Me tensione po shoqërohet seanca e sotme plenare e Kuvendit. Pasi opozita kërkoi që të futej në rend dite mocioni me debat në lidhje me reportazhin e RAI3, Kuvendi ka refuzuar kërkesën.
“Lironi foltoren të vijojmë me rendin e ditës”, tha Nikolla.
Pasi kërkesa e tyre u rrëzua opozita ka bllokuar foltoren, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes së Nikollës për të vijuar normalisht seancën, deputetët kanë qëndruar në këmbë e disa u kanë rënë tavolinave me grusht. Kjo ka bërë që seanca të ndërpritet për herë të tretë sot.
Haaa keta bien ne lojen e mazhorances , imagjinoni Bardha e Bythes perfaqeson foltore-nevojtore uuuurraaaaa