Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një urim drejtuar kryeministrit Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në parlamentaret e 11 majit.
"Më lejoni të falënderoj Edi, jo për mikpritje e bukur, por më ka bërë të ndihem më e re sërish me atë videon që u shfaq që në momentin e parë. Dëshiroj sërish të uroj Edin për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Shqipërisë. Europa mund të mbështetet te këmbëngulja dhe vendosmëria e tij.
Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për kombin shqiptar, por për të gjithë ne. Shqipëria është sigurisht Europë, ashtu si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht nëse je pjesë e një organizate të caktuar. Të gjitha ato shtete që janë në këtë tryezë janë po aq europiane sa ato që janë pjesë e BE.
Të gjithë janë pjesë e një të vetme ashtu si gishtat e dorës. Popuj që kanë luftuar njëri tjetrit, sot janë një I vendit. Po ndërmarrim një hap në bashkimin e europës, dhe nuk mund ta bëjmë këtë pa ballkanin perëndimor. Janë ura ndërmjet Lindjes e Perëndimit. Për këtë Italia është e angazhuar për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Këto vende duhet të kenë një perspektivë të qartë për BE. Integrimi edhe në Lindje është vetëm në të mirë të Europës, duke patur parasysh cfarë po ndodh në kufijtë tane”,- tha Meloni.
Bravo motra jone Meloni , je ti qe mbeshtet Shqiperine , je ti qe na njohe vitet e punes per pensionet , paç shendet jete sa me te gjate , dhe shume e shume vite ne qeveri .
O shpirt o yll o rrush je lol
ik moj lapere pa shkolle qe perdor Shqiperine e varfer per vota se nuk bere dot bllokimin naval per emigrantet e Afrikes dhe gjete nje idiot te leverdisshem ta shfrytezosh