Erdogan, videomesazh për samitin e Ukrainës në Tiranë: Mbështesim planin me 10 pika të Zelenskyt për paqe! Të gatshëm të rikthejmë palët në bisedime

28 Shkurt 2024, 15:08Politika TEMA
Erdogan, videomesazh për samitin e Ukrainës në Tiranë:

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një videomesazh të mbajtur në samitin për Ukrainën në Tiranë, theksoi se është gati që të rikthejë palët në tryezën e diskutimeve dhe konfirmoi mbështetjen për planin e paqes me 10 pika të Zelenskyt.

“Turqia mbështet pavarësinë e Ukrainës, sigurinë dhe sovranitetin territorial. Ne do të marrim pjesë dhe kontribuojmë për ndërtimin e shpejtë të Ukrainës.

I kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, ndonëse asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të vendosur paqen. Unë vijoj që të ruaj vizionin tim për të pasur një paqe të gjatë për t’i zgjidhur gjërat me diplomaci dhe t’i japim një shans dialogut.

Ne duhet të përdorim të gjitha kanalet diplomatike për të arritur qëllimet tona. Në parim, ne mbështesim planin me 10 pika të paqes të Presidentit Zelensky.

Ne gjithashtu, kemi qenë mbështetës të planit të tij për të garantuar sigurinë ushqimore. Që plani i paqes të ketë sukses, ai duhet të përfshijë të gjitha palët. Ne mbetemi në kontakt me palët në Detin e Zi dhe do të punojmë për vendosjen e sigurisë”, tha Erdogan.

8 Komente

  1. E
    Edi

    Nuk mund te humbe shansin e kesaj estrades me hapje by...per Ukrainen edhe Sulltani Erdogaja dhe nga Stambolli leshon edjhe ky ca pordhe me rigon.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ikë more kriminel

      Po ikë more kriminel ti je një klyshë i vogël i Putini njësoj si Vuçiç.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Paqedashësi

        Erdogan është një sharlatan i mençur. Ai e di çfarë dhe si duhet por, ka qejf që, suksesi t'i mbetet atij.

        Përgjigjjuni
        1. B
          B

          Babe Rexhepi,mos u bej marak,evlati tend ramiu,ti ka marre te gjitha zakonet si mbahet karrigia:100 dredhi dhe asnje trimeri dhe arnautet ne keto ane ja mbathin nga syte kembet,por cuditerisht andej nga ty nuk vijne!!!Prandaj numuroi ne qetesi tespijet, aty ku je,duke u takuar koke me koke me terroristet e Hamasit,apo me mbeturinat e shtetit islamik te dikurshem,qe ti e ndihmove,sa munde,mbi te gjitha duke i blere dhe naften e vjedhur ku Turqia u be dhe ure kalimi,per luftetaret islamistet qe vinin nga vende te tjera drejt Sirise.,per te therrur njerez te pafajshem.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shanse

            Do Zoti dhe behet, të rregullohen çmimet e naftes dhe energjisë.

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ukraina po cof

              Edhe un jam me planing me 10 pika te Zulinskit, e keqja eshte qe ky plan zbatohet vetem pas kapitullimit total te Moskes, si kapitullimi i Berlinit ne 45sen. Nuk duket sikur Putin qeni po e humbet kte lufte.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Sa te kesh hipokritet "E Krishtere" te Perendimit o Sulltan dhe djemte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Muhipeve,Dervisheve etj mos e prish gjumin. Te dhane cdo gje. Germania te ndihmoje te hedhesh ne det Gra,Femije,Pleq e Plaka be 1922-in. Te turqizuarit Came te Thesprotise i ndrive me Vendasit qe kishin qe nga koha e Majmunit nga mori edhe flamurin (fllug angl) Greje te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos Epiroti Jeorgios Kastriotis. Ke nje popull legen qe i lane dhe i shpelane koqet sa here te duash.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                  Erdogani tjeter flet e tjeter ben.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje