"Teoria që ‘jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg’ nuk funksionon", Rama: Shpresojnë që SPAK të shkrijë PS, por drejtësia do jetë arsyeja pse do të marrim më shumë vota

29 Prill 2025, 09:58Politika TEMA
"Teoria që ‘jep dorëheqjen se është ky apo ai

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës Sy m’Sy, iu është përgjigjur një qytetari, i cili i kërkoi të japë dorëheqjen duke u shprehur se “Erion Veliaj është në burg”.

Rama u shpreh se teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionon.

Teksa tha se PD shpreson që SPAK të shkrijë PS, Rama përmendi se ishte partia e tij ajo që bëri reformën në drejtësi. Sipas Ramës, arsyeja pse PS do të marrë mbështetje më të madhe është edhe drejtësia. 

"Ku i ke parë këto dorëheqjet me asosacion se nuk të kuptoj, e di që tani më kjo historia e proceseve hetimore e gjyqësore është shpresa e vetme jo vetëm e kënetës së madhe por edhe e moçaleve të vogla.

Atë që nuk e realizojnë dot në fushën e ballafaqimit elektoral me popullin mendojnë se mund ta realizojnë duke nxitur SPAK dhe duke shpresuar se SPAK do të shkrijë PS.

Dhe nga ana tjetër duke bërë presion qesharak, si mund të votohet ky, ka gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën e partisë në burg, pikërisht pse populli është një shkallë më lart se më i zgjuari dhe i bukuri nga të gjithë ju, nuk e ha këtë lloj propagande. Sepse populli ka një kujtesë, pse nuk ndodhnin më para këto procese, që dikush të hetohej e dënohej. Pse ndodh sot?

Kjo teoria që jep dorëheqjen se është ky apo ai në burg nuk funksionin, fare, hiç, zero, dhe një nga arsyet pse PS do të marrë rezultatin më të mirë nën drejtimin tim është se për herë të parë populli shqiptar po shikon përpjekje për të vendosur barazi para ligjit", tha Rama. 

 

6 Komente

  1. T
    Titi

    Po nuk te kan dhene kumbulla dhe dardha ato ty te gjidh vete i kan henger,Po ti ja firmosje fap fap fap dokumentat mrenda nje dite 29 cop,Po ti je i paskrubullt i pa cipe i pa moralshem kujt po ja tregon ti keto popullit te vitit 2025 po nuk jemi ne 1991 o moster kryeminister,Ke 26 vjet po ne karrike duke vjedhur shqiptaret,Do ta paguash djersen e Shqiptareve,Doreheqjen duhet ta kishe dhene sepse o je i pa afte qe te vjedhin ministrat qe ti zgjedh ose ke vjedhur bashke me ata,Kjo e dyta qendron me shume

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Edhe te jap Rama doreheqjen kete nuk do ta pranoj Berisha!...kjo nuk funksionon keshtu......o pipl......lol

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taksapaguese qe nuk te beson me

      Zoteri. Ju keni marre persiper menazhimin e taksave tona. Ju keni perzgjedhur me doren tuaj ekipin qe do tu ndihmoje ti menazhoni keto taksa. Keta nerez kane vjedhur miliarda euro nga keto taksa, te faktuara tashme edhe nga SPAK dhe per keto vjedhje jane edhe ne burg apo ne ndjekje penale. Keto miliarda nuk jane kthyer e as do kthehen kurre, perkundrazi taksat tona do perdoren edhe per ti mbajtur ne burg ata hajna. Tani edhe sikur ti te mos kesh gisht fare kete proces te mireorganizuar , a nuk tregon kjo se ne rastin me te mire jeni komplet i paafte te menazhoni taksat tona. A nuk ndjni nje pergjegjesi minimalisht morale per kete? Ne rast se nje roje vreshti i vjedhin vreshtin 12 vjet rresht shoket e tij, si mund ti besohet edhe nje 4 vjevar ruajtja e vreshit ? Ju qe hiqeni aq i ndjeshem ndaj pasurise publike sa keni futur ne burg per 30 euro te nje fature energjie te papaguar qytetarin lushnjar nga ku doli i vdekur nga burgu, si nuk jeni i ndjeshem ndaj miliardave euro te vjedhura nga shoket tuaj. Dhe njeshmeria ne rastin e nje Km eshte te marresh pergjegjesi dhe te marresh pergjegjesi eshte te kerkosh falje dhe te japesh doreheqje. Pjesa tjeter i takon organeve te hetimit sot apo neser.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eni

        Po nese nuk je hajdut, atehere je idiot, prandaj qerohu sa me shpejt o Edi!!

        Përgjigjjuni
        1. l
          l

          Po te ishte Hamleti gjalle do te thoshte : O je hajdut ose je aut fare. That is the question.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZJARRI I 6

            dy mandate i treti eshte i tepert i katerti vidhet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje