Salianji: Mbështetësit e Berishës janë me rrogë në PD! Në seli nuk hyn asnjë ambasador, i sajojnë takime me ndërkombëtarët me shokë nga Gjermania

13 Maj 2026, 22:40Politika TEMA
Salianji: Mbështetësit e Berishës janë me rrogë në

Sali Berisha nuk ka mbështetje të vërtetë në Partinë Demokratike, shprehet Ervin Salianji në “Repolitix” në Report Tv.

“Më thoni një njeri pa rrogë në PD, që thotë fiton Berisha? Ka një lidhje privilegji diku dhe ai mbron privilegjin e tij. Po të sjell unë ata që më ndjekin mua, do të thonë fitoj unë”, tha Salianji.

Sërish, ai theksoi se partia është uzurpuar dhe marrë peng, ndërsa Berisha nuk do të sjellë fitore.

“Partitë politike dhe debati publik bëhet, e ka uzurpuar partinë ky zotëria apo jo. Unë po e uzurpoj, thotë ai, për interes personal. Unë kam interes që PD të bëhet fituese. Bëhet fituese me Sali Berishën? As sot, as kurrë. Është pengmarrje, patjetër. Të shkoj unë të prodhoj një situatë që s’nderon asnjërin si në 8 janar? E bëj që nesër”, thotë Salianji.

Drejtimi i PD nga Berisha bën që ndërkombëtarët ta anashkalojnë plotësisht selinë blu. Për ta kompensuar, kryetari i PD shfrytëzon miqtë e tij duke sajuar takime.

“Do të vazhdoj takimet paralelisht derisa kryetari të zgjidhet me votë. Në PD sot, për shkak se ka kryetar këtë zotërinë, nuk hyn ndonjë ambasador. Takojnë gjithë të tjerët, edhe unë kam kontakte me faktorët ndërkombëtarë. Sot në PD nuk hyn asnjë. Takon ndonjë njeri që ka shok në Gjermani, e hedh ky sikur ka takime”, tha Salianji.

2 Komente

  1. T
    Tabi

    Edhe pse ke bere burg per mashtrues e shpifes, me mire ti se Saliu qe perveç sa me siper eshte edhe shkaterrues i Shqiperise dhe pergjegjes per: 97ten, 21 Janarin, Gerdecin, Remzi hoxhen, Haklajt etj etj …!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tabi

      Edhe pse ke bere burg per mashtrues e shpifes, me mire ti se Saliu qe perveç sa me siper eshte edhe shkaterrues i Shqiperise dhe pergjegjes per: 97ten, 21 Janarin, Gerdecin, Remzi hoxhen, Haklajt etj etj …!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje