Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

29 Prill 2025, 12:13Politika TEMA
Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA,

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha gjatë një takimi me gazetarët sot se Koalicioni 'Aleanca për Shqipërinë Madhështore' dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental”, me vlerë 6 mln dollarë.

Celibashi shpjegoi se koalicioni i PD e ka detyrim ligjor dorëzimin e raporteve financiare dhe shpenzimeve të fushatës, por afati përfundon 60 ditë pas shpalles së rezultatit të zgjedhjeve dhe vetëm atëherë vijon verifikimi i shifrave apo nëse dokumentet janë dorëzuar.

“Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpallja e rezultatit zgjedhor. Kjo përfshin edhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore, përfundon jo më vonë se 60 ditë nga shpallja e rezultatit.

Nuk ka detyrim në këto momente që t’i dorëzojë të ardhurat dhe shpenzimet si subjekt zgjedhor dhe që do të thotë se nuk e kemi këtë kontratë dhe nuk ka as detyrim, sikurse thuhet se 'pse nuk është kërkuar kjo kontratë nga ne'. Por në momentin që do e kemi, do japim shpjegimin tonë për këtë kontratë”, tha Celibashi mes të tjerash.

Këmbënguljes së gazetarëve për kontratën e lobimit 6 mln euro, Celibashi i qëndroi mendimit të mëparshëm se ende nuk e kishin dhe për sa kohë nuk është depozituar, KQZ nuk jep dot një vlerësim dhe mendim.

“Më vjen keq por nuk të komentoj rastin konkret për sa kohë ai rast nuk është bërë objekt shqyrtimi nga KQZ. Kur ta kemi këtë objekt shqyrtimi, do e bëjmë të ditur për ju”, sqaroi kreu i KQZ.

9 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Ligji morenuk e thote mbas votimeve por edhe perpara votimeve , plasi xellat , mos I komentoni ligjet sipas deshires per te mbrojtur adashin tend .Me veprimet qe po beni gjasme sipas ligjit do ta çoni Shqiperine ne vitin 97 98..Turp per ju gjasme drejtesi .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tahipi

      Pas turnit tek semafori Mara i jepet jurisprudences.

      Përgjigjjuni
    2. E
      EMIGRANTI

      Ore qelb-asht nuk mund te na shpjegosh ,po nuk e dorzoj do te na thuash qe KQZ nuk e ka?

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vala

        Po ju perse jeni aty, apo

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          Po ju perse jeni aty, apo

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vala

            Po ju perse jeni aty, apo

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vala

              Po ju perse jeni aty, apo

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mortja kur nuk ju ha

                Kur blen ameriken berishi,celibashin e ka blere me kohe e me vakt

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hazizi

                  Celibashi nuk eshte aty per te zbatuar ligjin por per ta shkelur ate ne favor te krimit e korrupsionit, si dhe per te zhvatur ca para nga buxheti i shtetit. Po si ka mundesi qe per 50 euro denohesh per korrupsion, kur per nje vote nga daspora buxheti (pra ne ) paguajme me shume se 100 euro. Po kujt i duhen keto vota te cilat vetem e shkaterrojne procesin zgjedhor. Kush deshorn te votoje nga diaspora, le te vije e te votoje, por jo te shpenzohen shuma kolosale per keto vota te cilat i sherbejne vetem krimit e korrupsionit.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje