Rama të rinjve në Fier: Zgjidhni Europën, 11 maji është takim me historinë

29 Prill 2025, 16:57Politika TEMA
Rama të rinjve në Fier: Zgjidhni Europën, 11 maji është

Kryeministri Rama u bëri thirrje votuesve për herë të parë, që më 11 maj të votojnë PS, për Shqipërinë në BE.

Në Fier, Rama u shpreh se 11 maji është takim me historinë.

“Këto zgjedhje, janë zgjedhjet më të rëndësishme prej shumë e shumë kohësh. Çdo zgjedhje ka një rëndësi të veçantë për mbarë vendin, nuk ka zgjedhje të parëndësishme.

11 maji është një takim me historinë, sepse më 11 maj, votuesit për herë të parë, me votën e tyre, për Shqipërinë në BE, për t’u bërë qytetarë të barabartë të Evropës.

Në qarkun e Fiertit, një vajzë dhe një djalë që vijnë nga radhët tuaja, nuk janë në listën e deputetëve, por janë dy deputetë të rinisë së qarkut e Fierit në Kuvendin e Shqipërisë. Si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku.

Cilido dhe cilado që do vijë me ju në 11 maj, në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do zgjedhë PS, do ta kujtojë 11 majin, si ditën kur dha një dorë me votën e vet, për Shqipërinë, zonjë në shtëpinë e familjes së përbashkët europiane", theksoi Rama. 

1 Komente

  1. V
    Vala

    Ne Evropen e kemi zgjedhe me kohe, por ma mbyten qelbesirat e shpelles qe s"pjerdhin per ligje shteti dhe shteti ben sehir sikur s'ndodh asgje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje