"Kush është ai donator që jep 6 mln dollarë për PD?!" - Arlind Qori: Ne mezi pranojmë 100 mijë lekë të vjetra donacion...

29 Prill 2025, 11:21Politika TEMA
"Kush është ai donator që jep 6 mln dollarë për

Ditët e fundit, u zbulua kontrata e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA me një shifër 6 milionë dollarë për dy vite. 

Arlind Qori, nëpërmjet një lidhje direkte me emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se lobimi në vetëvete është një procedurë që e gërryen demokracinë, ndërkohë që ngriti pikëpyetje se kush i paguan këto shifra marramendëse për Partinë Demokratike. 

Ai shtoi se partia Lëvizja Bashkë që drejton, ka shpenzime minimale në fushatë dhe nuk pranon donacione më të mëdha se 100 mijë lek të vjetra. 

"Mendoj se lobingu me para, nuk është i shëndetshëm për demokracinë, është mënyrë e gërryerjes së demokracisë edhe në vendet e zhvilluara jo më për Shqipërinë.

Problemi tjetër, shuma marramendëse 6 milionë dollarë. Ku gjenden këto para? Kush janë këta donatorë bujarë që i japin një partie politike 6 milionë dollarë për të bërë lobing? Më duket se donacione të tilla, më tepër shërbejnë për të blerë vullnetin dhe aksionin e ardhëm të partive sesa për të bërë politikë të shëndetshme. Gjëra të ngjashme ka bërë edhe PS, Rama ka paguar para për fotografi me Obamën. 

Dua ta vendos në kontrast, kur më ndalin dashamirës në rrugë dhe më pyesin kemi dëshirë të kontribuojmë financiarisht, unë i përmend ligjin që vendos një tavan financiar por unë u them për ne maksimumi i donacionit, do të ishte 100 mijë lek të vjetra. Ndonjë ndodh të kontribuojë edhe më shumë, por standarti ynë është ky. Politikë me maksimumin e transparencës.

Ne kemi printuar fletushka, kur takoj qytara dhe thonë e kam ndarë mendjen të votoj për parti tjetër, por po e marr fletushkën, uën u them i kemi aq të kufizuara burimet, sa po e marr mbrapsht. 

Kur Lëvizja Bashkë bën fushatë të tillë, pse partitë e tjera, që kanë financime nga buxheti i shtetit, që marrin qindra mijëra dollarë, përse ju duhen kaq shumë para? Ç’është kjo garë se kush shpenzon më shumë para? Askush nuk jep llogari para institucioneve dhe qytetarëve. Kjo është sëmundje më e gjerë se PS dhe PD. Edhe parti të sapokrijuara shpenzojnë shuma të paarsyeshme.

Doli një raport që një parti e re kishte shpenzuar 20 e ca mijë euro për sponsorizime në facebook. Ku i gjejnë këto?

Ne na duhet një politikë ndryshe. Lobimi nuk mund të jetë alternativë politike.

Na duhet politikë ndryshe, partitë politike një pjesë të parave të vjedhura, i ri-investojnë për ti bërë makiazh fytyrës së tyre. Kompani marketingu, blejnë ekspertë, në fund lobimi. Shpresoj të jetë e afërt dita që përfaqësuesit politike të jenë me dinjitet, të mos paguajnë para për foto apo dy rreshta mesazh. Politika e vërtetë bëhet në Shqipëri, nga qytetarët. Ne në Lëvizjen Bashkë kemi zgjedhur këtë lloj politike, modeste dhe e pasur në ide, e fortë dhe e angazhuar në territor. 

Partive te vjetra u ka perënduar koha dhe këto janë gjestet e fundit, të partisë në pushtet që ka 12 vite që qeveris, por edhe të asaj opozitare. 

Në 12 maj do të ketë një opozitë të re të vërtetë me potenciale të jashtëzakonshme dhe kjo opozitë do të përfaqësohet nga Lëvizja Bashkë", tha Qori. 

4 Komente

  1. H
    Hajde Qori hajde!

    O Qori, ti mirë e ke por, me historinë e Ramës çfarë kërkon tani? Rasti i Ramës me Obama është i pavërtetuar, pra ti po flet si me gojën e Berishës. Punë Qori që, shikon deri tek maja e hundës dhe, flet me gojën e të poshtërit.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirona

      Po si bythec njeri qe eshte sflet dot vetem per faktin ne fjale per Sali Serbin po i bashkengjit edhe Ramen se i djeg bytha , pastaj eshte dhe kjo narrativa gjasme njesoj jane , a qorri karit aa po fole njeher per salihun e per mul noken qe u ka dale ne shesh miliardat pastaj bejm krahesime ne me foto me Obamen qe esht a sesht e vertet 80.000 eur ftesa ne eventin dhe jo vetem fotuua

      Përgjigjjuni
    2. L
      Llapa llapa

      Do i pranosh edhe ti o Qor thjesht stinka dhene kush akoma dhe ti je aq i zgjuar sa te mosh qijesh per 10€ ppr per me shume se kaq.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Mirepo, ju hale qe dolet rrugeve e protestuat per mutra qensh, per keto miljona nuk u ndiet fare, ndaj do ju shperblejme edhe juve ne keto votime o welbesita

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje