëra të tjera. Pra, unë po përpiqesha ti qetësoja të gjithëve dhe puthja ishte një mënyrë instinktive për ta bërë këtë”, shpjegoi Shabani, duke theksuar se veprimi ishte instinktiv dhe jo i planifikuar.

Në lidhje me përplasjen e tij me Adriatik Lapajn, Shabani sqaroi se diferencat lindën nga vizione të ndryshme për angazhimin politik dhe rrugët personale të karrierës.

“Ne kishim bashkëpunuar si aktivistë dhe kishim një histori të përbashkët, por pas disa dallimeve në vizion, u ndamë. Unë zgjodha të largohem nga aktiviteti politik dhe të fokusohem në detyrën time si Avokat i Popullit,” tha Shabani.

Ai theksoi se pavarësia dhe profesionalizmi janë parimet kryesore të punës së tij, duke e parë institucionin si një mekanizëm për të shërbyer të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pa dallime politike:

“Ky është një institucion dhe dua ta depersonalizoj. Nuk ka rëndësi nëse më pëlqen apo jo një person, ne duhet t’i shërbejmë të gjithëve njësoj,” shtoi Shabani.

5 Komente

  1. P
    PD ndryshoj mendim pēr legjitimitetin e Endri

    Si Lapaj dhe Shabani, nuk kanē emigruar, ndaj pjekuria tyre politike ēshtē jo bindēse. Zilja alarmit pēr Ballukun kishte rēnē dhe pa futjen e hundēs tē Lapaj.Sot PS bēn mir ti heq antarsin Ballukut, duke kthyer nē normalitet gjithē klasēn politike amator dhe profesionist.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laert

      Njeri i peshtire.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bake

        Shabe ha ate persheshin me dhalle dhe rri rehat nja 5 vjet, se ju nje MUT jeni si Ti Shabe, si Lapanjozi, si Kone Shehaj jeni pjese e NEVOJTORES se Salehut

        Përgjigjjuni
        1. E
          E di ti kush jam

          Ku e ke Panon o Endri apo e ka zene gripi?

          Përgjigjjuni
          1. a
            arvanitasi

            o shabani, une te kam share kot me pare njesoj si keta siper thjesht pa menduar fare, por per ty duhet treguar respekt se je i vetmi nga politikanet ne 35 vjet ne shqiperi qe ka ber doktorature ne oxford, kuse te te tjeret duke perfshir dhe Llapaj kane bere shkolle ne plepa dhe bathore, respekte

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje