
Nga Ylli Pata
Legjenda gjermane e bllokimit të Shqipërisë në BE ka kohë që qarkullon në nahijen tonë politike, duke marrë shkas, më saktësisht keqpërdorur rolin shumë demokratik të Berlinit zyrtar në raport me Shqipërinë.
Gjermania, faktori më i fortë politik dhe ekonomik i BE-së është edhe një mbështetës i fortë i integrimit të Shqipërisë në BE, pore dhe i rajonit, përkrahës i rëndësishëm i shqiptarëve në Kosovë dhe në gjithë hapësirat ku ai ndodhet.
Berlini është arkitekti dhe mbështetësi i reformës në drejtësi në Shqipëri, ëstë nismëtari i procesit të Berlinit që nuk është një rudiment burokratik, por tipik një process europian gjeopolitik, që ka objektiv që gjithë Ballkani Perëndimorë, e Serbinë brenda ta fusë në BE.
Si CDU ashtu edhe socialdemokratët gjermanë kanë thuajse një politikë për Shqipërinë, porn ga ana tjetër, Berlini ka zgjedhur të jetë i hapur edhe zemërgjerë për zërat kritikë opozitarë në Shqipëri.
Gjermania ka mbështetur më fort nga të gjithë projektet për të dekomunistizuar Shqipërinë, nëpërmjet pulikimit të dëshmive të dhunës së diktaturës/ Fondacionet prestigjoze gjermane si Adenauer dhe Fridich Hebert kanë ndihmuar të majtët e të djathtët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj që të promovojnë demokracinë, nismat e lira, garën e natyrisht dekomunistizimin.
Gjermanët jan mbështetës realë të infrastrukturës thelbësore të qyteteve shqiptare, kanë financuar interkonjeksionin energjetik të gjthë vendit, pore dhe me Kosovën dhe Maqedonië e Veriut.
Kjo mbështetje gjermane nuk është thjeshte një dolidaritet human, të cilët ata e kan treguar, por një objektiv i qartë politik që e ka thënë që nga Angela Merkel, Olaf Schols apo edhe Fridrich Merz sot.
Nëse Gjermania nuk do të kishte një vullnet politik që Shqipëria të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, realisht Tirana nuk do të mund të bënte asnjë hap prara. Berlini është faktori politik bazik i Europës së bashkuar. Jo rastësisht ka kontrollin në Komision, Parlament Europian, e më gjerë, pasi në fund të fundit, është edhe kontribuesi më i rëndësishëm financiar e lokomotiva politike, e sot edhe gjeopolitike e një kontinenti të ri që po konturohet.
Megjithatë është fakt, se Gjermania nuk është një kancelari që joshet politikisht, ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të mbështesë zërat kritikë, opozitarë, të ndryshëm në Shqipëri, e këtë e ka bërë hapur, pasi e konsideron një logjikë brenda vlerave të saj.
Në lidhje me PD-në CDU-ja gjermane, partia më e rëndësishme në Gjermani ka qenë përgjithësisht mbështetëse, port ë kauzave reale, e jo idiotizmave që ka prodhuar axhenda psikofarmatike. Gjermania kur ka dashur ta thojë një gjë, as e ka pasur problem, sepse e ka natyrë të komunikimit të saj politik, qetë po pa kompleks.
Në rastin e Shqipërisë, Germania e ka thënë hapur që përkrah fort SPAK, duke qenë kritike me qeverinë shqiptaret dhe Edi Ramën, kur ka pasur polemika. Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë. Këtë e ka thënë qartë Berlini zyrtar.
Mirëpo, qarqet afër Berishës kanë vijuar sërish këtë narracion edhe pse Komisioni Europian, që drejtohet nga një gjermane e rëndësishme si Ursula von Der Leyen, politikane e lartë e CDU-së, ka dhënë dritën jeshile për raportin IBAR për Shqipërisë.
E gjitha kjolegjendë gjermane ka nisur në korrikun e vitit të shkuar, kur një eurodeputet gjerman, foli në Bruksel aë që i tha Sali Berisha.
Eurodeputeti është doktor si ky i yni, emrin e ka Alexandër e mbiemrin Sell. Vjen nga Mainzi, kryeqendra e landit legjendar dhe të pasur të Palatinateve.
Doktor Sell deklaroi në korrik 2025 se “Shqipëria nuk i plotëson aspak kushtet demokratike për t’u bërë pjesë e BE-së. Zgjedhjet e 11 majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë folën për blerje masive të votës, ndërsa gjatë fushatës u mbyll edhe TikTok-u. Liria e shtypit thuajse nuk ekziston.
Madje shkoi edhe në pikën ZH kur tha se Shqipëria është kolumbia e Europës. Me një fjalë, copy&paste.
Por doktor Sandri ka një “problem” natyrisht politik. Është eurodeputet i Alternative fur Deutschland e famshmja AFD.
Në fund të fundit nuk është ndonjë problem pasi AFD është një nga forcat relevante politike gjermane, edhe pse ka një vulnet për të mos e afruar, prej partive të mëdha siç është CDU, SPD apo të gjelbrit. Arsyet janë se AFD është anti-BE dhe pro Putinit. Ose së paku kështu janë argumentet që jepen nga forcat mainstream.
Këtu problemi nuk është fare se pse AFD ka qëndrime pranë apo thuajse identike me Sali Berishën, pasi edhe AFD është një parti që ndonjë ditë mund të vijë në pushtet siç erdhi edhe Giorgia Meloni në Itali.
Megjithatë, aleatë politik i PD është CDU e Merz dhe Von der Leyen e jo AFD, që politikisht është kundërshtar apo rival. Merz e ka thënë troç; më mirë me SPD e të majtët(të gjelbrit apo edhe Linke) sesa me AFD.
TemA
Pothuaj askush nuk mund te besoje se Gjermania mbeshtet integrimin tone ne BE. Merzi dhe CDU do ta benin kete vetem nese Rama merr rrugen per ne Kine, si fillim. Shqiptaret besojne Ameriken, por jo Gjermanine.
Te jesh me Saliun dmth te jesh kunder Shqiperise ne BE. Shqiptaret e dine se CDU dhe Qeveria Merz jane me Saliun! Pse jane ne Saliun? Jane sepse Usa e ka shpallur nongrata Saliun, dhe Trump e ka percmuar Kancelarin Merz, por edhe pse Shqiperia eshte pjese ne Bordin e Paqes te Z. TRUMP. Pra kundershtia ndaj Usa bashkon Saliun me Merz. Imagjinoni sa poshte eshte steka me CDU e Merzit, aq sa te kene mik Saliun sepse ate nuk e do Usa. Turpi gjerman eshte spektakolar!
Nuk ka shtete europiéen qe gezone simpathi per Shqiperine , dhe jemi ne vete qe kemi krijuar imazhin e keq . Fillojme me hapjen e amasadave , kur nje qytetar Berlinua shikone pamje te tilla shkohet. Vazhdojme me 1991 ku anijet u rrembyen dhe u mbushen me mijra shqiptar jane filmime qe shokuan europen. Vazhdojme me emerimin e nje komunisti ne krye te opozites me vone pozite shoku Berrisha 1996 firmat piramidale , rrahje gazetaresh vjedhje tjetersim vote , gjithe opinioni europien i shikonte çfare ndodhte ne Shqiperi. Vazhdojme me 1997 katastrofe u hapen dépôt e armeve pa shtete pa polici pa ushtri kaos total ehh me keto filmime hapeshin emisionet e lajmeve nuk harrohen. Vazhdojme me 1998 grusht shteti tanket mbushur me Trapajan flok pa qethur , koqevar me uniforme ushtarake e emblème ne krah ju turren institutioneve shteterore. Vazhdojme Gerdeci vrasje e 26 qytetareve 300 te plagosur , sigurisht filmime per te treguar te verteten çfare ndodhe ne Shqiperi. Vazhdojme me kater te vrare para kryeministris e 100 te plagosur. Ne funde lideri komunist i japin medalje , nje non grata nga SHBA dhe Mbreteri Bashkuar. Te gjitha keto bema ne zemer te Europes jane ndjekur nga qytetari europien nepermjet TV. Me tregonin nje shtete tjeter ne Europe qe ka bere veprime te tilla . Dikush thote faji Bufit komunist , po mire pse nuk shkuat ne Tirane ta mbysnit me peshtyme por ju drejtuar depove te armeve . Si ka mundesi ju pretendoni qe keni rrezuar diktaturen kur ju nuk po rrezoni per 35 vite nje komunist sekretar i PPSH doktor shurre i Hysni Kapos mik i familjes Hoxha bashkpuntor i sigurimit te shtetit dhender Serbie.
E rrezuam qelbesiren me 1 milion vota. Por dhe ky qe e mori me premtimin qe do vinte drejtesine ne vend, doli me qelbesire se qelbesira Sali. Mbase pervecse debile, jemi popull me shumice qelbesirash, ndryshe nuk ka si shpjegohet qe mbajme ne krye, Ramen me soj e sorrollop.
Ti je komunist jo patrinazhist . Nuk denone kryeministri ne demokraci por gjykata ..... Politika eshte sport i rende nuk e kuptone dot ti me ate nivelé qe je.
"Ket nusen do ta morim partizone" Kete Paten do ta ftojme ne koktejin ne Ambasaden Gjermane se ka bere nje artikull te mire per Gjermanine. Ah mor Bjer Selman i nenes ke te qaj me pare" Te thuash se keta shiten per nje ftese ne koktejin e ambasades apo te thuash se jane me shume se kaq ( agjente te sherbimeve te huaja ne Shqiperi) ? Nuk e di por cilado te jete eshte ke te qash me pare.......
Me beri pershtypje nje fjali e gazetarit kur thote ne fillim te shkrimit se : "Gjermania eshte arkitekte e reformes ne Drejtesi". Muk e di a e ben me qellim apo jo , por me kete pohim po hedh poshte nje tjeter pohim shume te rendesishem te bere nga kryeministri i nderuar z. Rama qe e ka thene me qindra here se reforma ne Dejtesi eshte projekt i Partise socialiste dhe i vete atij. Si mund ti gjej nje tjeter autoresi vepres me te madhe qe ka bere PS dhe vete z.rama keto 13 vite. Po sikur PS dhe Rama ta hedh ne gjyq gazetarin per shpifje , me se do ti paguaj gazetari demshperblimin qe do i caktoi gjykata pasi dihet qe do shpallet fajtor per shpifje. dhe pikerisht ketu eshte problemi, sepse z.Ylli Pata duke mos pasur mundesi financiare te paguaj shumen e madhe te vendosur nga gjykata si demshperblim per shpifje mdaj PS e z. Rama, atehere do detyrohet te beje pakt me djallin, ti kerkoje para PD dhe z. Berisha dhe te behet Kali i Krojes i tyre cka do te sillte nje dem shume te madh ne gazetarine shqiptare.
Lexoje Ylli ket https://www.euractiv.com/news/interview-albania-pitches-more-involving-eu-membership-process-to-fight-brain-drain/ dhe aty Ministri Jashtem e ka pranuar indirekt qe shqetesimi dhe per pasoje mosmiratimi i IBAR ka te beje me bllokimin e punes se prokurorise se SPAK, pra bllokimi nuk po te vjen nga Vendet e BE , Gjermani ose Jo mund te jete edhe Luxemburgu , po c rendesi ka kjo , bllokimi po vjen sepse perceptimi ne Bruksel pas gjithe asaj reforme eshte se kur SPAKU filloi ti afrohet majave te Pushtetit pushteti kunderreagoi, pa shume skrupuj morale, por ne menyren me cinike u tha : Kjo donte te dorhiqej po nuk e lashe une (?!) Spaku kerkoi Heqje imuniteti por nuk e lashe Une ( ?!) KAQ ,Mbaroi Filmi .Ca merreni kot me bishta pa vlere , jo Gjermania, Jo Spanja jo Holanda,Fakti qe ata reaguan dhe qe kane reaguar ta Thote Ministri i Jashtem, dmth JE ne KRIZE BESIMI, se nuk je sjell si nje Qeveri e Pergjegjshme ne cdo vend te Europes ne nje rast te tille.Rama Luajti Bllof se ose mendoi se do te reshkiste, ose njejte si ne letren me Vucicin, indirekt u thote na pranoni keshtu si jemi jo me fytyre te paster por keshtu me pucrra me qelb , perndryshe une kam Memorandumin e Kucit dhe nuk me rruhet per BE
Ne nje debat me Servet Pellumbin ne parlament Sali Berisha ibertiste dhe i thoshte Pucist pucist pucist, pucist, e akuzonte me nje pasion te tmershem skizofreni njesoj si Aranit Cela prokurori fame keq komunist ! Ironing fati Berisha eshte I ngjashem ne mentalitet me komunistet e E.H. Shpifes intrigant shifts I pa shembullt !