Rama në konferencë me Zelenskyn: Nuk ndalet lufta duke çarmatosur viktimën, por duke ndalur agresorin! Të ndihmojmë Ukrainën

28 Shkurt 2024, 13:45Politika TEMA
Rama në konferencë me Zelenskyn: Nuk ndalet lufta duke

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas përfundimit të samitit u shpreh se është i nderuar të mirëpresë një udhëheqës të rezistencës.

Rama shtoi se Shqipëria do e mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme dhe të ketë një paqe që zgjat.


"Jemi e do vijojmë të jemi krah Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme e të ndodhë një paqe që do të zgjasë

Ndalja e dhënies së armëve Ukrainës do të sjellë paqen por kjo është cinike. Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën por duke ndalur agresorin.

Ukraina meriton të mbështetet e të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për ti rezistuar dhe siguruar çdo paqe që do të vijë pas kësaj lufte të jetë e drejtë dhe mbështetet në parimet e planit 10 pikësh të Zelenskyt", tha Rama. 

 

Lini një Përgjigje