Kush e ruajti Zelenskin në Tiranë? Nga snajperët te agjentët e RENEA-s, furgoni i zi dhe...

28 Shkurt 2024, 18:58Politika TEMA
Kush e ruajti Zelenskin në Tiranë? Nga snajperët te agjentët

Tirana i është rikthyer normalitetit, të paktën edhe disa orë, deri në nisjen e samitit të radhës në këtë fund shkurti, atij midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, që vjen 24 orë pas Samitit të Ukrainës ku mori pjesë edhe Presidenti Volodimir Zelenski.

Lëvizja e mjeteve pas largimit të Zelenskyt po vijon normalisht në rrugët e kryeqytetit që qëndruan të bllokuara për më shumë se 12 orë, ndërsa masat e sigurisë pritet të jenë të rrepta edhe ditën e enjte.

Gazetari i A2CNN, Jul Kasapi në një raportim për “Ditarin” nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” zbuloi detaje nga plani i masave të policisë për të mbarëvajtur rendin, e në veçanti për protokollin që u ndoq për të ruajtur jetën e liderit të Ukrainës.

Sipas tij, shpinën e Zelenskyt përveç agjentëve të shumtë ukrainas që u panë se kishin zbarkuar së bashku me të në Tiranë, u ruajt nga agjentët e forcave speciale RENEA, por edhe civilë të shumtë që blinduan rrugët e kryeqytetit.

Po ashtu nuk munguan snajperët në tarracat e godinave kryesore shtetërore si Kryeministria e Kuvendi, por edhe mbi Pallatin e Kongreseve ku u zhvillua samiti.

Sa i përket sigurisë fizike të Zelenskit pati një numër të shtuar të Forcave të Sigurisë Kombëtare shqiptare por edhe të forcave speciale RENEA.

Ne arritëm të identifikonim të paktën dy automjete të RENEA-s, njëri prej tyre civilë, i cili qëndronte me bagazhin hapur dhe me efektivët specialë në gatishmëri për çdo lloj pasigurie.

Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vizitë të këtij niveli në Shqipëri. Këtë herë ndryshe nga vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku kishte mjaft qytetarë që donin të kalonin brenda perimetrit të sigurisë, policia ka menduar që të gjithë qytetarët që kanë vendbanimet e tyre në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e rrugës së Elbasanit dhe rrugët lidhëse që të sjellin për te Piramida, Kryeministria apo sheshi Nënë Tereza, duhet t’u drejtohen efektivëve të policisë dhe tu tregojnë se ku po shkojnë.

 

6 Komente

  1. K
    Komentatori

    Nje shpenzim i kote vetem per egon e semur te Edi Rames Po kush i paguan keto shpenzime se sa i perket Ukraines ne s'na pyet kush ne biles as Zelenskin se pyt njeri se ai nuk mundi ta perballoj vetem per kete arsye tani aty vendosin te medhenjet, Makroni e dha sinjalit ta shohim cfar po behet.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vl

      Me qe ben nje moment kot mos vendos komentatori por trapushllari

      Përgjigjjuni
    2. M
      Me respekt por

      Shpenzime te medha qe nuk mund ti perballojme. Keto duhen mbajtur nga shtete qe kane takat per keto pune, jo nga nje vend i vogel i varfer qe nuk paguan dot pensionet e qytetareve

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cubi

        Po prej birbove si puna jote harrohet Shqiperia nga e gjithe bota. Si ne kohe te saliut, qe as per katund nuk na njifnin. Pa me thuaj pak si do behet e njohur Shqiperia ne bote per turizem dhe per terheqje investimesh? Kemi ndonje gje te vecante neve ne lule te ballit? Apo jemi nje vend i madh qe bie ne sy ne harte? E pra duhet te hedhesh dy leke qe te behesh i njohur. Dhe eshte e sigurt qe me kaq sa po ben i gjati lart e poshte per tu njohur me shume, po paguhet jashtezakonisht shume pak per disa furgona me bodigarda dhe bllokim bulevardi..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Anakonda

          Po ne kohen e saliut tu liberalizuan vizat dhe u futem ne nato qe ju fryeni kot me arritjet tuaja.beni ca mbledhje koti vetem per tu kujtuar qe ekziztojme ne harten e evropes se ne bote po na zhdukni nga faqja e dheut.sharlatane qemundoheni te shkruani komente fashiste.te pakten mos i beni dem popullit por shkruani realitetin dhe te jeni te vlefshem per te.Anakonda

          Përgjigjjuni
          1. P
            Përpiquni

            Sa gjyah për logjikën që keni. Shqipëria sot në botë njihet në saj të punës diplomatike që bën MPJ dhe ne veçanti z. Rama. Kir shkonim nëpër mbledhje kir përmendje Shqipërin të pyesnin ki bie ? Jeni pjese e Greqise apo jeni në Jugosllavi? Kirse sot jemi të nderuar kir themi jemi nga Shqipëria. Sigurisht çdo gjë ka ardhur gradualisht. Sepse njohka ka filluar që pas 90, por në fillim për keq kurse tani për mirë. Të shpresojmë se kështu do të shkoj dhe më pas.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje