Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pret liderët në Pallatin e Kongreseve

29 Shkurt 2024, 09:50Politika TEMA
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pret liderët në Pallatin e

Pas atij kushtuar Ukrainës, mbahet sot në Tiranë një tjetër samit, ai i BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si dhe rruga drejt integrimit të rajonit në BE.

Kryeministri Edi Rama ndodhet aktualisht në hyrje të Pallatit të Kongreseve, ku po pret me radhë liderët që marrin pjesë në këtë samit. 

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Nuk do të jetë fizikisht pjesë e samitit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se kryeministri i Kosovës do të transmetojë mesazhin e tij virtualisht. Ai nuk do të jetë pjesë e samitit në Tiranë për shkak të angazhimeve.

Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç . Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

3 Komente

  1. S
    Sufllaqja me qepe

    Ky sikur punon hostes. Njofto o pall orarin kur fillon mbledhja. Ler dike nga protokolli i shtetit te dera.

    Përgjigjjuni
    1. r
      rrushii

      Ke mbetur akoma ne kohen e qepes, rri ne m.. ku je, mos e nxirr koken se je ngrohte

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Trute i ke sufllaqe me qepe. Ja tani do ti themii Rames qe te te marre ty per ti fiksuar oraret e sakta se nuk merr vesh ai.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje