Samiti i BE-së në Tiranë, Von der Leyen vlerëson mikpritjen shqiptare: Përvojë fantastike, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë

6 Dhjetor 2022, 16:39Politika TEMA

Samiti i BE-së në Tiranë, Von der Leyen vlerëson mikpritjen

Presidentja e Komisionit Europian ka folur ne konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, pas samitit të BE me vendet e rajonit në Tiranë.

Ajo ka vlerësuar mikpritjen shqiptare, ndërsa vuri në dukje edhe njëherë mbështetjen e BE për rajonin.

''Ka qenë përvojë fantasitke që tëbishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëhere atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku.

Një mesazh shumë i qartë i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.

Ne dëshriojmë të përballemi jo vetëm me sfidat që vijnë nga lufta por edhe me pasojat që vijnë në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku refelktojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për enrgjinë e së ardhmes'', deklaroi Von der Leyen. 

3 Komente

  1. K
    Koha

    Vellau i Vucicit-besnik i Millosevicit ja cka foli sot: “Japim jetën për mikun”, von der Leyen-Ramës: S’duam të jepni jetët, të jetojmë së bashku" Vardisje e ult,l, a? E po ska si te jet ndryshe kur e gjithe bota e sheh se si i vardiset Vucicit vellau i tij Rama... E turperoj kete cope shteti.

    1. A
      A

      turpi i shqiptareve eshte sali berisha

      1. K
        Kalec Dega

        Te gjithe po tallin Ramen, vetem bagetia nuk e kupton. = Sa kushtoi ky " samiti", do jua tregoi ndonjehere Globali i Albanistanit

      Lini një Përgjigje