Samiti për Ukrainën, Vuçiç shtrëngon duart me Zelenskyn e Ramën: Nuk ndryshojmë qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë

28 Shkurt 2024, 11:57Politika TEMA
Samiti për Ukrainën, Vuçiç shtrëngon duart me

Pak më parë ka mbërritur në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili do të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

 Vuçiç u takua me kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, të cilët po presin delegacionet pjesëmarrëse në samit. Më pas presidenti Vuçiç iu drejtua shkurt gazetarëve në serbisht.

"Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme. Ne duhet të flasim nesër për axhendën e rritjes, për tregun e përbashkët. 

Le të flasim sot me Presidentin Zelenski. Tema të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta", - tha Vuçiç.


Për sanksionet kundër Rusisë?

"Kemi disa propozime për deklaratën... Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t'i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë",- tha Vuçiç.

Kujtojmë se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas vendosjes nga Perëndimi, për luftën e nisur në Ukrainë.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Sa i qeshur me Vucic Rama, do bahet xheloz Erdogani, lol

    Përgjigjjuni
    1. A
      AXIOS !

      gjarperinjve orthodhokse serbo greke nuk u besohet. Duhen djegur te gjalle me venzini !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje