Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

7 Shkurt 2026, 14:20Politika TEMA
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur

Një ditë pas vendimit pa konkluzion të Gjykatës Kushtetuese, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar me një koment kritik, ku vë në pikëpyetje seriozitetin, koherencën dhe integritetin e trupës aktuale gjykuese.

Në analizën e tij, Manjani e lidh bllokimin e vendimmarrjes kushtetuese me mungesën e plotësimit të gjykatës, personalizimin e vendimeve dhe dështimet strukturore të reformës në drejtësi, duke theksuar se zgjidhjet për këtë krizë nuk mund të vijnë as nga improvizimi dhe as nga lojërat mediatike, por nga politika dhe Parlamenti.

Postimi i Manjanit:

Tani, komenti im mbi vendimin pa vendim të kushtetueses është ky:

1. Gjykimi kushtetues është një proces serioz, madje nga më seriozët, që ndodh në një republikë kushtetuese. Ky seriozitet ka kohë që na mungon, ndaj dhe jemi në këtë kolaps llogjik. Trupës së sotme gjyqsore kushtetuese i mungon serioziteti, por edhe integriteti profesional. Mungesa e koherencës në vendimmarrje është prova e mungesës së seriozitetit dhe integritetit.

2. Gjykata Kushtetuese nuk mund të lihet e paplotësuar në numër, në mënyrë që vendimet e saj të varen nga humori i ditës së gjyqtarëve të veçantë, i mori apo jo pronat, apo bëri apo s'bëri sherr me gruan ai. Jo pa qëllim është bërë 9 numri i gjyqtarëve, pikërisht që të mos ketë vendime pa vendim. Numri tek i anëtarëve është një premisë që heq shumë mundësinë e bllokimit të vendimmarrjes. Prej një viti gjykata është me numër të paplotë anëtarësh dhe kjo është papërgjegjshmëri.
Në fakt që nga reforma e këtej na ka ndodhur që të kemi Gjykatë Kushtetuese të paplotësuar. Para reformës, ky problem nuk ekzistonte....

3. Si kudo, edhe në gjykimin kushtetues, gjërat nuk bazohen në parime por mbi persona. Për fat të keq mllefi i personit ndaj personit është në themel të vendimmarrjeve edhe në atë gjykatë.

4. Për të mirë apo për të keq, zgjidhjet në këtë vend duhet të vijnë nga nismat legjislative, pra nga Parlamenti dhe politika. Drejtësia është e pavarur por jo e paanëshme. Reforma nr. 1 tashmë duhet të jetë ndërtimi i gjykatës së paanëshme.

5. Teoritë e tjera me lojra dyfishe e me të veshur si partizanë që të duken si gjermanë, janë për të mbushur hapësirën mediatike por jo për të lexuar e kuptuar vendin ku jetojmë.

15 Komente

  1. P
    Propozo publikisht Ylli qe te ndricohet Rama

    Ylli vella, mos lexo komentuesit e brigades Zombi te sektit te Saliut dhe Argites. Vazhdo keshtu si ben, bravo. Eshte e udhes qe sot te propozosh publikisht hapat urgjente qe duhet te ndermare Rama e Parlamenti per te neutralizuar si fillim grushtin e shtetit qe drejtesia e re famekeqe, me GjK ne krye, ka filluar te zbatoje dites per diell. Dhe cfare duhet te beje Presidenca dhe Qeveria per te asgjesuar mundesine e pezullimit te nga detyra te Presidentit dhe Kryeministrit? A mos duhet shpallur nga Parlamenti sot gjendja e jashtezakonshme ne sistemin juridik? Cfare ligji konkret duhet te miratoje sot Parlamenti? A mundet Parlamenti te pezulloje Gjykaten Kushtetuese, dhe per cfare arsyesh, nese mundet? A mundet Parlamenti te pezulloje njeprokuror si Dumani apo Dado? A mundet Parlamenti ti kerkoje Sherbimit Sekret te dhena per prokurore, gjykates, pershire ata te Kushtetues, me dyshimin se mund te ketebprej tyre te implikuar me sherbimet sekrete Ruse, Serbe e Greke?

    Përgjigjjuni
    1. /
      //// Sali Ram (a) Berisha.../////

      Propozoj qe anetari i 9-te i Kushtetueses te behet Ylli ! Jurist i zoti , me KAR-akter , dikur zagar i Saliut dhe Metes , tashme zagar i Ajatollahut. Dmth eshte i balancuar se ka ngrene buke nga te dy krahet....te pakten ti gjejme nje vend pune stabel , qe mos na caje me koken me keto artikujt e tij qe jane si "lehje zagari" per te siguruar kocken e dites !!!

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jaho

        Ti flet me kompetence, duket qe e njeh. Ja paske provuar edhe KAR akterin... Bravo vazhdo keshtu o trim i xha jahos!

        Përgjigjjuni
    2. G
      Gjyka Tësi

      Nga do që ta kthesh, ligji është vetëm një. Prandaj, nëse katër gjykatës e njohin ligjin dhe e kanë respektuar atë, do të thotë që katër gjyqtarë të tjerë janë kot në atë gjykatë, sepse nuk e njohin ligjin, nuk e respektojnë dhe nuk marin vendime në përputhje me të............. Prandaj tani gjykata Kushtetuese duhet të mblidhet dhe të pushojë nga puna katër gjyqtarët që nuk e njohin ligjin........... . Kush janë këta katër...... . Gjykata duhet ti gjejë dhe të vendosë që ata të mos kenë vend në atë gjykatë.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1

        Te gjitha i kuptoj pervecse nje gje:Kush e pengon plotesimin e GJK.Ce pengon politiken qe 3 muaj para skadences se afatit te nje gjykatesi te caktohet zevendesi i tij si ne SHBA ne nendor zgjidhet presidenti,ne jenar fillon punen.Sic duket lojrat pas kuintave u shijojne politikaneve dhe tani ankohen se kemi vendim pa vendim.Mire e pesuan,vete jane fajtor

        Përgjigjjuni
        1. R
          Roçka I drejtesise

          pse mungon anetari I 9 I GJK,kush e ka fajin

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yll je

            Vendimi eshte NUL nuk ka vendim 4x4 dhe pse i 9 mungone ?....... Ose SPAK ka shkelur ligjin ose kryeministri ka shkelur ligjin....... Rama nuk duhet ta pranoje si vendim deri sa te gjendet antari 9 i kushtetueses . Duhet te largohen militante politike , Enkeled Alikaka dashnori i gjyqtares deklaron ne kazanet televizive qe Rama humbet....si mundet te qendrojne militant ne gjykate. Gjyqi duhet te perseritet me 9 antare dhe me nje trupe professionnelesh dhe jo me talibane partish. Shume sylesh nuk gjykojne fenomenin por meren me Ballukun , sa Balluk ka nderuar Rama si ministre sa i kemi harruar emrat . Rama te mbaje qendrim te prêre ndaj padrejtedise ose te largohet ......

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjyshja ka te drejte U rrofshin spaletat

              Kishin per te ndare djathin nga sapuni po gjykatesit e GjK nuk ishin te afte te benin dallimin.Keta do marin vendime fjala vjen per detin me Greqine? S dallojne djathin nga sapuni ...te pakten te binin dakort qe sapuni eshte djath eshte gabim po te pakten deshmojne qe ka nje logjike mendimi ligjor jo 3 milion sa shtetas ka vendi...Jo keta jane secili koke me vete ne interpretim. Gjyshja ime u pretend ne paqe thoshte keta me shkolle jane mecte paafte per te mare vendimet e jetes.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje ish naftetar

                Edhe të dihen emeat e gjyqtarëve asgjë nuk do të kuptojmë sepse nuk është marë vendim Kater gjyqtarë thonë: "gjysma e gotës është plot" dhe katër të tjerë: "gjysma e gotës është bosh". Një vërë në ujë. Kjo do të thotë se jemi me Gj K pa gjyqtarë ose me gjyqtarë analfabet funksionalë E drejta dhe e vërteta janë groposur

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fiks

                  Te lumte Manjani, objektiv, profesionist i paanshem qe i ve pikat mbi 'i'.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben

                    Ç'lidhje ka ky me seriozitetin?!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pak nga të gjitha

                      4 me 4 me mendim plotsisht në kundërshti pa nuaca tregon mungesën e naltë të profesionalizmit përgjegjshmërisë si gjygjtar kushtetues dhe moralit e dinjitetit qytetar. Këta duhet të largohen nga gjykata kushtetuese për gabim të rëndë në leximin e kushtetutës… paralemnti menjëherë duhet të bëjë ndërhyrje në nenin 242 të kodit penal duke preçizuar përveç personave të zgjedhur në çfardo funksioni zyrtar nuk pesullohen nga gjykata. Neni 103 duhet saktësuar pa ekivok që çdo gjygjtar analfabet apo boshlëqe gjuhsore mos e keqkuptojë Ndarjen e prokurorisë speciale nga gjykata speciale në të gjitha aspektet administrative e juridike Heqjen e detyrës se vetingut nga prokuroria e posaçme dhe lënien kte detyrë tek IL D shpër’darjen e KlGj e KLP si organe parazit pa asnjë vlerë. Zëvendësimin e vendeve vakant në gjykatën kushtetuese brenda një afzti kushtetues një mujor e ndryshime efikase pa ekivoke e hapësira për interpretime koti nga gjygjtar që nuk e zotrojnë mirë shqipen. Kësht ish të korruptuarit nuk do kenë shumë vend për abuzime korrupsion

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leka

                        Ky është një rast ideal për të provuar referendumin për të gjitha ndryshimet kushtetuese që duhen bërë, sepse ndryshimet në Kodin Penal bëhen edhe në Parlament.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sula

                          Urgjentisht duhet te mblidhet parlamenti per te konsideruar nul cdo vendim te Gjykates Kushtetuese ne kushtet e nr ÇIFT te gjyqetareve edhe per rastet kur rezultati te mos kete dale barazim. Per rastin konkret, edhe sikur GjK te kishte 100 gjyqtare, "pazarxhinjte" e gjykates do na e jepnin rezultatin 50:50 (!)

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            SHKËRDHITA

                            Keta jane gjykata kushtetuese e Shqiperise apo Greqise? Se ky, si puç zetoristo-fashistesh Graqir bejleresh duket…!!! Duan me patjeter te ndalojne hyrjen e Shqiperise ne B.E… !!!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje