Zelensky zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta

28 Shkurt 2024, 11:46Politika TEMA
Zelensky zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për prodhimin e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

Zelensky shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shkruan se nuk do e harrojë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve. Zelensky shton se në takimin me Ramën kanë folur për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial.

Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan.

Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar.

Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky.

1 Komente

  1. D
    Dsa

    Zhelja Zelenski po na urdhuron qe te prodhojme arme per Ukrainen. Ne Shqiperi po bie era barut.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje