VIDEO/ “Kushdo veç teje president(e)” - Kreshnik Çollaku rrëfen tri takimet që ndanë Osmanin nga Kurti

13 Maj 2026, 18:25Politika TEMA
VIDEO/ “Kushdo veç teje president(e)” - Kreshnik

Ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i është bashkuar prej pak ditësh parties Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas një eksperience si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ai duket se ka lënë pas politikën e Tiranës për t’u përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet politike në Kosovë. Në këtë intervistë ai flet për lidhjet e hershme me LDK-në, raportin me presidenten Osmani dhe arsyet që e çuan drejt këtij angazhimi të ri politik.

Çollaku ndalet edhe te kriza politike në Kosovë, të cilën e sheh si pasojë të një dëshire të pakontrolluar të kryeministrit Albin Kurti për të përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet. Ai rrëfen se ka qenë pjesë e negociatave mes Osmanit dhe Kurtit, para zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të kaluar, në një moment kur po vendosej e ardhmja e bashkëpunimit të tyre politik.

Sipas Çollakut, ai ka marrë pjesë në tri takime të rëndësishme mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, ku negociatat kaluan nga premtimi “i ke 66 votat e Vetëvendosjes për presidente”, deri te mesazhi i ftohtë politik: “Kushdo tjetër, përveç teje, mund të zgjidhet president/e e Kosovës”.

Në rrëfimin e tij, Çollaku përshkruan një klimë politike të tensionuar dhe një sjellje të kryeministrit që, sipas tij, po e çon Kosovën nga një krizë në tjetrën, me qëllimin e vetëm për të kontrolluar çdo pushtet institucional. “Tamam ashtu siç e do Serbia Kosovën”, shprehet ai, ndërsa analizon arsyet që, sipas tij, e kanë sjellë vendin në këtë pikë përplasjeje dhe pasigurie politike.

Ai bën edhe një krahasim mes Albin Kurti dhe Edi Ramës, duke analizuar çfarë i bashkon dhe çfarë i ndan dy liderët politikë. Sipas Çollakut, ndonëse në publik shpesh përpiqen të shfaqen në distancë apo në mospajtim me njëri-tjetrin, mes tyre ka pasur komunikime dhe koordinime të vazhdueshme politike.

Ish-deputeti demokrat Kreshnik Çollaku ka pak ditë që i është bashkuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas një përvoje si këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ai ka lënë politikën e Tiranës për t’u përfshirë në atë të Kosovës. Ai flet për lidhjet e hershme me LDK-në dhe arsyet e këtij rrugëtimi të ri. Flet gjithashtu për krizën politike në Kosovë, e shkaktuar sipas tij nga një dëshirë e shfrenuar e Albin Kurti për të marrë në dorë të gjitha pushtetet.

Çollaku thotë se ka qënë pjesë e negociatave mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, para zgjedhjeve të dhjetorit të vitit të shkuar, kur po vendosej e ardhmja e bashkëpunimit të tyre politik. Sipas Çollakut, i cili thotë se ka qenë pjesë e tri takimeve me shumë rëndësi mes dy zyrtarëve të politikës së Kosovës, Osmani-Kurti. Çollaku rrëfen se si kanë avancuar negociatat nga premtimi: “I ke 66 vota të Vetëvendosjes për presidente”, deri tek: “Kushdo përveç teje, mund të zgjidhet president/e e Kosovës”.

Çollaku flet për klimën politike dhe sjelljet e kryeministrit, i cili sipas Çollakut po e drejton Kosovën krizë pas krize, me një ego të ashpër për të grumbulluar të gjithë pushtetin dhe duke e çuar vendin në zgjedhje pas zgjedhjesh, në krizë pas krize. “Tamam ashtu siç e do Serbia Kosovën”, thotë Çollaku. Ai flet për arsyet e kësaj sjelljeje të kryeministrit dhe të gjithë skenarët që mund ta kenë sjellë situatën deri në këtë pikë të krizës.

13 Komente

  1. N
    Nje burre i lige eshte ky Collaku

    Kreshnik Collaku, ky pjese e sektit Berisha ne PD, tashti do punoje kunder Kurtit. Kurti vertet eshte antishqiptar, por Kreshnikun e Saliut e bluan komplet intelektualisht ne cdo format diskutimi publik qe do dontevte perballej kokelopa Collaku i Sali vrasesit.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Castriotas

      Ik more legen, ti ke marre pjese ne takime konfidenciale mes Kurtit e Osmanit, pse i ben publike?! Apo kale Troje kunder Albin Kurtit te ka cuar e te paguar Edvini?! Ik more mutjan se malesor e burre nuk behesh kurre! Ty pas publikimit te ketyre bisedave konfidenciale askush nuk dubet te te fuse Brenda e jo me te te pranojne per keshilltar. Ti je spiun ordiner per llogari antishqiptare! Bye

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palaço

        Ky palaço furnizonte kazanin e familjes kriminale Berrisha mbi takimet qe bente Rama jashte vendit duke désinformuar..... Mbasi dha suksese te Partia e Bufit komunist Tani ka shkuar ne krahinen e kosoves te Osmanllie

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Jo se vlerësoj këtë Çollakun por Albini duhet hequr sa më shpejt. Nuk ka asnjë dobi nga Kurti.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Opinion public

            Po ti hiq Ramen e Saliun cfare pune ke me Albinin?????!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. T
              Timi

              Rama nuk duhet hequr, ka ngritur Shqipërinë në një tjetër nivel dhe për momentin nuk ka më të mirë. Erion Veliaj mundet por për momentin ka pengesa. PD nuk eksiston më, ske çfarë thua. Albini duhet larguar se ka perçarë shqipëtarët gjithandej. Kaq thjesht është. Më intereson vetëm interesi kombëtar.

              Përgjigjjuni
            2. K
              Kremviqe dhe salqiqe pi Koqove

              Koqova nuk duhet te kete President, por Ajatollah. Le te zgjidhet Shefqet Krasniqi .

              Përgjigjjuni
              1. H
                H

                Dy personalitete ka Kosova,njeri fetar dhe tjetri"akademik". 1-Nexh Spahiun 2-Hoxhen Shefqet Krasniqin Vetem keta dhe tufa e madhe e hoxhallarve kosovaro-arab mund ta zhvillojn KOSOVEN.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Daku

                  O gazetar e ti redaktor! Shkrim pacaure, te perseritur dy here te njejtat gjera per te mbushur faqet

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sotiraqi

                    Një nderim i çuditshëm mes dy shteteve simotra:Shqipëria i dha Qollakjn Kosovës ndërsa Kosova i dha Shqipërisë Batonin.Kësaj i thon "dushk për gogla "ose m 'rrove, t'rrova ,brisku i Serbisë.

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xy

                      Zagare qe vrapon mas eres se piqkess te pa lare ….ndryshe ky gazetar kuurve dy here e shkruan te njejten storje vetem qe shkrimi te duket ma volumioz….

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        tuli

                        Ti callak e ndrite ketu tek ne e vajte te rregullosh Kosoven... po kapeni ne dajak koklopen se vetem per peshe te gjalle e keni

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje