Berisha e përjashtoi nga gara e PD për kryetar, Vladimir Mulaj: Nuk e prisja! Komisioni abuzon me kriteret! Duhen të paktën dy kandidatë

13 Maj 2026, 20:00Politika TEMA
Berisha e përjashtoi nga gara e PD për kryetar, Vladimir Mulaj: Nuk e

Vladimir Mulaj, kandidati i PD për garën për kryetar, i cili më pas u përjashtua, nuk e fsheh habinë për këtë fakt, i cili tashmë ka bërë që Sali Berisha të jetë vetëm përballë vetes dhe askujt tjetër.

Në një bisedë në Report Tv, ku flet për herë të parë, ai shprehet se nuk e priste të përjashtohej. Gjithashtu, flet për abuzime nga komisioni me statutin pasi ka përfshirë kritere të paqarta.

“Nuk e prisja pasi kam menduar që statuti e përcakton shumë qartë sesi zgjidhet dhe cilat janë kriteret. Kandidati zgjidhet nga parimi një anëtar, një votë dhe sipas statutit, ka të drejtë të kandidojë çdo anëtar. Te statuti thotë që modalitetet do të përcaktohen sipas organeve. Fjala “modalitet” është abuzuar nga komisioni në termin juridik, nënkuptohet kur do të votohet kryetari, si, kush i administron votimet, cili është komisioni. Komisioni ka futur kritere që janë shumë evazive, relative, të paqarta. Mendoj që s’është e mirë kjo”, tha Mulaj.

Me keqardhje, shprehet se “lë për të dëshiruar” përjashtimi i tij pas gjithë përvojës që mban.
“Tani, në këtë moshë, me këtë përvojë, gjithë resurset që kam etj, s’qenkam i aftë të kandidoj. Kjo lë për të dëshiruar”, shprehet Mulaj.

Sa për mungesën e kandidatëve në këtë garë që tashmë ka vetëm një emër brenda saj, Berishën, Mulaj thotë se nga vetë fjala, duhen të paktën dy kandidatë, teksa gjithçka tjetër ia lë kohës.

“Vetë fjala garë tregon që duhet të jenë minimumi dy kandidatë. Mendoj që duhet ta gjykojnë edhe vetë, jam i bindur që koha do ta vërtetojë a është veprimi i duhur apo jo. Unë jam njeri që shpresoj dhe mendoj larg. Rezultati do e tregojë. Ky është mendimi im”, tha Mulaj.

Më tej, ai shprehu sigurinë se me aftësitë e tij do ta bashkonte me doemos partinë pasi qëllimi i tij është i tillë.

“Një nga arsyet që kam hedhur kandidaturën është që me energjitë e mia, aftësinë time, mund ta bashkoj partinë shumë shpejt. Gjithë faktorët përçarës do të bashkohen patjetër sepse e kam reputacionin, të kaluarën e tillë shumë të pastër. Qëllimin e kam bashkues, nuk jam njeri konfliktual”, deklaroi Mulaj.

Si cilësi të tijat për të drejtuar PD, Mulaj rendit si veti “pakorruptueshmërinë.”

“Duke u zgjedhur kryetar i PD dhe duke qenë konkurrent e kandidat i shkëlqyer, jam njeri i pakorruptueshëm, i ndershëm, korrekt, serioz dhe shumë punëtor. Kush më njeh, e di”, përmbylli Mulaj.

5 Komente

  1. S
    Sa idiote ka ne PeDe....

    Cfare jane keta derdimene qe kerkojne ti futen ne shtepi e ti marrin kryetarllekun Sali vrasest? Asnjeri nuk meriton te kandidoje, sepse secili prejt tyre deshmon se eshte i paafte per te zevendesuar nje hajdut vrases.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rruga Elbasonit

      A ka ndertuar pallatin pa leje ne krah te ish ambasades te Zvicres ky derdimeni? Ne ate kohe mburrej qe ishte kushuri i Saliut dhe nuk shkonte policia ta bllokonte.

      Përgjigjjuni
    2. t
      tjetri

      O Ladi po na habit! shko laj kembet salukut se me emrin etij ne goje je bere i pasur n eTirane, ti dhe shume trapajane te tjere... por ti je nga me te priviligjuarit

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Kokrra e debilit!

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmiri

          O TYÇ NUK JE PËR ATË PUNË TI PO SHKO LEXO NDONJË LIBER SE TE PD TY TË SHQYEJM PËR PESË MINUTA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje