“Sistemi gjyqësor ka rritur besimin e publikut”, Toni Gogu: Paraburgimi, një problem. Do ndërhyjmë në Kodin Penal

13 Maj 2026, 22:00Politika TEMA
“Sistemi gjyqësor ka rritur besimin e publikut”, Toni Gogu:

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se sistemi gjyqësor ka rritur besimin e publikut shqiptar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gogu u shpreh se paraburgimi mbetet një problem dhe Gjykata e Lartë, me vendimin e saj ka vendosur një standard.

Gogu shtoi se do të ndërhyhet në Kodin Penal dhe se standardi europian do të përfshihet në çdo fazë.

“Shkaku kryesor i reformës në drejtësi, ishte besimi ose mosbesimi i publikut tek sistemi gjyqësor. Vonesat ishin pasojë e kësaj problematike. Ajo që ndodhi në 10 vitet kur ne ndërtuam institucione të reja, sistemi u fut në sprovë integriteti, gjysma e magjistratëve nuk e kaloi atë sprovë, pati vakanca. Sot, ne jemi me sistem gjyqësor që qoftë për shkak të goditjes së pandëshkueshmërisë, mendoj se ka rritur besimin e publikut. Paraburgimi është problem që e ka vendosur Shqipërinë në një listë të vogël vendesh, por ka të bëjë me kulturën gjyqësore. Besoj se ky është një qasje që Gjykata e Lartë ka bërë punën e vet. Ka vendosur një standard.

Me përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, ku standardi europian duhet të përfshihet në çdo fazë, ka vend dhe po merremi me ligjet procedurale dhe materiale, ne i quajmë kode. Po, jemi duke u marrë me këtë gjë, për të forcuar garancitë procedurale të një individi në proces gjyqësor, por dhe për të respektuar të drejtat e njeriut. Përafrimi me legjislacionin e BE, është ndërhyrje thelbësore, ka të bëjë si me kodin e procedurës penale që ka nisur puna, dhe me Kodin Penal, ku puna ka avancuar goxha “, theksoi ai./abcnews.al

5 Komente

  1. K
    Kaonia

    Sa qesharak me këto karllëqe që thua o shoku prift ! Vk vajti kjo punë ..

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teki

      Duan te nderhyjne ne kod se po mendojne per veten e tyre po u vjen radha. Me kete rast perfitojne dhe kermat si veliaj meta etj

      Përgjigjjuni
      1. i
        i lir

        Sistemi gjyqesor eshte nje mashtrim i ulet, Gjyqet zgjaten 3=4 vjet vetem ne shkallen e pare. Nje padi i vitit 2023 nuk ka filluar akoma te gjykohet. Ne Flete thirrjen e dates 4 Maj 2026 , njoftohem per FILLIMIN e gjykimitt ne date 27 Tetor 2026.Pra per padine e dt 20 Dhjetor 2023, presim te behet gjyqi ne 2027, 2028.....Kjo eshte REFORMA e PA DREJTESISE

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qazo

          Ehaaa, ti qeke rraket, une kam apelin per nje prone nga 2019????.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Bashke fshtar I Shkulakit

          Merr vesh gjo ky rrota. Me k.r nuk behet,tamam dru me pre,ik more idiot

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje