“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

7 Shkurt 2026, 17:02Politika TEMA
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës:

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas vendimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët një ditë më parë nuk arritën të merrnin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Në analizë, Fuga thotë “unë nuk kam asnjë provë të them se gjykatësit janë marrë vesh me njëri tjetrin, duke u kthyer si quhen në “cooperating actors”, pra ta kenë bërë me llaf. Larg meje kjo hamendje djallëzore. Por që ky rezultat, si dikur ndeshjet me Kinën, i kënaq të gjithë në Gjykatë, kjo nuk ka diskutim”.

Reagimi i plotë i akademikut Fuga:

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe “game theorie” . Më ka bërë shumë përshtypje vendimi i fundit i gjykatës kushtetuese ku votimet e antarëve të saj ishin 4 me 4. Meqënëse kam disa kohë që merrem në thellësi me atë që quhet “game theorie”, një nga aplikimet më të fuqishme të teorive të probabilitetit, të psikologjisë dhe sociologjisë të aplikuar, mu duk shumë interesante ngjarja.

Nga pikëpamja e probabilitetit, mundësia për të mos patur këtë rezultat ishte 500 herë më i lartë në krahasim me atë që ngjarja të kishte si “pay off” rezultatin 4 me 4. E megjithatë ndodhi. Si e pabesueshme të ketë ndodhur rastësisht, por edhe mundet! Po aq sa është e mundur që një bisht cigareje i hedhur nga ballkoni të bjerë në tavllën e duhanit të kafenesë në trotuarin poshtë! Por, edhe ndodh!

Mu duke edhe si ndeshtjet e dikurshme midis kombëtare së futbollit të Kinës dhe të Shqipërisë që dilnin 6 me 6. Krejt sipas “game theorie”. Publiku kënaqej në gola, ndeshja dilte në barazim si miqësia e pathyeshme kino-shqiptare, lojtarët shënonin, të gjithë palët e gjenin rezultatine tyre në një rezultat me lojë super mediokre. Pikë e përkryer ekuilbri.

“Game theorie” zbatohet në poker, tenis, ekonomi, politikë, luftra, kudo. Edhe në politikë i keni parë ju partitë në vendet evropiane ku luhet lirshëm politika, si dalin votimet rrotë më rrotë në atë që quhet “game average”? Me dy ose tre përqind ndahen votat, deputetët, etj. Jo si te, ne s’ka probabilitet që na parashikon dot. Pra nëse njëra palë merr një anëtar gjykate, pala tjetër merr një edhe ajo, dy me dy, tre me tre, e kështu ekuilibri i jashtëm shfaqet në ekuilibrin e brendshëm. 4 me 4 qeveria me spakun. Ekulibër brenda dhe ekuilibër jashtë.

Unë nuk kam asnjë provë të them se gjyaktësit janë marrë vesh me njëri tjetrin, duke u kthyer si quhen në “cooperating actors”, pra ta kenë bërë me llaf. Larg meje kjo hamendje djallëzore. Por që ky rezultat, si dikur ndeshjet me Kinën, i kënaq të gjithë në Gjykatë, kjo nuk ka diskutim. Askush nuk mund të thotë se anëtari i gjykatës detyrohet. Ja pra, ca votojnë pro ca kundra, ç’a doni tani? Gjykata ka marrë një vendim, gabim ata jurista që thonë se nuk mori vendim. Kanë marrë juridikisht vendimin për të mos marrë vendim! Eshtë një vendim i mosvendimit, gjithsesi. Pra, ja kthen topin institucioneve që deshën ta bëjnë Gjykatën fushë beteje. Unë e kam thënë qysh në fillim: Kjo çështje ose hidhte në kosh reformën në drejtësi ose ribën qeverinë. Rrugë tjetër nuk ka.

Pse? Epo studjoni “game theorie” o analista! Cfarë të bënin gjykatësit? Të votonin për ankesën e Kryeministrit, atëhere sipas “game theorie” do t’i vinin shkelmin reformës në drejtësi, pra vetes së tyre. Ta votonin kundër? Atëhere do të dilnin kundër qeverisë që i ka vendosur aty, qoftë edhe nëpërmjet Kuvendit. Qeveria po i kërcënon se do ta shohi punën e tyre, tha një ish ministër jurist pardje. Në këtë rast hezitimesh të barabarta, game theorie ka teoremën e “minimax game”, që do të thotë se aktorët në lojë arrijnë vetëm barazimin mes tyre. Rezultatin mediokër të mesit. Nuk është çështje vullneti gjyqtarësh, është çështje probabiliteti dhe “rational choices”. Kjo, afatshkurtër. Po afatgjatë? Sikurse thotë një nga teoricienët e “game theorie”, afatgjatë të gjithë jemi të vdekur! Me një fjalë afatgjatë vetëm budallenjtë mendojnë! Sidomos jo politikanët që afatgjatë të gjithë do ta humbin pushtetin.

23 Komente

  1. N
    Njohes

    E bere corbe 'game theory Profesor,John von Neumann po leviz aty ku prehet.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ....

      Profesor, more vesh, Dash Sula paska qënë monument kulturor, mbrohet nga Tema. E shikon, profesor, që Tema nga dënglat e tua akademike nuk pjerdh fare, i lejon komentet, ajo trembet nga komentet për Kryekontrollirin e kryeministrisë, të madhin Dash Sula, që Naltmadhnia me Ferman të posaçëm e emëroi. Ndaj dhe Tema bllokoi komentet për këtë lajm të madh sepse ca leckamanë shkojnë e komentojnë kundër fermanit të Nalgjatësisë së tij Rama i Parë.

      Përgjigjjuni
      1. U
        U cudit

        Për një moment po mendoja! Ej zot, mos nuk e di mirë unë apo ta kem harruar “game theory! ????

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pikaaa!

        Shkrim për t'i hedhur lule vetes dhe për të treguar se sa me kulturë është!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ari

          Me qene akademiket si puna jote ore fuga dhe gjinushit vaj medet Shqiperia!

          Përgjigjjuni
          1. 7
            7×6=49..

            Mjere shqiperia me njerez si ty qe merr persiper te vleresosh Gjinushin...me siguri duhet te jesh me i zoti se matematicienet francez,prof e tije atje, se per ata ketu koleget e tije as qe behet fjale...besoj tabelen e shumezimit nuk e ngateron...idiot...

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nuk kemi gjukates qe duan atdheun

            Po pra nuk bene kompromis por....s kishin alternative tjeter per te vegjetuar si ariu polar....marrin paret dhjamosen I futin e nje travel ne Dubai dhe ...marin vendime...dmth nuk marrin fare....Kush I detyron xhanem te dalin me vendim....I kane lene pa kapistall.Keshtu eshte kur njerin me vese e le pa kapistall.Por a jane gjykatesit e gjykates kushtetuse aq profesionale e te ndricuar shpirterish sa te kullosin pa kapistall ? Kemi gjykates qe duan Saliun e sheqeres me shume se atdheun.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Plehra qe majmen me taksat tona

              Drejtesi simbas ligjit apo drejtesi me marreveshje,kur kjo behet ne shkallen me te larte,po me qytetarin e thjeshte cfare ndodh

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fadhi Badhiu

                Shkrim vari leshte . Qe je prof e i zgjuar , kete e dime , po e qe je ca rrotekari kete Ti nuk e di , prandaj duhet ta mesosh . Si prof i leshit nje mejtim , se kush ka te dfejte nuk na e the dijetar , po e le si ata e ato shurrat e kushtetueses . Rama duhet me pa tjeter te coje ne komisionin e Venecias e nese vjen tjeter vendim gjukata kushtetuese duhet te shkrihet urgjent .

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fadhi Badhiu

                  Shkrim vari leshte . Qe je prof e i zgjuar , kete e dime , po e qe je ca rrotekari kete Ti nuk e di , prandaj duhet ta mesosh . Si prof i leshit nje mejtim , se kush ka te dfejte nuk na e the dijetar , po e le si ata e ato shurrat e kushtetueses . Rama duhet me pa tjeter te coje ne komisionin e Venecias e nese vjen tjeter vendim gjukata kushtetuese duhet te shkrihet urgjent .

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pak nga të gjitha

                    Dmth ti do tę thuash janë marrë vesh që ta përshfaqin paaftësinë dhe padinjitetin e tyre publikisht. Pse nuk e thua troç por i bie nga Kina. Nqs me probalitet mundsia është e vogël do të thotë se janë marrë vesh si ish të korruptuar

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Ladi

                      Shume i trashe eshte dereziu. Mundesia qe rezultati te dale 4 me 4 eshte 20%. Mund te dale 8-0, 7-1, 6-2, 5-3;ose 4 me 4!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        ChatGPT

                        Mendo 8 monedha që hidhen ku secila bie kokë me propabilitet 50%. Probabiliteti që të bien ekzaktësisht 4 koka është 27.34%. Ky rezultat është 2.67 herë më pak i mundshëm se rezultati jo 4-4.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Moni

                          3 me 5, 2 me 6, 1 me 7 dhe 0 me 8

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Abazi

                          Per zbatimin e nje ligji te njejte dalin dy mendime te kunderta. Numri 8 pjestohet me 2 sepse po te ishin 9 gjyqtare do te kishin dale me tre mendime.. te kundra.Ja pra perse thone qe gjykatat tona jane mbushur me dosje stoku te pa marre me vendime.Populli duke pare se gjyqtaret vendosin per vendime te dyshimta shqipetaret bejne e apelime ne te gjitha shkallet e gjyqsorit sepse cdo shkalle pavarsishte se ligji eshte nje jepen vendime te ndryshme.Eshte kaq e vertete sepse ne matematike 5x2=10 per gjykatat tona bejne 8,6,9 dhe asnje here 10. ndaj dhe shume shqiptare bejne apelime se shkallet tona te gjyqsorit nuk japin drejtesi sipas ligjit por maliqit.Bejne apelim ne stratburg dhe gjejne drejtesi.Ne Shqiperi ngjyra e kuqe nuk eshte e kuqe por ne forma te tjera:e verdhe,e zeze , sipas verdhushkave qe derdhen ne gjykata.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Ilia

                            Vendimi tregon qe nuk ka gjyqësor. Mjere ne njerëzit e thjeshte qe kërkojmë drejtesi nga te pa drejte. Gjykata qe duhet te kete bura me koqe ka njerëz anonim.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Plaku

                              Pse nuk paska gjyqesor mo Ilia sufllaqexhiu, po udhëheqesi jot hajdut mburret qe blri reformë

                              Përgjigjjuni
                            2. L
                              Lea.mal.

                              Z. Artan, mendon që me këtë shkrim sqaron ndonjë njeri me mënd?! E ke kthyer mendimin tënd në një lojë fjalësh që kënaq vetveten, por që nuk e di se çfarë ndjen kur e mbaron.Kjo është të përdridhesh në fjalë duke e nisur shkrimin, por pa u kujdesur aspak për qëllimin e tij.Riktheju vetes për ta vlerësuar...

                              Përgjigjjuni
                              1. q
                                qazim

                                Tirr e tirr e asgje ne drite.Je nje pseudo or lumemadh qe nuk e ke shokun.Eshte kohe e humbur te lexosh shkrimet e tua koti.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  AZ

                                  Probabiliteti që në një komision prej 8 anëtarësh të ketë saktësisht 4 vota pro dhe 4 kundër, duke supozuar që secili anëtar voton rastësisht dhe në mënyrë të pavarur midis "pro" dhe "kundër" (me probabilitet të barabartë 1/2 për secilën opsion), është: P = C8/4 × (1/2× 2^8) = 70/256 ≈ ≈ 0,2734 = 27,34% Mundësia për të mos pasur këtë rezultat (4 me 4) është: (100 - 27,34) : 27,34 = 2,657≈ ≈2,7 herë më e madhe dhe jo 500 siç thotë "filozofi" Fuga që paska filluar tani të studiojë me thellësi teoritë e probabilitetit!!! Je shumë vonë për të mësuar teoritë e probabilitetit zoti Fuga!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    ChatGPT

                                    AZ, po konfirmon atë që shkrova më lart.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. 1
                                    123408098

                                    O akademik! nje fjale popullore thote : Rrethe e rreth mos u fut brenda se ti ha ujku te tera. Oh çpo na vjen per te vjelle, po ku do te kete studiuare valle ky akademik qe nuk merret veshe me popullin e tij edhe me gjuhen e tije pale ne gjuhe te tjera.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      John by John

                                      Desha te di:Perderisa janë 8 gjyqtarë, mundesia që te dali rezultati 4-4 nuk e mendonte kush? Patjetër po. Kjo duhej referuar paraprakisht pa dale me "vendim" përfundimtar. Kaq do mjaftonte.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje