Zgjedhjet e 11 Majit - Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, ja sa emigrantë nuk e kanë marrë zarfin me fletën e votimit

29 Prill 2025, 12:30Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 Majit - Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, ja sa

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp u shpreh se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 345 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. P

resim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

3 Komente

  1. A
    Aron

    Tani te ben pershtypje edhe me ne shqipetaret. Keta qe jane ne diaspore ben gjithe kete problematike qe donin te votonin dhe me ne fund u hap drita. Tani, keta qe u regjistruan e dinin mjaft mire qe ne kete kohe gati 1 mujore duhet te ishin pak me te perqendruar, apo te merrnin pak kohe per te marr ate poste aq te rendesishme. Sepse , duket sikur me kaq kthime te pakta poste sikur as nuk jane interesuar, te pakten nga numrat qe lexojme deri me tani.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Yyyppp Xhixhi

      Shperndarja postare e zarfeve te votimit e ka problemin kryesor ne Greqi. Vetem atje jane rregjistruar afro 80 mije votues emigrante dhe vetem 10% e tyre u kane vajtur zarfet nga posta e cila atje vepron ngadale ose hic fare. Njekohesisht duke qene se jane rregjistruar jashte keta persona nuk vijne dot te votojne ne Shqiperi se nuk ja e ne lista ketu. Mos ndoshta kjo eshte ndihma qe eurodeputeti Beler Brekdhjeri se bashku me Micon e Taqos po i jep Sali Sheqeres???!!!! Prandaj dhe Balla e ka mbajtur firomen ne Greqi??!! E kam thene dhe me pare, ky i gjati si megalloman qe eshte nuk e kupton kur ja kane shtrire kabllin gjithe halete antishqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Po, sepse ky problem me aq sa kam ven re po ndodh me teper ne Greqi dhe kjo duket te kete prapavije. Greku njihet cfare eshte i gatshem te beje. Votuesit e tyre do ti dergojne me autobuza qe ti kene te sigurte. Keta te Rames duhet te ishin me te pergatitur per kete, aq me teper qe e dinin problemet qe kishin me ta dhe do te hakmerreshin.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje