“Sakrifica e demokratëve nuk mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu” - Basha i përgjigjet komentuesit

29 Prill 2025, 19:21Politika TEMA
“Sakrifica e demokratëve nuk mund të përdoret për

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve. 

Ndër komentuesit, qytetari me emrin Lefter Nikolli ka theksuar se ndonëse është demokrat i përkushtuar, nuk do të votojë kurrë më për Ilir Metën.

Lefter Nikolli: Isha jam dhe do vdes demokrat, por vota ime dhe e familjes time kurrë më për Metën.

Basha: Lefter te kuptoj shumë mirë dhe e kuptoj vështirësinë në të cilën je gjendur shpesherë kur të është kërkuar vota në koalicion me Ilir Metën, i cili sot është në burg për korrupsion për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. 

Tani nuk është thjesht në koalicion, por është në listën e Sali Berishës, numri 1. Ndaj, ajo që ti thua dhe që ndjen është ajo që ndjejnë qindra, mijëra demokratë që i takoj, flas apo shkruhemi me ta në rrjete sociale e kudo. Dhe ashtu si qindra, mijëra, demokratë të tjerë, nuk mund të pranojnë kurrësesi që vota, sakrifica e tyre të shkojë për të nxjerrë nga burgu dhe për të bërë deputet Ilir Metën edhe ty po të them, e ke alternativën, e ke zgjedhjen ke mundësinë, voto numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. 

Çdo votë për koalicionin Euroatlantik do të prodhojë kandidatë, do të prodhojë deputetë të cilët e kanë provuar në kohët më të vështira se kanë qëndruar në krahun tuaj; si kryetarë të degëve të partisë demokratike; si organizatorë të protestave opozitare; si njerëz që kurrë nuk e kanë tradhëtuar besimin tuaj dhe kurrë nuk do ta tradhëtojnë. Vota për numrin 4, është vota për sakrificën tuaj është vota për një Shqipëri që meriton më shumë.

2 Komente

  1. P
    Poseidon

    Va fanciullo biri I babait kriminel,qe eshte edhe ky kriminel,vrases gjakftohte.......

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Kur flet edhe ti mo luloooo u mbytshi ne grope te shurres o idiot I lindur , o tradhetar , vrases po ti I ke lepir bythen ilirit dhe monikes apo i haron , ti kujton populli dhe jo ata furraket qe te vine nga mbrapa , ku eshte ajo pedagogia a e kupton ajo qe po mbron njevrases ? Turp per te dhe per ata qe e theresin ne TV per ti bere lavazh popullit .turp Po ju e keni ne gjak turpin prandaj nuk te afrohet askush .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje