Salianji në burg, reagon kryeministri Rama: Mbretëria e Shpifarakëve prej mbrëmë e shpalli atë hero, nga frika se...

27 Shtator 2024, 19:37Politika TEMA
Salianji në burg, reagon kryeministri Rama: Mbretëria e

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vetëdorëzimit dhe dërgimit në burgun e Fierit të deputeti të PD-së, Ervin Salianji, i cili do të vuajë dënimin me një vit burg për veprën penale kallëzim të rremë.

Përmes një reagimi në “X”, Rama shkruan se vendimi i gjykatës flet sipas tij, shumë qartë “për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës”.

Kryeministri shkruan më tej se viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Reagimi i Ramës

Heroizimi i një krijuesi rrethanash të rreme për të sulmuar publikisht një kundërshtar politik, duke coroditur opinionin publik me një fushatë të egër shpifjesh përmes telenovelës “Babale”, si edhe kundërvënia me egërsi ndaj një vendimi gjykate të formës së prerë që bazohet në ligjin kundër veprës penale të kallzimit të rremë, flet shumë qartë për dallimin mes dy botëve që ndajnë shumicën e Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve nën Penxheren e Katit të Tetë të pakicës!

Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve – sepse nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq – tregon se sa poshtë ka rënë niveli i kuptimit të botës sonë mediatike për peshën e rëndë të shpifjes në jetën e një shoqërie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush  lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumenta.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë, ulur rehat në kolltukun e mendjeshitësit televiziv apo digjital.

Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa për mua që nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjë kur ato vendime nuk janë të formës së prerë apo edhe kur mund të mos më bindin personalisht, sepse kurrë nuk mund t’i ve në diskutim punët e drejtësisë, por nuk më ndalon dot askush që ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtësia bën drejtësi deri në fund.

Kështu që heroin e saj të ri Mbretëria e Shpifarakëve mund ta ngjisë edhe krah për krah Penxheres së Katit të Tetë në gjoksin e bluzave qesharake të luftës kundër Drejtësisë, sepse kësisoj jo vetëm do të ritregojë se sa larg realitetit të shqiptarëve është, po edhe do ta meritojë akoma më shumë vendimin e hidhur të Gjykatës Sovrane të Popullit në zgjedhjet e afërta politike.

22 Komente

  1. U
    Une

    Ore, di njeri te thote se ku eshte partia socialiste?! Asjënje reagim nga partia por vetem e vetem nga kryeninistri?! Asnje reagim nga i zoti i hallit Fatmir Xhafa?! Asnje reagim nga ktyesia e nje partie?!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bir selmani i nënës.

      Po mir more burr shkërdhat, vetëm këto të ashtuquajtura shpifje do luftosh tiii.... Ti maskara ke mbi 1000 nënpunës të Administratës/ekzekutivit, në financa tatime polici që përgjigjen për Luftën ndaj Korrupsionit. Na thuaj një rast të Korrupsionit madhor që ka evidentuar e proceduar Adm7nistrata Jote.....Asnjë. Asnjë të vetëm. . . Të gjith të korruptuarit, miq të ngushtë të tutë, që nga Xaxush Dako deri tek olta Strategjikja, Ti i mbrojte dhe i mbron ende, derisa të Ti rrëmbej SPAK nga krahët.--------‐------ Nuk më kërcet fare për Salianjin Apo Salih Bastardin, të.dënohen ne burgim të përjetshëm se e meritojnë për rrënimin e Shqirisë por jo të dënohen për një gjë të tillë. -'‐--------------- Për më tepër, Ti legen nuk mund të komentosh vendimet e gjykatës, si Gore. Ti duhet të japësh llogari se ku kan shkuar 1.2 miliard euro të vjedhura në çdo vit të qeverrisjes tënde që nga 2013(dhe ato të vjedhura para teje nga Salih Bastardi).. Ti je përgjegjës për humbjen nga buxheti i rreth 15 miliard euro, si ka raportuar çdo vit KLSH. SALIU me Salinjët e tij do ven në të sëmës, por edhe ti në hale do vesh. Nuk ka rëndësi se sa lek ke grumbulluar, Ti me ato Kukobinat që të thërrasin Skanderbe*, prap në Halenë e historisë e ke vendin.... Nuk të ndihmon dot as soros e as lobistët matanë oqeanit.... nuk të ndihmon dot as baba Mondi e as Shin Bet. -'---------- --‐---------- ....... Ti i korruptuar së bashku me Salih Bastard Berishën, Ilir Mutin e Lul këllirën e keni shënuar emrin me të zezë në Historinë e Vendit ton të vuajtur.--------Në Gjiriz e keni vendin sado Kulla të zotroni

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazmend Bardhi.

        "selmano", mos ha kaq shum mut se t bo dam. Ene zorra e trash e vampirit Sahale nuk qet kaq shum mut sa ke qitur tina na goja. Vetes i bo dam. Ti ne ca zarbo qer, fal zotit jeni ni qime bythe e popllit ton qy nuk meno si ti ne Salehu jot.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Endri

        Kur flet drejtesia nuk ke çfare te shtosh.Kryeministri komenton gjendjen mjerane te opozites jo drejtesine.

        Përgjigjjuni
      3. S
        SALIANJI, NALLBATI , BABALJA …. KRIMI

        Po ai deputeti Nallbati, nuk ka turp qe mbron nje mashtryes .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Zoti Edi,ne fund te fundit Hero i Partise se krimit mbetet.Hero per Saliun me 3500 te vrare ne kurriz,Hero per Gaz B .qe organizzi Banda vrasesish dhe vrau nje ne Elbasan.Por ligesia me e madhe qendron te mediat.Dje dhe sot,ne cdo minute ne elran vetem per salianin flitej.Madje e shoqeruan Edhe kur u dorzuar ne polici,dhe me pas shkuan Edhe para burgut te Fierit e po prisnin te vinte " heroit i medias" Salijanit.Lavdi plehrave keshtu duhet te therrasin.

          Përgjigjjuni
          1. T
            ToniTR

            Keto shkrimet sa me shume i zgjat aq me pak ngjisin ne publik. Mllefi dhe rete e zeza qe te kane pushtuar mendjen vetem do ta shtojne edhe me shume deshperimin qe te ka kapluar!

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vemje

              Nje Vemje ...pa grua e pa femije...cfare pret...

              Përgjigjjuni
              1. O
                Olsi Trafikanti

                O KM bastard - jo vetem qe je nje hajdut banal i koheve te Kolumbise pro-amerikane te Pablo Eskobarit - por ke dhe nje vella trafikant dhe sekser tenderash, o maskara. Nje turp.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Milo

                  Pershendetje dashnori bardhes.Çoje ne SPAK ta shikojme sa te vlen vrima b se vogel.Sa pordhace qenkat ju pederastet mor amon.

                  Përgjigjjuni
                2. N
                  Nua rroku

                  Mendje dhe pene qe nuk besoj qe dikush dota zevendesoj,shkruan dhe flet me fakte qe organizaten kriminale te PD do ta shkallmoj ne pranveren e vitit qe vjen.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anti-komunisti

                    Kshu thane edhe per Enverin kur vdiq jeta mori fund. Jahi do qani edhe per xonin ju patronazhistet sufllaqexhi

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Veri

                    Rama demagog i paskrupullt eshte suporti kryesor i non grates se katit te tete. I jep vulen, i krijon rrethana te favorshe politike, ndajne bashke ortakerine me oligarket, me kullat ne Tirane dhe me resortet turistike ne bregdet.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      andi

                      Kjo lloj praktike e vrasjes se fjales se lire nepermjet burgut ,ka filluar ne US me shkaterimin e amendamentit te pare...ne Kanada me ligjin famekeq te Trudeau kunder postimeve ne rrjetet sociale dhe ne Britani me burgosjet per postime ne rrjketet sociale...ka 30 vjete qe SOROS po pregatit kete fashizem "paqesor"/

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Milo

                        Pirdh pirdh o andi.Per shpifje u denua FOX news me 787 milion dollare gjobe.NEWSMAX sapo ra dakord te paguaje milionat.Sipas ligjit.Postim ne rrjetet sociale tu duk manipulimi inçizimit ty.Sa poshte keni ra mor lapera.Mendoje veten ne vend te xhafes pastaj hajde na u hiq ktu si filozof.

                        Përgjigjjuni
                      2. .
                        .Altin Pellumbi

                        Kjo eshte fuqia e fjales,arsyetimi ! Nuk eshte e nevojshme te bertasesh apo te besh viktimen dhe te dukesh si i vertete apo i besueshem. Karagjozet nuk i kane munguar Shqiperise dhe nuk do i mungojne asnjehere por deri ne foltoren e parlamentit eshte e paimagjinueshme! Çfare te besh! Tani e per 5-vjet kete lloj Uriah Hip shqiptar nuk do ja shohim fytyren ne parlament(ka dhe te tjere). Keshtu duhet te veproje drejtesia me te gjithe intrigantet,shpifesit,kallzuesit e rreme etj

                        Përgjigjjuni
                        1. j
                          jevgu

                          Edo kto i ke me pastru banjon ti me sullton rregjepin si do bosh???????

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kris

                            Hartim I gjate qe I duhet derguar komisionit te Venecias

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kalec Dega

                              Rama nga Tirana foli apo Stambolli?lol

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Buda

                                Edi Rama me nje fjali i k athene te gjitha:"Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit!" Por une i them Ed'Ramsit mjaft me qendrimin tend oportunist ndaj dhenderrit te Serbise, i cili per mua eshte kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, ndersa SHISH -i fle gjume. Mjaft me zgjedhje me "Lista te Mbyllura" qe i jep oksigjen kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha, i cili ka prodhuar me mijera Salianje ne Shqiperi! Mjaft me zvarritje te korigjimeve te shtremberimeve ne Kushtetuten e Shqiperise dhe Mjaft zvarritjen e ndarjes se plote te tre pushteteve Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqesor ne Shqiperi. Mjaft me caktimin e Kryetarit te Partise qe fiton zgjedhjet ne postin e pushtetit Ekzekutiv-Kryeminister dhe mjaft me zvarritjen e zgjedhes se Presidentit te ardhshem nga radhet e juristeve me me integritet profesional e moral qe te jete njekoheshisht edhe kreu u Pushtetit Gjyqesor. Kryetari i Partise qe fiton zgjedhjet duhet te jete ne krye te Kuvendit te Shqiperise.

                                Përgjigjjuni
                                1. k
                                  kur 3000 Euro pasuri deklaronte

                                  3000 EURO pasuri te deklaruar publikisht kur ishte Kryetar Bashkie Tirane - nese ka ndonje individ akoma qe e beson kete Shpifarak le te vazhdoje budallallepsjen vullnetarisht!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shqiptar

                                    Shpifja dhe shume deviacione qe ne kemi tregon se sa poshte ka ren ky popull..! Enveri si gjeni qe ishte e dinte se çfare populli e çfare te metash ka ky!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje