“Shqipëria, vendi më euroatlantik në rajon”, deputeti i PS: Ja si mund të funksionojë bashkëprodhimi i armatimeve me Ukrainën

28 Shkurt 2024, 15:49Politika TEMA
“Shqipëria, vendi më euroatlantik në rajon”, deputeti

Deputeti socialist Petro Koçi ka komentuar samitin e mbajtur për Ukrainën ditën e sotme në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky dhe liderëve nga rajoni dhe Evropa Juglindore.

Koçi u shpreh se Tirana u zgjodh për të mbajtur këtë samit për shkak se sipas tij nuk ka një vend më euroatlantik se Shqipëria në rajon.

Sa i përket propozimit të presidentit ukrainas Zelensky për bashkëprodhim të armatimeve në vendet e rajoint, Koçi u shpreh se kjo do të thotë se në Shqipëri mund të ngrihen ndërmarrje apo struktura për prodhimin e armatimeve në bashkëpunim me Ukrainën.

“Nuk besoj se ka vend më euroatlantik në rajon se Shqipëria. Mund të ishte zgjedhur edhe Prishtina, por do të ishte problem mos njohja e Kosovës nga Ukriana. Siguria në vend është e madhe, masat specifike kanë qenë garanci e plotë për integritetin fizik të Zelenskyyt në Tiranë sot.


Ideja është për të ngritur një ndërmarrje apo strukturë dhe teknologji që prodhon armatim, mund të jenë armë apo municione. Në parim është normale që kjo të propozohet dhe të ranohet.

Kur vjen puna te pranimi ka një sërë faktorësh si kostot apo teknologjia që duhet të merren në konsideratë. Duhet të studiohet në detaj në mendimin tim dhe më pas të merret një vendim”, u shpreh ai  i ftuar në studion e News24. 

7 Komente

  1. M
    Me prokurë të posaçme

    Është e mundshme. Shqipëria ka prodhuar municione të kalibrave të ndryshëm në Poliçan. Mjediset janë, eksperienca po ashtu. Sot, me ndihmën e shteteve që prodhojnë të tilla, sigurisht që mund dhe duhet të aplikohen teknologjitë fundit. Uroj të gjejë zbatim!

    Përgjigjjuni
    1. J
      Ja je fut kot plako,rren si derr

      Po Shqiperia eshte e zjarrte europiane po aq e zjarrte turke spo arabo-islamike.Cfare jane keto k.lliqe o Petro ?!Po ashtu e zjarrte ka qene staliniste,maoiste etj me rradhe.Nuk eshte fare shtet jo me te jete serioze apo qe ta marre njeri seriozisht.Shkojne pas berihase i thojne ketej nga Shqip.mesme

      Përgjigjjuni
    2. X
      X...

      Çfarë flet mor zotëri, se dhe te njoh... Qenke i shitur...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        I shitur ku, tek Putini?

        Përgjigjjuni
      2. E
        Erdogan

        Aktivizohen terrene publike te braktisura, krijohen hapesira punesimi, ndihmojme vehten dhe sigurisht Ukrainen e kercenuar dhe pjeserisht te pushtuar nga Kari me fal Cari i Kremlinit ose Hitleri i Rusise kapter putini.

        Përgjigjjuni
        1. C
          Celsi

          Kjo duhet te ishte bere nga qeverite tona pa qene e nevojshme per ta bere vetem ne situata te vecanta por kush ta bente? Berisha i vuri kazmen Rama nuk i kane mbetur kapacitete intelektuale per ta bere nje gje te tille. Kjo eshte bisnes dhe mund te prodhosh per nevojat e tua dhe te eksportosh ne vende te tjera. Por JO me teknollogjine e qofte largut.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Adriatiku

            Foli dhe Peçi Koçi!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje